• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti serb: Serbia do e njohë shpejt Kosovën, ushtria ruse vjen!

by Java News
18/07/2018 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i Grupit Parlamentar të partisë opozitare “Dveri”, në Kuvendin e  Serbisë, Boshko Obradoviq, tha se procesi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës përfundon muajt e ardhshëm me nënshkrimin e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe njohjen e Kosovës.

Ai këtë deklaratë e bëri, duke sugjeruar se kreu shtetëror i Serbisë, përpara bisedimeve përfundimtare, do të duhej të thërrasë misionin ushtarak rus në Serbi.Obradoviq, në një konferencë shtypi në Parlamentin e Serbisë, siç raportojnë mediat e Beogradit, vlerësoi se udhëheqja shtetit të Serbisë duhet ta thërras misionin ushtarak të Rusisë që të qëndrojë në Serbi për aq kohë sa misioni i NATO-s të jetë në Kosovë, çka do të garantonte siguri për të gjithë qytetarët e Serbisë.

Sipas Obradoviqit, partia e tij “Dveri” para një muaji kanë dërguar këtë iniciativë konstruktive, “por udhëheqja e shtetit serb po hesht”.

“Nëse duam që në mënyrën më të mirë ta zgjidhim çështjen e Kosovës dhe të forcojmë pozicionin negociues – ne kemi një zgjidhje: kur NATO të tërhiqet nga Kosova, atëherë të tërhiqet Rusia nga Serbia”, thotë Obradoviq

Lideri i partisë opozitare ka konkluduar se “‘rusofilët e mëdhenj dhe patriotët’ në krye të Serbisë nuk guxojnë të tërheqin një lëvizje të tillë, për shkak se dikujt tjetër në anën tjetër të botës, i kanë dhënë premtimin e gjashtë vjet më parë, kur erdhën në pushtet”.

“Në muajt e ardhshëm ky proces do të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me shtetin e ‘rremë’ të Kosovës dhe njohjen e tij”, tha Obradoviq, duke shtuar se në krye të Serbisë është një “President i shantazhuar”.

“Nëse kjo nuk është e vërtetë, le të dalë publikisht Aleksandar Vuçiq dhe le të thotë se ai kurrë nuk do të nënshkruajë marrëveshjen dhe t’i japë Kosovës një ulëse në Kombet e Bashkuara”, tha Obradoviq, duke konstatuar se “Vuçiq për këtë arsye po hesht, por të mërkurën përsëri shkon në Bruksel për bisedime”, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Hidhet shorti i Superligës, njihuni me kalendarin e ndeshjeve

Hidhet shorti i Superligës, njihuni me kalendarin e ndeshjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In