• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i ri i PD: Basha gjeneral ‘pa luftë’! Në Kamëz, po s’ishe mik i kryetarit…

by Java News
11/04/2019 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti më ri demokrat i cili u betua sot në Kuvend, Korab Lita i cili më herët ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës, deklaroi se ligji elektoral duhet të ndryshojë dhe listat e kandidatëve duhet të jenë të hapura, për shkak se ashtu sikurse në Kamëz vihen njerëz thjesht sepse janë miq të kryetarit.

Korab Lita tha se nuk është përjashtuar nga PD edhe pse ka vendosur të marrë mandatin e deputetit. Ndërsa lidhur me zgjedhjet lokale ai deklaroi se PD nuk ka kohe dhe duhet të marrë nje vendim nëse do marrë pjesë apo jo.

Lita foli edhe për situatën në të cilën ndodhet sot PD, duke e krahasuar me kohën kur drejtohej nga Sali Berisha, duke e quajtur këtë të fundit gjeneral, ndërsa Lulzim Bashën gjeneral që nuk është provuar ende në luftë.

“Besoj që PD është në një situatë që është pak e mjegullt për shkak të uzurpimit të pushteteve nga qeveria. Edhe nëse hyn ëdhe nëse nuk hyn në zgjedhje për PD ka një staturë elektorale. Por zgjedhjet që tani janë të pargjykuara. Nisur edhe nga eksperiencat e para, qeveria i ka të gjitha premisat që t’i vjedhë votat. PD duhet t’i bëjë vetë llogaritë për vendimet që duhet të marrë. PD duheta ta ndajë nëse do marrë apo jo pjesë, nuk ka kohë. Nëse nuk do marrë pjesë duhet ta deklarojë.

Epoka e Berishës, i përket historisë së PD. Ai është lideri hostorik i PD dhe ka merita të vecanta. Berisha ka arritur që pas dy mandatesh humbje ta sillte në pushtet me votë të lirë dhe të ndershme. Basha shihet si një prurje e re në PD, si një person i formuar në Europë. Nuk mund të paralelizohen. PD e humbi shansin dhe zgjedhjet që pa hyrë ende në zgjedhje, me cadrën e famshëm. Qeveria i kishte blerë votat që pa hyrë akoma. Unë mendoj që deri në një fazë, besoj që PD kishte kuota shumë të mira dhe kur nuk pranoi marrëveshjen e ndërkombëtarëve e humbi rastin. Unë der i në ditën që kam doëzuar formularin kam qenë në protestë. Të gjithë njerëzit e mi janë në protestë. Ndoshta dhe unë do jem të shtunën në protestë. Asnjë nga PD nuk e ka kundërshtuar vendimin tim për marrjen e mandatit. Unë jam anëtar i Partisë Demokratike. Unë do vazhdoj të jap kontribut për PD sa të jem gjallë.

Berisha është një gjeneral ndërsa Basha është një gjeneral që nuk është provuar në luftë. Ne kemi pas fenomene të ndryshme. Partia ka shpall zgjedhjet dhe asnjë nga kandidaturat nuk kanë qenë në lista. Në Kamëz vijnë njerëz pa asnjë lloj identiteti thjesht sepse janë miq të kryetarit. Në këtë ligj e gjithë fushata në Shqipëri bëhet për 12 vende. Elektorati dhe anëtarët e partisë copëtohen nëpër fushatë për vendin që e merr vetëm njëri. Ligji duhet të jetë me lista të hapura. Njerëzit nuk e njohin deputetin e zonës së tij”, u shpreh Lita.

Next Post
Grabitja në Rinas, a ka përgjegjësi policia? Ja çfarë thotë zv/ministri i Brendshëm

Grabitja në Rinas, a ka përgjegjësi policia? Ja çfarë thotë zv/ministri i Brendshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In