• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti Nik Gjeljoshaj riciklon Fjalorin e gjuhës malazeze, që fyen shqiptarët

by Aalison Pearse Stevens
09/06/2016 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Alternativës Shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi, Nik Gjeljoshaj ka ricikluar disa fletë të Fjalorit të kontestuar të gjuhës letrare dhe popullore të Malit të Zi, në shenjë proteste ndaj disa shprehjeve të diskutueshme të cilat i përmbante, raporton AA.

Gjeljoshaj këtë akt e ka bërë, siç tha, në emër “të të gjithë shqiptarëve”, sepse akademikët e Akademisë të Shkencave dhe Arteve Malazeze (CANU), ndër të tjera, termin “shqiptarizim” e ka përshkruar si “imponim të gjuhës, kulturës dhe zakoneve shqiptare ndaj kombeve të tjera”.

“Popullin që unë përfaqësoj, ky Fjalor nuk e fyen vetëm në baza kombëtare, por edhe në baza fetare. Ne kurrë nuk kemi thënë se do të djegim diçka, kjo nuk është mënyra e veprimit tonë politik. Kjo është mënyra e veprimit të autorit të këtij teksti.

Ne do t’i bashkohemi veprimit planetar, që do të thotë të riciklohet ajo që nuk është në përdorim. Në emër të popullit shqiptar, kudo që jetojnë, tani unë do ta riciklojë këtë fjalor”, tha Gjeljoshaj në Parlament pas së cilës ai recikloi fjalorin, referon Koha.

“Shpresoj që kjo letër e pavlerë tani do t’i shërbejë dikujt për të publikuar të vërtetën”, tha Gjeljoshaj.

Përfaqësuesit shqiptarë dhe boshnjakë në Mal të Zi kanë reaguar ashpër kundër “fyerjeve të rënda ndaj pjesëtarëve të popullit shqiptar, boshnjak-mysliman dhe qytetarëve të besimit islam” që përmban fjalori i ri i gjuhës malazeze, kurse nga Ministria e Shkencës kanë kërkuar që të ndalojë çdo lloj të botimit apo shitjes së tij.

Përfaqësuesit e të dy popujve kanë gjetur një numër të madh të termave, të cilat siç deklarojnë, në mënyrën më të vrazhdë ofendojnë shqiptarët, boshnjakët si dhe pjesëtarët e besimit islam.

Intelektualët malazezë përmes një letre kanë kërkuar nga ASHAMZ tërheqjen e Fjalorit të ri dhe t’i kërkojnë falje shqiptarëve, boshnjakëve dhe myslimanëve. (b.an)

Next Post

E ëma i la pasuri, por ajo i shpenzoi të gjitha... për t'u bë si Beyonce (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 20 Gusht 2026

August 19, 2026
Inflacioni në korrik arriti në 3,4%, INSTAT: Ndikuan çmimet e ushqimeve dhe turizmi

Inflacioni në korrik arriti në 3,4%, INSTAT: Ndikuan çmimet e ushqimeve dhe turizmi

August 19, 2026
FOTO / Kaos në Portin e Vlorës, ndërprerja e energjisë bllokon 700 pasagjerë

FOTO / Kaos në Portin e Vlorës, ndërprerja e energjisë bllokon 700 pasagjerë

August 19, 2026
U vodhën në Gjermani, sekuestrohen tre makina luksoze me vlerë 450 mijë €

U vodhën në Gjermani, sekuestrohen tre makina luksoze me vlerë 450 mijë €

August 19, 2026
Basha, ish-kryetari i padukshëm/ Minxhozi: Hemorragjia nga grupimi i Bashës, e hershme. Vetë i zoti i shtëpisë s’e donte vulën

E kemi thënë ne, nuk diskutohet më!

August 19, 2026
“I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin, dëshmon Sokrat Vata: Thikën ia mora viktimës!

“I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin, dëshmon Sokrat Vata: Thikën ia mora viktimës!

August 19, 2026
Sherr mes të miturve në Kombinat, policia ndërhyn në kohë, 28 të proceduar

Sherr mes të miturve në Kombinat, policia ndërhyn në kohë, 28 të proceduar

August 19, 2026
Fluks i madh turistësh në Lezhë, Policia Rrugore shton shërbimet për të shmangur radhët e gjata

Fluks i madh turistësh në Lezhë, Policia Rrugore shton shërbimet për të shmangur radhët e gjata

August 19, 2026
Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

Veliaj ankimon vendimin e ILD për prokurorin Ols Dado, kërkon nisjen e hetimit disiplinor

August 19, 2026
Kapet në flagrancë 33-vjeçari në Dukat, zbulohen 135 bimë kanabisi (VIDEO)

Kapet në flagrancë 33-vjeçari në Dukat, zbulohen 135 bimë kanabisi (VIDEO)

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com