• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i PS: Kosova gjysma e kombit, qeveria ka treguar se është në krah të saj! Drafti final i rezolutës, drejt përfundimit

by Java News
05/10/2023 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Konferencën e Kryetarëve, u vendos mbajtja e një seance të dedikuar për Kosovën dhe kreu i grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi deklaruan që projektrezolutat e propozuara do të integrohen në një, në mënyrë që Kuvendi të shkojë me një qëndrim në lidhje me sulmin e 24 shtatorit.

Deputet i PS-së, Arben Pëllumbi i ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv shprehet se politika shqiptare duhet të jetë e unifikuar, për të përcjellë zërin e qytetarëve të cilët sipas tij janë në mbështetje të Kosovës. Pëllumbi shtoi se po punohet për një draft final për të cilin shpreson që të votohet me konsensus të plotë.

“Qeveria ka treguar se është në krah të Kosovës. Zoti Bardhi i cili është pjesë e konferencës së kryetarëve si kryetar grupi i PD solli një kërkesë. Edhe Çollaku solli një kërkesë, edhe ne si PS bëmë një kërkesë. Ne vendosëm për të treguar rëndësinë që Kuvendi do ti japë kësaj ngjarje duke bërë një seancë të posaçme.

U bashkuan bashkë të gjitha. Siç e tha Bardhi koha që merr gjatë një mocioni me debat është më e madhe se interpelancana. Konferenca e kryetarëve ngarkoi dhe personat konkretë që po punojnë, komisionin e politikëssë jashtë, kryetari dhe nënkryetari i komisionit. Do punojnë për një draft final. Shpresoj të votohet me  konsensus të plotë”, tha Pëllumbi.

“Përtej nxitimit, dihet që Kosova nuk është vetëm një shtet fqinj, por gjysma e kombit. Nuk shihet me të njëjtin sy që mund të shihet një rezolutë e një vendi tjetër. Ne s’jemi asgjë tjetër veçse përfaqësues të popullit shqiptar dhe populli shqiptar se ka vënë kurrë në diskutim mbështetjen ndaj Kosovës. Në këtë seancë do të thuhet fjala e fundit për këtë çështje”, shtoi ai./m.j

Next Post
VIDEO+FOTOT/ “Tani dëgjoni këtu çfarë do iu them”, Rama takon liderat kryesorë të BE në Spanjë

VIDEO+FOTOT/ "Tani dëgjoni këtu çfarë do iu them", Rama takon liderat kryesorë të BE në Spanjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

May 8, 2026
“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

May 8, 2026
A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

May 8, 2026
Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

May 8, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

May 8, 2026
Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

May 8, 2026
PD do votim elektronik. A ia zgjidh problemin asaj?

A ka më kuptim?

May 8, 2026
Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin! Nuk do lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore

Marrëveshje e re për luftën në Ukrainë, Trump: Armëpushim 9-11 maj mes Kievit dhe Moskës

May 8, 2026
Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

May 8, 2026
Tre persona shoqërohen në polici gjatë protestës së PD-së

Tre persona shoqërohen në polici gjatë protestës së PD-së

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In