• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i PD, Gent Strazimiri, bën thirrje për gjakderdhje!!

by Aalison Pearse Stevens
14/09/2016 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gent Strazimiri, një nga deputetët e PD-së që u përfshi në fushatën e Dibrës, thotë se të votosh kundër Edi Ramës sot është heroizëm. Sipas tij, gjithë administrata e bëri votën e pavlefshme dhe vetëm 4 mijë e ca dibranë u shitën (edhe pse kandidati socialist mori më shumë se 18 mijë vota). Në fund, Strazimiri bën thirrje lufte, duke thënë se tani duhet të derdhin gjak për të fituar vota.

 

Ja çfarë shkruan ai:

“Të zgjedhësh të votosh kundër Edi Ramës, po shndërrohet me shpejtësi dramatike në AKT HEROIZMI!!!

Ne fakt do të duhej të ishte një veprim i thjeshtë qytetar, i rutinës demokratike…

– 14.785.5 dibranë e bënë ballas këtë HEROIZËM, duke u përballur me pasojat e të vetdijshëm që me pasoja të tjera do të përballen në vazhdim!

Unë e të gjithë kolegët e mi që punuam e jetuam me ta gjatë kësaj beteje, u jemi mirënjohës pafund!

ATA JANË DIBRA!!

– Afro 700 të tjerë, kryesisht punonjës të administratës, zgjodhën ta bëjnë votën e tyre të pavlefshme, duke vendosur kryqin edhe tek emri i Sherefedin Shehut, pasi kishin fotografuar fletën me kryqin tek “Rama” si garanci për vendin e punës…

Asnjë qejfmbetje për ata (të paktën) 4118 dibranë të tjerë, të cilët nuk mundën të bëheshin HERONJ!

Pse?

Sepse dita e zgjedhjeve në një demokraci, nuk është një ditë për të treguar “burrninë”, “trimninë”, “cubllikun”, përballë horrave që në krah kanë policinë e çdo qelizë të pushtetit që menaxhohet nga ca horra e horrica edhe më të ndyra…

Dita e zgjedhjeve është dita kur edhe individi me i dobët, më i pafuqishmi, më i paguximshmi shkon dhe voton sipas mendjes së tij i pandikuar nga asnjë frikë, i pamikluar nga asnjë lëmoshë…

Cilido që e sheh “Dibrën” si ngjarje aritmetike me “-” e “+”, e që i jep të drejtë vetes të gjykojë opozitën e ca më keq akoma dibranët, karakterin, mençurinë e besën e tyre, duhet ta dijë se beteja e dibranëve dhe e opozitës, është betejë që sapo ka filluar e që s’ka shans ta fitojë tjetërkush veç dibranëve dhe opozitës…sado kohë që do të mund të duhet!

I nderuar mik, që sot për shkak të trishtimit që të jep aritmetika që pe në televizor nga Dibra, e që prisje HEROIZMIN prej saj, mos e gjyko e mos e rëndo “dibranin” që s’mundi dot, që s’e pati luksin të jetë HERO!

Mbështetu tek ata 14.785 dhe kupto që shumë shpejt po vjen dita që “HEROIZMIN” ta bësh ti…në atë ditën që do të duhej në fakt, të shkoje i qete (si deri 3 vjet më parë), të votoje e pa e kthyer kokën prapa të vazhdoje për plazh…

Faji nuk është i Dibrës që nuk pati mjaftueshëm HERONJ…

Faji është i BANDËS SË HORRAVE E HORRICAVE që ditën e zgjedhjeve e kanë kthyer në ditë lufte, halli e brenge, në ditë prove për HERONJ!

Mbase si “armë” ndaj tyre, vota nuk mjafton, por ia vlen të provohet, e të provohet, e pastaj të provohet përsëri!

Pse?

Sepse ajo është e vetmja armë që fituam ne 8 dhjetor 1990 dhe për ta rifituar (nëse e humbim), do të na duhet gjak…”

ma.me

Next Post
Besnik Hasi: Me dy kombëtare shqiptare ka më pak cilësi

Besnik Hasi: Me dy kombëtare shqiptare ka më pak cilësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In