• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i PD “harron” se kush i fitoi zgjedhjet, kërkon qeveri pa Ramën

by A R
21/08/2017 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesuesi i listës së Shkodrës për Partinë Demokratike ka komentuar opsionet e marrëveshjes Rama-Basha, edhe pse kjo e fundit ka përfunduar. Në një opinion për “Panorama”-n, Romeo Gurakuqi kërkon që në qeverinë socialiste të mos jetë Rama kryeministër.

Ndonëse prurje e re nga bota akademike në grupin parlamentar të PD-së, Gurakuqi habit teksa shkruan se opozita e sheh një qeveri pa Ramën si zgjidhje të pranueshme për opozitën.

Ai e quan qeveri kompromisi dhe kërkon në krye të ekzekutivit një… intelektual!

Ja opsionet e Gurakuqit:

  1. Zgjidhja më e pranueshme për Opozitën dhe për të mirën publike, do të ishte rënia dakord për largimin nga skena e drejtimit të Qeverisë, e Kryeministrit të rrëmujës antiliberale dhe sjellja e “një Qeverie të të gjithë talenteve”, d.m.th. të teknicienëve më të mirë të kombit, që do të merrnin në dorë, me mandat të përkohshëm dhe me konsensus nacional politik, misionin e Reformimit të Republikës, për një qeverisje të re, që i trajton qytetarët të gjithë njëlloj dhe krijon një administratë të mirëfilltë shtetërore. (harrojeni se bëj fjalë për një bashkëqeverisje të Pozitës me Opozitën. Nuk do ta ketë kush asnjë mundësi për të krijuar alibitë e një koalicioni me bazë të gjerë me këtë rast, mbasi përjashtohet në fillesë të këtij diskutimi)…Populli i vendit tim, kam përshtypjen, se nuk mund të durojë më një mandat të ri katërvjecar tallës të Edi Ramës, pavarësisht se dikush mund të thotë se ai i fitoi zgjedhjet: doni të dini se kush janë luogotenentet e tij, vetëm në një qark, që administruan kontrollin dhe shpërndarjen e votave për se paku dy mandate?! Shumë e thjeshtë: filloni dhe lexoni një herë raportet në terren të organizmave ndërkombëtare.

  1. Skenari i dytë, është ai që po përgatit Edi Rama: një Qeveri socialiste e re, një opozitë që futet vetvetiu në Parlamentin (sipas mendjes së tij) e fiksuar me numrat e kanabisit, që formulon strukturën e pluralizmit fasadë. Është ky vijimi i lojës pararendëse, me një kupolë të drejtimit të Shtetit, Qeverisë dhe Parlamentit, që projektohet sërish nën darën e ngushtë të një krahine, tre fshatrave të thella malore, nga të cilat do të vazhdojnë të burojnë, përmes “betimit të besnikërisë”: të gjithë ministrat, drejtorët e policisë, drejtorët e ndërmarrjeve të prodhimit të naftës, kontrollit financiar shtetërore, doganave dhe tatimeve, drejtorët e drejtorive të MPJ-së dhe ambasadorët, drejtuesit e të gjithë departamenteve të ministrive dhe degëve të administratës së lartë. Prej tyre do vijojnë të shpërndahen fondet e buxhetit, projektet, me të njëjtën “metodologji”, sikurse në katër vitet e shkuara, diskriminuese dhe shkatërrimtare për Shqipërinë e Veriut. Dhe kjo që donë të bëjë Edi Rama, nuk është Shteti shqiptar që duam, mbasi nuk përngjason me Shtetin e lënë amanet nga themelonjësit; madje është përkundër konventave kushtetuese, që imponojnë respektimin e balancës krahinore në drejtimin e pushteteve, të administratës dhe të shpërndarjes së të ardhurave drejtë dhe logjikshëm në territor.

  1. Skenari i tretë, që do ta quaja një opsion kompromisi, është një Qeveri socialiste pa Edi Ramën Kryeministër, por me një figurë të mirëfilltë intelektuale, progresiste dhe reformatore, të palidhur me lobet dhe lobistët e netëve të vona periferike, që kanë peshuar aq shumë mbi jetën e shqiptarëve në katër vitet e shkuara, për shkak të turbullimit që i kanë bërë mendjes së kryeqeveritarit të paditur dhe të pamësuar me administrim. Mandati kohor i kësaj Qeverie do të ishte në varësi të implementimit të reformave konstitucionale dhe politike të parashikuara në skenarin 1, dhe që kanë të bëjnë me kthimin e qeverisjes në Shqipëri, nga një qeverisje tavash, në një strukturë serioze administrative të qytetarëve. Por ky skenar i tretë, do të kërkonte vendosjen e kontrollit të Parlamentit në dorën e një Speaker-i të paanshëm, të palidhur me militantizmin e së majtës komuniste, tek i cili Opozita beson. Po ashtu, për garantimin e vijimit të besueshëm të Reformës në Drejtësi, nga komisionet e vettingut duhet të largohen të gjithë anëtarët e mazhorancës së majtë, që kanë bërë në katër vitet e shkuara, spastrime dhe prozhmime politike në administratë.
Next Post
Serbia tërheq gjithë personelin diplomatik nga Shkupi

Serbia tërheq gjithë personelin diplomatik nga Shkupi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

October 7, 2026
Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

October 7, 2026
Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

October 7, 2026
Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

October 7, 2026
Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

October 7, 2026
Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com