• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i PS: Basha të dënohet, 3.4 milionë eurot e bllokuara shkojnë për investime

by Java News
26/06/2018 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekuestrimi i 3.4 milionë eurove të dielën në Durrës në dy makina të ardhura nga Gjermania është kthyer në kryefjalë të ditës në Shqipëri. Ish-drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Hyseni, sot deputet i PS ishte i ftuar në studion e Report Tv. Ai u shpreh se grupet kriminale në vende të ndryshme në Europë tentojnë që të pastrojnë paratë në Shqipëri përmes investimeve dhe blerjes së pronave të paluajtshme, por vitet e fundit ka pasur disa goditje.

“Kjo është skemë e mirëfilltë e grupeve kriminale. Janë monitoruar disa grupe kriminale në Angli, por edhe në vende të tjera, ndërsa përpiqen që të pastrojnë paratë në Shqipëri. Në katër vite janë bllokuar aseste kriminale 10 herë më shumë. Institucioni që kam drejtuar, më pak se 8 muaj ka pasur rezultatet shumë të mirë, ka qenë bllokuar 36 mln euro asete, katër herë më shumë nga krijim i këtij institucioni” tha Alket Hyseni

Po ku do të shkojnë 3.4 mln eurot e sekuestruara nëse në fund të procesit do të vërtetohet se janë nga bota a krimit?

“Ato përbëjnë elementin e provës, do të mbahen të sekuestruara, në fund do të konfiskohen dhe do të kalojnë për të mira publike. Asetet vihen pastaj në dispozicion të nevojave publike, mund të përdoren për bërjen e rrugëve, ujësjellësave apo veprave të tjera” tha Alket Hyseni

Deputeti i PS, Hyseni kërkoni që Basha të hetohet dhe dënohet për dekonspirimin e operacionit të sekuestrimit të shumës rekord. Sipas tij, deklarata e Bashës është kriminale, ndërsa personat e përfshirë janë patriotë të liderit të PD. Gjithashtu, Hyseni akuzoi se informacioni doli nga SHISH, pasi institucioni është kthyer në një çerdhe militantësh.

“Ka elementë të sabotimit të kësaj lufte, ndërhyrja e Bashës është e pastër kriminale, dekonspiroi operacionin e partnerëve me strukturat shqiptare. Ka njerëz të papërgjegjshëm që dekonspiruan operacionin. Autorët morën informacionin dhe u fshehën. Vënia në dijeni mund të ketë lidhje me implikimin e liderit të opozitës me këta elementë. Dy janë qëllimet; ose Basha nga sikleti që iu kap miqve të tij drejtoi gishtin diku tjetër për të humbur gjurmët, ose ngaqë nuk po i ecin për të bllokuar negociatat, tani përmes këtyre mënyrave ‘alla Babale’, por edhe me metoda të specifikuara lobimi, për të baltosur Shqipërinë. Basha duhet të japë llogari jo vetëm politikisht, por edhe penalisht. Politika të mbyllë gojën. Personat e involvuar janë patriotë të zotit Basha. Basha duhet të marrë një ‘shpullë’ të mirë ligjore, më tepër se thirrja në prokurori. ‘Shpullë’ është kur gjykata të jep dënimin e merituar dhe të zërë mend, apo Berisha. SHISH ishte kthyer në një çerdhe të militantëve, aty ka filluar reforma, presim që të thellohet dhe të nxjerrë jashtë militantët e cdo krahu, të shkojnë profesionistë. Problem janë militantët e Bashës në disa institucione që nxjerrin informacionet. Ne punojmë ata janë si gjinkalla, që gumëzhijnë dhe këndojnë gjithë ditën”, tha Hyseni

a.ç

Next Post
Queiroz: Bërryli i Ronaldos ishte për të kuq, por ai dhe Messi nuk ndëshkohen

Queiroz: Bërryli i Ronaldos ishte për të kuq, por ai dhe Messi nuk ndëshkohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Gazetari dencon dhunën e protestuesve ndaj medias: Po na godasin dhe më pas luajnë viktimën!

VIDEO/ Gazetari dencon dhunën e protestuesve ndaj medias: Po na godasin dhe më pas luajnë viktimën!

October 28, 2026
Përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave

Përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave

October 28, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese, dëmtohen dy automjete

October 28, 2026
Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin

Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin

October 28, 2026
Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

Kur do të sulmojë Trump? Zgjedhjet e nëntorit janë testi final i Iranit

October 28, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Arsimi që proteston për politikë, por që prodhon analfabetë

October 28, 2026
Çmimi i karburantit pezullon lundrimin e anijes luksoze rreth botës, 200 pasagjerë bllokohen në Kamboxhia

Çmimi i karburantit pezullon lundrimin e anijes luksoze rreth botës, 200 pasagjerë bllokohen në Kamboxhia

October 28, 2026
Dënimi pa vendim

SPAK i komunikon mbylljen e hetimeve Belinda Ballukut

October 28, 2026
Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Tiranë, në kërkim autori

October 28, 2026
10,000 euro gjobë për protestuesit që shkaktojnë dëme, Senati francez miraton projektligjin! I kalon Asamblesë Kombëtare

10,000 euro gjobë për protestuesit që shkaktojnë dëme, Senati francez miraton projektligjin! I kalon Asamblesë Kombëtare

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In