• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i PD-së Gent Strazimiri e pranon që kishte armë në brez tek protesta

by Java News
28/03/2016 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E perditesuar/Në një bisedë të tensionuar telefonike mes deputetit Strazimiri në televizionin News24, vetë ai ka pranuar se mban pistoletë. Madje Strazimiri ka thënë se qarkullon 24 orë i armatosur.

Të vërtetën nuk duhet ta kërkoni tek unë, por tek Armando Prenga… Parlamenti është mbushur me kriminelë- tha ndër të tjera Strazimiri, dhe më pas mbylli telefonin.

Nga ana tjetër, vetë sekretari i përgjithshëm i PD-së, deputeti Arben Ristani, pak më parë tha se fotoja e Strazimirit me pistoletë në brez është një gënjeshtër mediatike. Ristani tha se Strazimiri është një deputet shembullor dhe se nuk është e vërtetë se ai ka patur një pistoletë me vete. Madje Ristani akuzoi mediat duke thënë se po mashtronin.

“Fotoja ku strazimiri shihet me pistoletë në brez është një mashtrim. Mediat kanë mashtruar. Por nuk do t’ia dilni dot as me këto, as me terrin informativ”, ka thënë Ristani në një komunikim me gazetarët.

SHPERNDAJE - STRAZIMIRI ME ARME NE BREZ NE PROTESTE KUNDER KENDIT TE LOJERAVE PER FEMIJE.

Posted by Rilindje.Net on Monday, 28 March 2016

……………

Gjatë protestës së opozitës në Parkun e Liqenit, të pranishëm kanë qenë një sërë deputetësh të PD-së, ndër ta edhe Gent Strazimiri, i cili është fotografuar teksa në brezin e tij, mbante një pistoletë.

1-306

Vetë deputeti i opozitës, Strazimiri në një prononcim për gazetën “Panorama” nuk e mohon faktin se ka pasur pistoletë. Por, Strazimiri thekson se i vjen mirë që mediat merren me deputetë që mbajnë armë dhe jo me atë që qëllojmë me armë.

“Mua më vjen mirë që më në fund mediat po merren me deputetë që mbajnë pistoletë në brez”, u shpreh Strazimir.

“Ndërkohë që deputetë si Armando Prenga qëllojnë në Komisariat Policie ndaj qytetarëve”, përfundoi Strazimiri.

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë sipas ligjit të armëve kanë të drejtë që të mbajnë pistoletë për vetëmbrojtje.

 

Next Post

Zëvendësi serb i Mustafës kundërshton vendimin e Kosovës për naftën e gazin e Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In