Deputeti socialist: President, këshilltari juaj është ish-sigurims, ja pseudonim
Vazhdon ende debati mes këshilltarit të Presidentit Bujar Nishani dhe deputetëve socialist. Këshilltarit i Bujar Nishanit, Piro Ahmetaj, prej disa ditësh është përfshirë në polemika me deputetët e mazhorancës në Komisionin e Sigurisë.
Ai ka thënë se disa prej tyre janë ish-sigurimsa, disa të tjerë kriminelë, trafikantë, tutorë prostitutash e perversë.
Por, në një reagim të tij, deputeti socialist Arben Çuko, është shprehur se vetë Ahmetaj ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit. Ai ka thënë se shumë shpejt mund të publikojnë edhe pseudonimin e tij. “Ahmetaj rezulton të jetë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ne do i publikojmë veprimtarinë e tij si spiun dhe pseudonimin. Nëse flet edhe njëherë, do i publikojmë pseudonimin. Zoti President: Mblidhi qentë,” thotë deputeti socialist.
Redaksia Java News/ f.g









