Është konsideruar një surprizë deklarata e deputetit më të ri të Kuvendit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj gjatë një daljeje televizive se ka bërë edhe punë shtëpie.
“Më ka qëlluar disa herë të lajë edhe enët dhe s`e kam patur fare problem, madje po e them dhe publikisht” – është shprehur ai.
Këtë përgjigje deputeti nga Lezha e dha gjatë një debati të realizuar në emisionin Top Show ku në diskutim e sipër me ish-banoren e BB8 Alba Çobaj se meshkujt shqiptarë kanë role të ndara me femrat, ai rrëfeu një pjesë të shembullit që jep në familje.
“Në shtëpinë tonë nuk jam unë ai që komandon, por ka hapësirën e saj edhe bashkëshortja madje hera-herës e ndihmoj dhe unë atë”- ka pohuar ai.
Deputeti kaubojs ka shtuar më tej se shkollimi i gruas së tij apo profesioni që ajo aktualisht bën nuk e ka thjesht për imazh që të komandojë ai në heshtje, por realisht ajo është e pavarur.
“Secili i ndërton vetë raportet”- ka përfunduar Ndocaj duke lënë të nënkuptohet se është mjaft liberal në marrëdhënien bashkëshortore.