• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i LSI: Jo më kryeministra që s’kanë teserën e LSI

by Java News
25/10/2016 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 6 nëntorit, kandidatët për kryetarë të LSI-së, Shezai Rrokaj dhe Përparim Spahiu si edhe Nënkryetari i LSI-së, Endrit Braimllari, zhvilluan një takim me strukturat e kësaj force politike në Pogradec.

Kandidati për kryetar i LSI-së, Përparim Spahiu, tha se LSI është e vetmja forcë politike që rritet çdo ditë dhe në të ardhmen duhet të ketë një rol parësor dhe një udhëheqës në politikën shqiptare. Ai madje ishte i mendimit që kjo forcë të mos mbështesë më kryeministrat që nuk e kanë teserën e LSI-së.

“Ilir Meta ka bërë një marrëveshje për të bashkëqeverisur në koalicion me Partinë Socialiste një marrëveshje e ndershme politike për ta çuar Shqipërinë disa hapa përpara. Mirëpo për të çuar përpara, në analizën time, por jo vetëm në analizën dhe gjykimin tim, janë bërë me ngërçe ose nuk janë bërë fare. Unë mendoj se këto zhgënjime të shqiptarëve, ne anëtarët e LSI duhet t’i shohim me sy kritik dhe t’i minimizojmë që tani. Ka ardhur koha që LSI, e cila është e vetmja forcë politike që rritet çdo ditë, të ketë një rol parësor dhe një udhëheqës në politikën shqiptare dhe në shoqërinë shqiptare. Për mua, por jo vetëm, LSI duhet të jetë e para që nuk duhet të prodhojnë kryeministrat që nuk kanë teserën e partisë sonë dhe që na vendosin përpara faktit të kryer në shumë vendimmarrje të rëndësishme. Sepse ne nuk duhet të paguajmë më faturën e dështimeve dhe të mëkateve të partive të tjera që kanë nevojë për votat tona, që marrin timon e Shqipërisë dhe bëjnë eksperimente me drejtimin e saj”, – deklaroi z. Spahiu.

Ndërsa, kandidati tjetër Shezai Rrokaj, tha se platforma e tij i shërben shëndoshjes së LSI-së dhe se kjo është një garë mendimesh, platformash, që do të nxjerrin një fitues dhe asnjë humbës.
“Unë mendoj se platforma ime i shërben shëndoshjes së LSI. Sepse unë nuk mendoj se kjo është një garë rivale, kjo është një garë mendimesh, platformash, që në fund të ditës do të nxjerrin një fitues dhe asnjë humbës. Fituesi do të jetë LSI”, – u shpreh z. Rrokaj.

Gjatë takimit në Pogradec u shpërndanë gjithashtu edhe 300 karta të reja anëtarësimi.

ma.me

Next Post
De Biasi konfirmon largimin e Canës, prezanton mjekun

Fillon karriera si trajner e Lorik Canës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com