• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Deputeti Spartak Braho mesazh të koduar për Artan Hoxhën

by Aalison Pearse Stevens
30/09/2016 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, deputeti i LSI-së, Spartak Braho rrëfen të vërtetën e hyrjes në burgun 302 dhe mikun që ka takuar atje. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ai pohoi se ka qenë në burgun 302 për një vizitë ku ka takuar mikun e tij Iljaz Labi.

I pyetur në ka takuar ndonjë të burgosur tjetër siç mund të jetë Dritan Dajti apo Kastriot Ismailaj, Braho deklaron se këto muhabete janë qesharake ndërsa tha se vizita e tij ka qenë konform ligjit dhe se ka takuar vetëm z. Labi, të cilin e ka mik të hershëm dhe se është edhe aktivist i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Braho u shpreh se e gjithë historia është intrigë, ndërsa tha se në qoftë se vetë gazetari Hoxha do të futet në burg për shpifje, do të shkoj ta takoj edhe atë.

Z.Braho, emri juaj është përfolur në media se keni bërë një vizitë në burgun 302, aty ku ndodhen dhe emra të njohur të botës së krimit, sa i vërtetë është ky lajm?

Unë kam qenë atje në atë burg, është shumë e vërtetë. Kam takuar Iljaz Labin, madje nuk kam qenë vetë, por kam qenë së bashku me avokatin e Labit, Petrit Serjani dhe nënën e Iljazit. E ëma tij kishte marrë vesh që Iljazi ishte sëmurë e i thashë që do të shkonim bashkë ta shihnim. Askush nuk më ndalon mua si deputet të vizitoj të burgosurit ose të paraburgosurit dhe çdo porosi tjetër është e kundra ligjshme.

Çfarë është kjo porosi?

Bëhet fjalë për lajmin sikur ka dhënë porosi drejtori i burgjeve që deputetët duhet të marrin leje tek ai.

Cili është komenti juaj për sa u përket lajmeve që mund të keni takuar dhe persona të tjerë?

Në të gjithë këtë histori ka një skenar. Unë kam vajtur në burg që nga Fatos Nano e deri tek i fundit fare nga këta deputetët socialistë, pasi profesioni im është avokat, nuk kam vajtur në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, por si deputet kam takuar Iljaz Labin pasi kam marrëdhënie familjare me të. Unë nuk kam takuar as Kastriot Ismailaj e as Dritan Dajtin kjo është qesharake ka një raport që e vërteton se unë nuk kam shkuar qeli më qeli të takoj asnjë njeri përveç vizitës me Labin. Gjykoj se ndaj z.Labi është thurur një intrigë, e cila e ka paralizuar, por këtë çështje do ta vendosë drejtësia, por premtoj z.Hoxha që, nëse ai futet në burg për shpifje edhe atij do t’i shkoj për vizitë.

A është e vërtetë që gjatë vizitës suaj në burgun 302 janë fikur kamerat regjistruese?

Këto janë muhabete kot. Atje ka një raport të SHKB, e cila ka konfirmuar se vizita ime atje ka qenë normale kam takuar Iljaz Labin si mik të hershëm. Këtu ka një histori intrige që dikush është i interesuar të më përgojojë, por nuk ka rëndësi, gjithsesi, ta them sërish se unë, z. Hoxha, kur të bie në burg për shpifje do të shkoj ta takoj ashtu siç takova Ismail Morinën ose i njohur ndryshe si ballisti njeriu që ngriti dronin mbi stadiumin e Beogradit në tetor 2014.

Përse e thoni që mund të bierë në burg për shpifje gazetari Hoxha?

Pasi Artan Hoxha është një shpifaxhi i vogël që merret me intriga sepse sponsorizohet kjo është e para. S’kisha asnjë arsye tjetër për të takuar asnjë njeri tjetër. Të gjitha pretendimet e gazetarit Hoxha nuk janë të vërteta pasi nuk konfirmohen nga raporti i zyrtar i SHKB-së së Drejtorisë së Burgjeve. Ka qenë një vizitë normale brenda ligjit, brenda rregullave vizitë që ka vijuar për rreth 12 minuta më tepër i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të tij. Ishte vizitë humane njerëzore dhe këtë unë e kam bërë për mjaft njerëz të majtë apo të djathtë qofshin. Po ai, Tan Hoxha, e di shumë mirë. Ai nuk e harron atë çantën time, ajo çanta ime ka 6 ndarje dhe një ndarje është për Tanin, por kismet.

Nuk të kuptova për çfarë ndarjesh e keni fjalën, çfarë ka tek ajo ndarja?

E kupton vetë Tani, ajo çanta ka një ndarje vetë për të edhe bosin e tij se i kishte bërë shumë përshtypje çanta ime, pasi kur morën telefonin tha të mos e hapnin pasi ai telefon ka aq shumë gjëra për Edi Ramën sa si ka dhe çanta e Spartakut.

Z.Braho, vetëm dy ditë më parë u publikua një oficer i policisë gjyqësore ku mori 18 mijë euro në emër të prokurorit Ardian Braho, A keni ju ndonjë lidhje me të duke qenë se keni të njëjtin mbiemër?

Unë nuk kam asnjë lloj lidhje. Pas penalizimit të prokurorit Ardian Braho dikush aludon se është djali im, dikush aludon se është vëllai im, dua të sqaroj se unë nuk kam të bëj fare me të, ai është nga Shkodra unë jam nga Skrapari. Skam asnjë lidhje fare me të.

ma.me

Next Post
“Lulëzojnë” martesat e shqiptarëve me plaka nga Luksemburgu për letra

“Lulëzojnë” martesat e shqiptarëve me plaka nga Luksemburgu për letra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sejko: Financime deri në 200 milionë lekë  në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm

Sejko: Financime deri në 200 milionë lekë në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm

July 17, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

July 17, 2026
Atentati në Pogradec, arrestohet i plagosuri dhe vëllai i autorit të dyshuar

Atentati në Pogradec, arrestohet i plagosuri dhe vëllai i autorit të dyshuar

July 17, 2026
Të dënuar nga Italia dhe Spanja për trafik droge, merr fund arratia e 2 personave të kërkuar ndërkombëtarisht

Të dënuar nga Italia dhe Spanja për trafik droge, merr fund arratia e 2 personave të kërkuar ndërkombëtarisht

July 17, 2026
Bitcoin tejkalon 60 mijë dollarë për herë të parë, si ndikoi Covid në rritjen e kriptovalutës

Krimi i organizuar po lëviz miliarda dollarë në asete digjitale

July 17, 2026
Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

Alarm në rrjet, publikohen mbi 42 mijë materiale të abuzimit me të miturit nga një domein shqiptar

July 17, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

Horoskopi javor nga Chrysanthi Kalogeri: Zhvillime në dashuri, punë dhe financa për 12 shenjat

July 17, 2026
Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

July 17, 2026
Tërmetet që tronditën Venezuelën, shkon në 5 mijë numri i viktimave

Tërmetet që tronditën Venezuelën, shkon në 5 mijë numri i viktimave

July 17, 2026
Dhunohet oficeri i krimeve në Sarandë, policia nis kontrolle për kapjen e autorëve

Dhunohet oficeri i krimeve në Sarandë, policia nis kontrolle për kapjen e autorëve

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In