Një deputet i Parlamentit të Shqipërisë është nisur me urgjencë jashtë vendit për trajtim mjekësor për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Bëhet fjalë për deputetin e LSI, Gjovalin Kadeli, i cili prej disa ditësh ishte i shtruar në QSUT.
Burime nga spitali thonë se gjendja e tij u përkeqësua mbrëmjen e djeshme dhe u nis jashtë Shqipërisë nga aeroporti i Rinasit për t’u trajtuar me metoda më të specializuara. /b.d