• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Deputeti kosovar: Pse Thaçi e mban peng qeverinë Haradinaj

by Java News
20/11/2018 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas deputetit të pavarur, Korab Sejdiu, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po mban peng qeverinë Haradinaj. Në Interaktiv të KTV-së, Sejdiu ka thënë se Thaçi e ka kidnapuar procesin e dialogut me Serbinë. Sipas tij, Thaçi po vështirëson rrugën e qeverisë dhe Kuvendit në punët e jashtme duke kërcënuar qeverinë e Ramush Haradinajt se mund ta zhbëjë lehtësisht.

“E ka kidnapuar dialogun dhe në mënyrë klandestine po propozon gjëra që po bëjnë betejën tonë shumë më të vështirë. Serbia po thotë shih presidenti i Kosovës po bisedon me neve për shtetësinë e Kosovës e si mund ta pranoni një shtet të tillë. Ai po na vështirëson punën në përpjekjet për punë të jashtme të Kosovës”, ka thënë Sejdiu. “Problemi është se kemi president që ka një parti, lider de-fakto i asaj partie, dhe pjesëmarrës tjerë në qeveri që më shumë u interesojnë karriget se e ardhmja e Kosovës. Presidenti po i mban peng duke u thënë se nëse më kundërshtoni ua prishi qeverinë dhe ata kanë zgjedhë përfitimet personale duke ia lëshuar atij rrugën”.Sa i përket opozitës, Sejdiu ka thënë se pos problemit me numra po përballet edhe me problemin e harmonisë brenda partive opozitare.

Sipas tij, Partia Socialdemokrate ka prishur strategjinë e opozitës me të cilën parashihej bojkoti për të detyruar koalicionin qeverisës që të shpërbëjë Kuvendin pasi nuk do të mund të kalonte ligjet.“Si opozitë po ballafaqohemi me kufijtë numerikë.

Natyrisht kemi probleme për mos-harmonizim të opozitës, me ç’rast strategjia e paraparë për bojkot të Kuvendit u prish nga PSD-ja. Kjo strategji nuk ishte më funksionale edhe pse e arritëm qëllimin duke detyruar shumicën e pakicës që të thërret seancën që kishim kërkuar.

Sikur opozita të ishte unike kjo shumicë s’do të kishte numrat për të bërë asgjë në Kuvend e do të shihej shpejtë se është nevoja për shpërbërje të Kuvendit e zgjedhje të reja. Por kjo s’ndodhi e duhet të mendojmë për opozitarizëm”, ka shtuar Sejdiu.

Sejdiu ka folur edhe për vendimin e qeverisë Haradinaj që t’ia japë pronësinë e disa pronave shoqërore që ishin nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit komunave në veri. Ka thënë se kjo ishte veprim në përputhje me mënyrën se si ka vepruar kjo qeveri nga fillimi “duke bërë hop pa kërcyer”.

“Nuk kam pa se baza ligjore që janë thirrur arsyeton vendimin. Nga këndvështrimi im s’kam pa që ka bazë mjaftueshëm për të marrë prova nga një agjencion që kërkohet t’i menaxhojë këto prona e pastaj ta transferojë pronësinë me një vendim pa procedura tjera”, ka thënë ai duke shtuar se ndoshta taksa prej 10 për qind ndaj mallrave serbe është mbulesë për këtë vendim me pronat, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Trafik droge Itali-Spanjë, mes 20 të arrestuarve edhe shqiptarë

Trafik droge Itali-Spanjë, mes 20 të arrestuarve edhe shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

August 23, 2026
Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

August 23, 2026
VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

August 23, 2026
Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

August 23, 2026
Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

August 23, 2026
Gjuha që zbeh fytyrën e protestës

Nuk është thjesht çështje protokolli

August 23, 2026
Kriza thellohet për Zelenskin, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon hapur: Hajde përballemi!

Kriza thellohet për Zelenskin, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon hapur: Hajde përballemi!

August 23, 2026
5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

August 23, 2026
15 vatra zjarri në vend, 7 aktive! Alarm në Krastë të Krujës dhe në Malin e Çikës, ndërhyrje nga ajri

15 vatra zjarri në vend, 7 aktive! Alarm në Krastë të Krujës dhe në Malin e Çikës, ndërhyrje nga ajri

August 23, 2026
Aksion i RENEA dhe FNSH në Palasë, arrestohet “Visi i garave”

Aksion i RENEA dhe FNSH në Palasë, arrestohet “Visi i garave”

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com