• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti socialist: Afera ‘Partizani’ mund t’i hapë rrugë kallëzimeve të reja kundër Berishës

by Java News
05/02/2024 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Koçi akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se është një politikan intrigant, kjo sipas tij, ai formulon përrallë dhe fillon e tregon, e pasi e thotë 100 herë e beson edhe vet.

Po ashtu, deputeti Koçi zbuloi arsyet se çfarë fshihet pas sulmeve të ish-kryeministrit Berisha ndaj Prokurorisë Speciale (SPAK), ndërsa shpreh bindjen se korrupsioni në Shqipëri do të shkërmoqet.

Sipas tij, në Shqipëri ka rënie perceptimi mbi korrupsionit është meritë e SPAK dhe jo e politikës. Ligjvënësi socialist paralajmëroi “ditë të zeza” për Berishën, pasi siç theksoi Koçi, ish-kryeministri është në këtë gjendje juridike dhe mund të jetë e lehtë edhe për subjekte të tjerë që mund të kenë prova që ta kallëzojnë edhe për çështje të tjera në SPAK.
-Zoti Koçi, javën që shkoi në kuadër të një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, delegacioni parlamentar shqiptar ka zhvilluar një takim edhe zv/Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, zotin Gabriel Escobar. Ky i fundit duket se bëri bashkë deputetët e Partisë Socialiste dhe ata të Partisë Demokratike, ndërkohë edhe ambasada shprehu kënaqësinë që të gjithë janë bashkë. Keni një koment?

Në Partinë Demokratike ka personalitete politike që në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në një linjë konstruktive, pavarësisht se ca raporti mund të kenë ata me çështjen Berisha. Mua më duket normale që i gjithë delegacioni të jetë bashkë, nuk besoj se kjo ndikoj në sjelljen e opozitës në Parlament, sepse ajo varet nga statusi ligjor në të cilën ndodhet Berisha. Çështja e ‘non-gratës’ është diçka e vjetër. Sali Berisha është në këtë gjendje juridike dhe mund të jetë e lehtë edhe për subjekte të tjerë që mund të kenë prova që ta kallëzojnë edhe për çështje të tjera.

-Berisha ka thënë se drejtësia amerikane ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka korruptuar McGonigal dhe ka bllokuar serverat që ja kërkon Interpoli, ku gjenden dokumentet e krimit të tij?

Sali Berisha formulon përrallë dhe fillon e tregon, pasi e thotë 100 herë, e beson edhe vet. Është automatik në këtë pjesë, në pozitën që ai është i duhet t’i bëjë këto për të pretenduar se ai është një engjëll dhe djalli është diku tjetër. Në Shqipëri ka rënie perceptimi mbi korrupsionit është meritë e SPAK dhe jo e politikës. Kur SPAK ishte virtual atëherë e mbështesnin ata, kur filloj që të veprojë thanë është organizatë kriminale.

-Aksioni opozitar vazhdon, ndërsa Berisha është në arrest shtëpie. Pse thoni që ky aksion është në drejtimin e Sali Berishës, pasi opozitarët thonë nuk ka lidhje me Berishën kjo që po bëjmë, por me disa të drejta që ne po na mohohen si janë komisionet hetimore ?

Komisionet hetimore nuk po i mohohen tani opozitës, por shumë më parë se të dilte kjo çështja e Berishës, atëherë pse opozita nuk e ndërmori më parë këtë aksion por po e bënë tani. Unë them se kur Sali Berisha do hetohej atëherë ka nxitur aksionin opozitar. Ata kanë kërkuar komision hetimor dhe çështja e kryesimit të komisionit të reformës zgjedhore është çështja numër 1. Ata do gjenin një sebep për të bërë atë që kanë bërë deri tani. Ne se kemi pasur në dorë për ta ndaluar këtë gjë sepse ishte një gjë e parapërcaktuar. Opozita për shkak të hapave që mori ka ngecur dhe duan që të gjejnë një rrugëdalje. Unë them se do përpiqemi që t’i ndihmojmë, për ndonjë çështje do ketë ndonjë rrugëzgjidhje.

-Reforma zgjedhore të gjithë thoni se është e rëndësishme por të gjithë atakojnë njeri tjetrin sikur nuk duan që Shqipëria të mos ketë kod të ri zgjedhor, shumica e deputetëve demokratë thonë se janë ata të PS që pengojnë zbatimin e kërkesave të tyre?

Reformën nuk e bënë komisioni, duhet që ta votojë parlamenti. Do bëhen ndryshime mendoj se do të gëzojnë mbështetjen e mazhorancës dhe të një pjesë të opozitës. Politika ka shumë çështje nën administrim dhe kjo është një nga çështjet dhe e udhës është që të bëhen ndryshimet.

-Po sa i përket votimit elektronik si e shihni?

Mund të bëhet. Praktika e pilotuar tregoi se është diçka e mirë. Unë mendoj se këto vitet e komunizmit i kanë shqiptarët që të jenë pak konspirativ, por në demokraci është pak komike. Politikanët e bëjnë këtë gjë për të justifikuar edhe humbjet dhe sepse ka një lloj mosbesimi mes forcave politike.

-Si mendon se do të shkoj fati i Reformës Zgjedhore?

Ne kemi vetëm një dilemë që është situata në të cilën është sot Partia Demokratike, është në një krizë politike, ligjore dhe organizative. Për ne ka rëndësi kush ka vulën sepse gara elektorale bëhet mes subjekteve, por shumicën e ka Bardhi me Berishën. Në këtë lloj dileme ne duhet që të presim që kjo gjë mund të ketë një zgjedhje, për ne ka rëndësi që të kemi një reformë që mbështetet nga të gjithë.

-Ju do ta miratoni këtë reformë pa konsensus?

Do shkohet drejt miratimit me konsensus e të gjithëve mundësisht, jemi të hapur me konsensus me të gjithë.

-Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka humbur privilegjin e pasaportës diplomatike, pavarësisht sqarimit nga ministria e Jashtme a është ky veprim një mënyrë për të treguar se distancohet nga deputeti i vet që përballet me drejtësinë dhe është në arrati?

Mazhoranca e ka treguar kur ka votuar heqjen e imunitetit, kjo është diçka teknike dhe nuk është akt politik.

-Hakerat kanë sulmuar faqen e ueb të Institutit të Statistikave dhe kanë thënë se goditja e radhës do jenë bankat, a është diskutuar në komisione ndonjë strategji si të mbrohet vendi nga këto hakerime?

Është diskutuar në dijeninë time, janë bërë edhe dëgjesa për këtë por problemi është relativiteti i sistemeve mbrojtëse. Hakerat kanë hyr edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ka një sistem absolut mbrojtje. Ky është kapacitet teknik, nuk rregullohet me fjalë, bëhet në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu që sigurisht që ka sisteme të forta mbrojtje, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura nuk ka pasur ndonjë rast ku të jetë cenuar kjo pjesë e sistemeve tona elektronike.

Ka edhe duhet investuar edhe më shumë, duhet që sektori i mbrojtjes kibernetike duhet një sistem bashkëpunimi me bankat në këtë fushë sepse kuptohet që Irani vazhdon të jetë aktiv në sulmet ndaj integritetit të vendit, jo vetëm në Shqipëri por kudo. Irani në disa shtete me grupe dhe organizata dhe kriminale është duke vepruar kudo në rajonin e lindjes së mese. Është një situatë që na vë të gjithëve në alert, sepse synon të cenoj edhe interesa në rrafsh ekonomik.

/f.s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuko: Jemi në dyert e BE-së, Shqipëria ndër vendet me zhvillimin më të mirë në rajon

Kuko: Jemi në dyert e BE-së, Shqipëria ndër vendet me zhvillimin më të mirë në rajon

November 27, 2026
“Më kanë përgatitur skenarin e vrasjes”, Laçi: Më ofruan miliona euro që të mos dëshmoj kundër Berishës

“Më kanë përgatitur skenarin e vrasjes”, Laçi: Më ofruan miliona euro që të mos dëshmoj kundër Berishës

November 27, 2026
Konflikt mes disa personave në Fier, 3 shoqërohen në polici

Konflikt mes disa personave në Fier, 3 shoqërohen në polici

November 27, 2026
Aksident në rrugën Pejë–Prishtinë, plagosen 10 persona

Aksident në rrugën Pejë–Prishtinë, plagosen 10 persona

November 27, 2026
Putin prezanton nëndetësen e parë bërthamore me raketa hipersonike “Zircon”: Rusia vijon modernizimin e marinës! (VIDEO)

Putin prezanton nëndetësen e parë bërthamore me raketa hipersonike “Zircon”: Rusia vijon modernizimin e marinës! (VIDEO)

November 27, 2026
Samiti në Tiranë me BE-në për Planin e Rritjes, Rama publikon pamjet nga takimet: 48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor! (VIDEO)

Samiti në Tiranë me BE-në për Planin e Rritjes, Rama publikon pamjet nga takimet: 48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor! (VIDEO)

November 27, 2026
Berisha u jep zemër demokratëve nga Kamza: E di që jeni rraskapitur në opozitë, por jemi në kilometrin e fundit!

Berisha u jep zemër demokratëve nga Kamza: E di që jeni rraskapitur në opozitë, por jemi në kilometrin e fundit!

November 27, 2026
Superiorja/ Derbi i kryeqytetit me katër penallti, Partizani fiton, i ikën fundit të tabelës dhe thellon krizën e Dinamos!

Superiorja/ Derbi i kryeqytetit me katër penallti, Partizani fiton, i ikën fundit të tabelës dhe thellon krizën e Dinamos!

November 27, 2026
Itali miraton ligj të ri, kufi për nxënësit e huaj dhe kuotë 30%, ndalon edhe burkat në shkolla!

Itali miraton ligj të ri, kufi për nxënësit e huaj dhe kuotë 30%, ndalon edhe burkat në shkolla!

November 27, 2026
E pazakontë në futbollin shqiptar, lojtari kafshon kundërshtarin në ndeshjen Pogradec-Iliria! Ndëshkohet me karton të kuq

E pazakontë në futbollin shqiptar, lojtari kafshon kundërshtarin në ndeshjen Pogradec-Iliria! Ndëshkohet me karton të kuq

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In