Deputeti “kaubojs” godet sërish. Eduart Ndocaj njihet si një deputet milioner, falë aktivitetit të tij disavjeçar në biznes, por ai nuk ka nguruar shpesh herë të shfaqet modest. Ai është fotografuar në “Fast Food-in” përballë Parlamentit duke drekuar në kohën që zhvillohej seanca plenare.
Fotoja është publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ku shkruhet: “Për herë të parë në historinë e Parlamentarizmit shqiptar një deputet nuk zgjedh me pesë yje restorante, por hanë sufllaqe në një fastfood të thjeshtë. Ky është Eduart Ndocaj”.