• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

by E B
01/06/2026 22:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Ardit Bido ka mbrojtur sot në Kuvend projektin turistik prej 4 miliardë eurosh në Zvërnec, ndërsa ka argumentuar se protesta përfshinte dy grupe të ndryshme: banorët që kërkojnë zgjidhjen e konfliktit të pronave dhe kundërshtarët e zhvillimit të zonës. Ai ngriti gjithashtu pyetje për praninë e protestuesve të ardhur nga Greqia dhe deklaratat e Fredi Belerit për Zvërnecin dhe Nartën.

“Dua të flas sot me atë që pamë këto ditë në Zvërnec, duke nisur me një vlerësim për aktin e fundit të Ministrisë së Brendshme që dëgjoi thirrjen e Vlonjatëve për të hequr licencat e banditëve të cilët kishin uniformën e një policie private. Ato skena ishin të turpshme për Shqipërinë. Skena të tilla nuk pijnë ujë në Vlorë, përkundrazi prodhojnë më shumë reagim dhe inat. Në protestë pamë dy kategori të ndryshme: banorët e Zvërnecit të cilët kanë një pretendim mbi pronësinë e tokës së tyre. Ata janë pro zhvillimit dhe duan që territori i Zvërnecit të zhvillohet dhe Vlora të kthehet në një pikë turistike elitare siç i takon Shqipërisë. Ata pretendojnë se prona nuk i takon Shehit të Kaninës siç është marrë vendim nga Agjensia e Kthimit të Pronave në vitin 2009, madje nga një emrë i lidhur ngushtë me PD, por se i takon një fisi tjetër, fisit Balliu, që ka një pretendim pronësor që në vitin ’30. Agjensia e Kthimit të Pronave ia ka refuzuar që në vitin 2009 me një argument që ndoshta nuk qëndron, e që në bindjen time nuk qëndron.

Sikurse janë banorët e fshatit që pretendojnë  se nëse këto dy tituj pronësie nuk janë të saktë, atëherë është ligji 7501 që funksionon. Është e qartë si dritë e diellit që aty nuk ka tokë që do të mbetet publike në fund. Ose i takon atij që e ka me çertifikatë pronësie që në vitin 2009, falë akteve të PD-së, ose fisit Balliu që e pretendon falë një kontrate shit-blerje të viteve 30, ose nëse të dyja titujt do të ishin të pavlefshëm do u takonte banorëve me ligjin 7501. Kjo është kategoria e parë. Ata kanë të drejtë që protestojnë sepse kanë një kalvar gjyqesh të padrejta prej akteve të paformësuara siç duhet ligjërisht nga një administratë që nuk dinte çfarë bënte me pronat. Ata kanë të drejtë të protestojnë sepse protestojnë për pronën që pretendojnë se është e tyre. Ndoshta nuk kanë të drejtë të protestojnë aty sepse kanë 30 vite që sorrollaten gjykatave dhe nuk gjejnë të drejtën. Të drejtën e kanë ama. Kategoria e dytë që pamë në protestë ishte ajo kundërthënëse.

Ishte kategoria e atyre që thonë se janë anti-oligarkë dhe që nuk duan asnjë lloj zhvillimi në asnjë lloj forme apo ambientalistët që duan ta lënë Nartën si një tokë të paprekur. Unë dua të bëj një pyetje, duke mos rënë dakord me vendimin e PS-së që lumin e Vlorës e ka shpallur lumin e vetëm të egër në europë. Pse të mos zhvillohemi? Pse të mos jemi si Greqia, Italia, Kroacia, Mali i Zi? Pse të mos vijnë këtu 4 miliard euro investim?

Përse të mos kthehet Gjiri i Vlorës si pika më e rëndësishme turistike përtej Shqipërisë? Strategjia energjitike e viteve ’80 përcaktonte shumë qartë që HEC-i më i madh në Shqipëri do të ishte në Grykën e Këlcyrës. Sot nuk e bëjmë dot, por ajo do të kthente balancat dhe Greqia do të ishte e varur nga Shqipëria. Sepse strategjia e turizmit e viteve ’90 përcakton që Gjiri i Vlorës ka potencialin të kthehet në gjirin më të rëndësishëm elitar turistik të Mesdheut. Prandaj kam disa pyetje ndaj Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme: 3 autobuzët që erdhën nga Greqia përse nuk i deklarojnë? Kush i nxiti këto autobuzë? Shumica ishin banorë të zonës por shumë nuk ishim. Doli Fredi Beleri që kërkoi për minoritetin grek në Zvërnec dhe Nartë që sipas tij po iu hiqen të drejtat. Nuk janë tek kategoria e parë që duan zhvillimin por janë te kategoria e dytë që Zvërneci të mos zhvillohet. A është qëllimi i ambientalistëve, i Belerit e atyre që sponsorizuan autobusët që mos të prishen balancat në Mesdhe, që turizmi elitar do të vinte në Vlorë, apo ka interesa të tjera me minoritete të paqena që do riprodhojnë Himarën të cilën e humbën në betejën e 2 viteve më parë”, tha Bido.

Next Post
Meta nxit Berishën, PD hap primaret për tre bashkitë kryesore, fton kandidatët për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

Krasniqi: Në Këshillin Kombëtar të PD dominuan mesazhet “rroftë kryetari”, mungoi debati për qeverisjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ben Andoni: Studentët në Serbi do të marrin gjithçka vetë përsipër për kabinetin e ri qeveritar

Ben Andoni: Studentët në Serbi do të marrin gjithçka vetë përsipër për kabinetin e ri qeveritar

October 26, 2026
Sofra që nuk digjet

Sofra që nuk digjet

October 26, 2026
Një alarm që nuk mund të shpërfillet! Tetë gra të vrara brenda 10 muajve në Kosovë

Një alarm që nuk mund të shpërfillet! Tetë gra të vrara brenda 10 muajve në Kosovë

October 26, 2026
Dhuna në protesta, Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit

Dhuna në protesta, Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit

October 26, 2026
Forumi i Qeverisjes Globale (Xiong’an) bën thirrje për bashkëpunim më të fortë shumëpalësh

Forumi i Qeverisjes Globale (Xiong’an) bën thirrje për bashkëpunim më të fortë shumëpalësh

October 26, 2026
Parlamenti i Ukrainës zgjat gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm deri në janar 2027

Parlamenti i Ukrainës zgjat gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm deri në janar 2027

October 26, 2026
Sulmet e rebelëve Huthi kanë anuluar më shumë se 4,000 fluturime në të gjithë Arabinë Saudite

Sulmet e rebelëve Huthi kanë anuluar më shumë se 4,000 fluturime në të gjithë Arabinë Saudite

October 26, 2026
Shkulja e pllakës së Aleks Nikës / Xhaxhai i tij mes dhimbjes: Nuk dimë kush e hoqi, por dimë kush e vrau!

Shkulja e pllakës së Aleks Nikës / Xhaxhai i tij mes dhimbjes: Nuk dimë kush e hoqi, por dimë kush e vrau!

October 26, 2026
Çështja ‘Beleri’ dhe tensionet në Kosovë/ Çupi: S’janë të rastësishme, Shqipëria ndodhet para një rreziku të madh konfliktesh

Ballistët kapin rob partizanin në bulevardin e Musolinit, Tiranë

October 26, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Moska paralajmëron: Negociatat trepalëshe nuk e ndalin luftën, vazhdojnë sulmet masive

Bisedimet në Abu Dhabi, Moska paralajmëron: Negociatat trepalëshe nuk e ndalin luftën, vazhdojnë sulmet masive

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In