• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i PD kundër Metës: Jo luftë kundër SHBA dhe BE!

by Java News
03/07/2019 23:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alban Zeneli

 

Ditën e djeshme, Lideri i Lëvizjes “Opozitare” z. Ilir Meta e përdori foltoren e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për të njoftuar publikun dhe këdo se ai tashmë ka veshur opingat e luftës kundër SHBA dhe BE.

 

Shqipëria politike dhe institucionale nuk mund e nuk duhet ta tolerojnë qe Institucionet e Republikës te katandisen në një bunker Sadamist për tu shpallur luftë SHBA dhe BE.

 

Ironia dhe përmendja e Koresë së Veriut, nga Ilir Meta, ndërsa konteston e godet Ambasadën e SHBA në Tiranë, janë kurs përplasjeje i qartë me SHBA.

 

Ne të djathtët e Shqipërisë  dhe besoj shumica e shqiptareve nuk mund ta pranojmë e as lejojmë që e majta në Presidencë dhe e majta në Qeveri, ta bëjnë Shqipërinë fushën e betejës së tyre të dashurise apo urrejtjes se tyre sipas rastit!

 

Prandaj, do të propozojmë në Kuvendin e Shqipërisë miratimin e një Rezolute ku Shqipëria dënon çdo deklaratë e qëndrim antiamerikan nga cilido dhe konfirmon zyrtarisht besnikërinë e plotë e palëkundur të Parlamentit, Politikës dhe Shoqërisë shqiptare ndaj SHBA.

 

Proamerikanizmi është detyrë patriotike për çdo shqiptar, e sidomos për ne të djathtët.

 

Nuk mund të lejojmë të majtët në Presidencë dhe të majtët në Qeveri që të na fusin në morsën e tyre që e shtrëngon shoqërinë shqiptare drejt një cënimi të marrëdhënieve me SHBA.

 

Ne deputetët e djathtë ftojmë Qeverinë dhe të gjithë Faktorët Opozitarë në Parlament ose jo, që së bashku të ulemi në Dialog pa kushte për ti dhënë përparësi maksimale Reformës në Drejtësi dhe Reformës Zgjedhore.

 

Dialog pa kushte.

 

Dialog për Shqipërinë, shqiptarët dhe Perëndimin.

 

Të ulemi së bashku Parlamentarë dhe Joparlamentarë, Shumicë dhe Opozitë, me përgjegjshmëri patriotike për ti dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve zgjidhje madhore dhe reforma transformuese pozitive.

 

Duhet domosdoshmërisht që të shkarkohet Damian Gjiknuri nga bashkëkryesimi i Komisionit Zgjedhor të Reformës Zgjedhore si edhe të dënohet e ndëshkohet rreptësisht krimi elektoral.

 

Edhe zgjedhjet e 30 qershorit provuan se Edi Rama i dëmton e vjedh zgjedhjet edhe kur konkuron vetëm me veten.

 

Pa hetim të plotë e të thellë të krimeve elektorale, pa dënim e ndëshkim të rreptë të kriminelëve elektoralë, Shqipëria e ka të vështirë të bëhet e lirë dhe europianizohet.

 

Ne deputetët e djathtë do të jemi bashkë aty për të qëndruar në Kuvendin e Shqipërisë si mbrojtës të vlerave më të mira të lirisë, demokracisë, properëndimorizimit.

 

Jemi Opozitarë me Qeverinë por jemi Opozitarë edhe me gjithçka e gjithëkënd që synon ta përplasë Shqipërinë me Perëndimin.

Next Post
Zgjerimi i BE, Reuters: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, dy ‘viktimat’ e Macron

Zgjerimi i BE, Reuters: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, dy 'viktimat' e Macron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama bën ndryshime në qarqe, rikthehen në Tiranë Spiropali dhe Gjiknuri. Shalsi ikën nga Kukësi

Rama bën ndryshime në qarqe, rikthehen në Tiranë Spiropali dhe Gjiknuri. Shalsi ikën nga Kukësi

March 21, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

March 21, 2026
Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

March 21, 2026
“Udhëtoni me jetën në mendje! Familja ka nevojë për ty”/ Policia apel për kujdes me shpejtësinë: Intensifikojmë kontrollet me radarë e dronë!

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor: Në 2025 mbi 1.2 mln gjoba, 200 viktima nga aksidentet

March 21, 2026
“Vend që nuk njihet vetëm për plazhe”, Sylvinho rrëfen Shqipërinë e Botërorit: Puna nis në janar…

Lista e Kombëtares, Silvinjo: Jam xheloz për lojtarët, nuk e di gjendjen e Brojës

March 21, 2026
Zjarr misterioz në fabrikën e armëve në Çeki: sabotim apo sulm i fshehtë?

Zjarr misterioz në fabrikën e armëve në Çeki: sabotim apo sulm i fshehtë?

March 21, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

“Alarm sigurie!”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Amerikanët në mbarë botën tregoni kujdes!

March 21, 2026
Krim pasioni në Itali, 30-vjeçari shqiptari qëllohet për vdekje nga bashkatdhetari

Krim pasioni në Itali, 30-vjeçari shqiptari qëllohet për vdekje nga bashkatdhetari

March 21, 2026
Ekspertja e OKB, Albanese: Izraeli po torturon sistematikisht palestinezët nëpër burgje

Ekspertja e OKB, Albanese: Izraeli po torturon sistematikisht palestinezët nëpër burgje

March 21, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In