• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti italian në mbështetje të Veliajt: Një kryebashkiak i zoti! Drejtësia të jetë e kujdesshme në hetime

by E S
09/03/2025 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti italian dhe Presidenti i Rajonit të Abruzzo-s, Luciano D’Alfonso, ka shprehur mbështetjen e tij për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke kërkuar kujdes nga organet e drejtësisë në procesin e hetimeve ndaj tij. Ai tërheq vëmendjen mbi rrezikun e barazimit të dyshimeve me të vërtetën dhe shtoi se Veliaj është një kryebashkiak i zotë, që përkrah inovacionin, dhe vlerësohet kudo.

Në një videomesazh, d’Alfonso, i cili ka mbajtur disa pozicione të larta në politikën italiane, tha se një kryebashkiak mund t’i nënshtrohet verifikimeve për vendimet e tij, por theksoi se është e rëndësishme që në këtë proces të respektohen të gjitha garancitë ligjore.

“Jam Luciano d’Alfonso, njëkohësisht edhe qytetar shqiptar. Kam qenë kryebashkiaku i Peskarës, kreu i Provincës, President i Rajonit të Abruzzo-s, deputet i Republikës, kreu i Komisionit të Financave në Parlamentin Italian. Aktualisht deputet në Parlamentin e Republikës së Italisë. Ndërhyrja ime ka si qëllim shprehjen e solidaritetit për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Mund të ndodhë që një kryebashkiak t’i nënshtrohet rishikimit të përgjegjësive të tij, sa i përket vendimeve që ka marrë. Verifikimi i përgjegjësisë penale është pjesë e aktivitetit të një vendimmarrësi, qoftë në pushtetin vendor apo qendror. Por, duhet të jemi të kujdesshëm. Edhe në Itali, pas disa dekadave, i kemi kushtuar rëndësi për sa i përket masës shtrënguese. Duhet treguar kujdes sa i përket anës emocionale, në procesin e verifikimit të së vërtetës. Është e lehtë të ngatërrohet ngjashmëria me atë çka është e vërteta. Në fazën e hetimeve paraprake nevojiten garanci. Në Itali, pas disa dekadave, më në fund po vendosen garancitë, përkundrejt të hetuarit, edhe përgjatë fazës së verifikimit paraprak të fakteve, në momentin që mblidhen provat nga Prokuroria”, tha d’Alfonso.

Ai i drejtoi një mesazh të drejtpërdrejtë kryebashkiakut të Tiranës, duke i kërkuar të përqendrojë energjitë për të mbrojtur të drejtën e tij.

“Mesazhi im ka si qëllim shprehjen e solidaritetit përkundrejt një kryebashkiaku të zotë, që përkrah inovacionin, realizues, dhe që vlerësohet kudo. Dua t’i them Erionit t’i kushtojë vëmendje, të përqëndrojë energjitë e kujtesën e tij, dokumentacionin e tij, për të nxjerrë në pah të drejtën e tij. Dua t’i them Gjykatës të ketë kujdes, të krijojë mundësinë e përballjes dialoguese, sa më shpejt të jetë e mundur dhe të realizojë garancitë, derisa e gjithë ajo çka i përket realitetit të fakteve, të mund të rikuperohet, për të përcaktuar saktësinë e një “imazhi”, sa i përket asaj që ka ndodhur. Më vjen shumë keq për dhimbjen që po përjeton Erion Veliaj, familja e tij, rrethi i tij shoqëror dhe qytetarët e Tiranës. Shpresoj që gjithçka të qartësohet dhe tejkalohet sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

Në fund, d’Alfonso shprehu keqardhjen për situatën, duke theksuar që gjithçka të qartësohet sa më parë.

“Im atë më thoshte gjithmonë se mund të më ndodhte mua, që kam qenë kryetar bashkie, që t’i nënshtrohesha verifikimit penal të së vërtetës, jo tim vëllai që është i verbër, që nuk ka administruar kurrë pushtetin publik. Pra, mund të ndodhë edhe që t’i nënshtrohesh verifikimit gjyqësor. Duhet mbajtur një vizion i kthjellët dhe racionalitet nga ana e të hetuarit, si edhe nga ana e atij që heton dhe duhet përmbajtur fryma antagoniste e të të mbizotëruarit. Edhe ai që akuzon duhet të kërkojë prova, në favor të atij që hetohet. Në Itali po arrijmë të ndërgjegjësohemi mbi këtë fakt, pra garancitë për të cilat i hetuari ka të drejtë, edhe në fazën paraprake të shpalosjes së fakteve. Përqafime Erion, ty, familjes tënde, miqve të tu dhe qytetit të Tiranës!”, mbyllet mesazhi i d’Alfonsos.

Next Post
37 mijë shqiptarë drejt SHBA në 9 vite! Ekspertët: Bizneset duhet të ndryshojnë trajtimin ndaj punonjësve

37 mijë shqiptarë drejt SHBA në 9 vite! Ekspertët: Bizneset duhet të ndryshojnë trajtimin ndaj punonjësve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

March 26, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe reagon pas vendimit të Bordit: Mos vallë na kanë grabitur te ky çmimi ‘neto’ pa taksa i naftës?

March 26, 2026
Pjesa e parë Poloni 0 – 1 Shqipëri! Arbër Hoxha shënon në Varshavë

Pjesa e parë Poloni 0 – 1 Shqipëri! Arbër Hoxha shënon në Varshavë

March 26, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një jave do shihni se ç’sjell lufta në Shqipëri

March 26, 2026

Rrugë pa strategji: paradoksi i aksit dytësor Tiranë–Vorë

March 26, 2026
Misteri pse Kosta Trebicka shkoi vetëm për gjueti/ Zbulohen dëshmitë dhe dyshimet e miqve: Sa herë që vinte në Maliq takohej…

“Mjekët që bënë autopsinë e Kosta Trebickës shoqëroheshin me Sali Berishën”

March 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In