• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i PD: Jemi të hapur për koalicion me LSI, por ne jemi forca kryesore e opozitës

by Java News
18/07/2017 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një interviste për emisionin ’45 Minuta’ në Report Tv  deputeti i PD-së, Tritan Shehu shprehet se Partia demokratike do të vojojë të mbetet opozita kryesore  e vendit dhe se do të jetë e hapur të bashkëpunojë me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që bëjnë opozitë. Por PD do të mbetet  forca kryesore e opozitës” u shpreh Shehu.

Gjatë intervistës me gazetarin Denis Minga, ish ministri i jashtëm foli për situatën në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike  dhe garën që po zhvillohet  mes Bashës dhe Selamit.

Sipas tij  procedurat e ballafaqimit mes dy kandidatëve kanë qënë korrekte  duke shtuar se shpreson se pas datës 22 korrik pas zgjedhjes së kryetarit situata në këtë forcë politike do të përmirësohet.

“Nuk shprehem për asnjërin nga kandidatët. Në tërësi procedurat kanë qënë korrekte  në mënyrë që ballafaqimi të jetë korrekt. Besoj se pas datës 22 pas zgjedhjes së kreut të PD unë mendoj që gjërat do të shkojnë drejt qetësimit përmirësimit dhe do të dominojë logjika, gjuha e përbashkët” u shpreh ish ministri i jashtëm.

Sa i përket ministrave teknikë dhe shkarkimit të tyre, Shehaj konfirmon se është një marrëveshje që duhet respektuar.

“Ka një marrëveshje që u bë dhe ajo mbyllet me përfundimin e procesit zgjedhor cka nuk ka përfunduar ende. Ishte një marrëveshje. Ne respektojmë marrëveshjen me shtetin pavarësisht kush e komonadon.  Edhe nëse do të isha minsitër teknik do kisha respektuar atë cka do ishte vendosur nga Partia nuk janë vendime individuale” shton Shehu.

Sipas tij marrëveshja Rama –Basha do të vijojë pasi ishte një marrëveshje e cila pati shumë anë pozitive.

“Ajo marrëveshje ka elementë pozitiv që ka lidhje me votimin elektronik, përmirësimin e rolit të qytetarëve në zgjedhjen e deputetëve, elementë  që lidhen me luftën kundër drogës uroj që kjo qeveri të ecë në këtë rrugë. Ne jemi gati për votim elektronik, ne ishim të parët që ngritëm zërin për dekriminalizomin. Jemi gati të bashkëpunojmë, por i takon qeverisë të marrë masa të luftojë ne bëjmë opozitën jemi afër qytetarëve”.

Shehi foli edhe për cadrën që PD ngritu për tre muaj në Bulevard duke thënë se ishte cadra e cila bëri që në vend të flitet hapur për problmete me të cilat përballet vendi.

“Cadra nuk i shtoi problemte cadra vuri gushin te problemet.   Cadra nuk dëmtoi strukturat por përmirësoi.Në atë kohë PD ishte në terr informativ. Dje dëgjova kryeminstrin që fliste për drogën më parë nuk fliste. Cështjen e  drogës e  ngriti cadra. Cadra bëri që të pranohej e vërteta e hidhur e Shqipërisë .

Duke komentuar sasinë e drogës që u kap pak  ditë më parë deputeti u shpreh se janë pushtetarët ata të lidhur me krimin dhe jo fshatarët.

“Është pozitive që u kapën kaq ton drogë por janë një mijë herë më shumë të fshehura. Droga ishte fshehur nga fshatarë të varfër, por droga e vërtet mbrohet nga kriminelëtt. Edhe këtë herë e paguan fshatarët hallexhinj. Në Tepelenë e pashë që  fshatarët ishin në terror.  Kjo është shumë herë më keq se droga. Kriminelët e vërtetë janë ata pushtetarë që bashkëpunojë me kriminelët i kanë mbushur xhepat plot” u shpreh Shehu.

I pyetur për Samitin e Triestes ku mori pjesë edhe Shqipëria dhe ku u nënshkrua  krijimi i një tregu të përbashkët në Ballkan, Shehi cilësoi se Samiti ishte një hap mbrapa për Shqipërinë.

“Ishte një shans i humbur për Shqipërinë, është një hap mbrapa për vendin. Shqipëria doli nga lista e vendeve pritoritare për tu bërë pjese e BE është një lajm tragjik për Shqipërinë për shkak të problemeve me drogën por edhe të politikës së jashtme, Shqipëria nuk mori projekt kjo tregon kapacitete të dobëta të një keqqeverisje të dobët. Samiti dha mesazhe negative për vendin dhe fajin e ka kjo qeverisje e cila e bëri vendin hambar të drogës. Numri i azilantëve shqiptarë është më i madh se i sirianëve. Prandaj vendi doli nga axhenda e BE. Shqipëia nuk ka zhvillim infrastrukturor, korrupsioni është 10 fishuar’ shton Shehaj.

Sa i përket marrëdheniëve që kryeministri Rama ka krijuar me Greqinë dhe Turqinë Shehu shprehet se Rama ka një keqvendosje në boshtin e politikës së jashtme.

“Rama ka keqvendsoje në boshtin e politikës së jashtme. Zotësi është të zgjidhen problemet  me fqinjët por  ai krijoi probleme artificiale me Greqinë.  Politikae  jashtme nuk bëhet me barsolete dhe me atlete duhet të jetë e elaburuar. Turqia është një aleat shumë i mirë, vend i rëndësishëm për Ballkanin  kemi marrëdhënie të mirë me të por kjo nuk do të thotë të prishësh marrëdheniet me Greqinë, ne kemi patur marrëdhenie të mirë me të dyja shtet kemi tejkaluar edhe problemet”përfundoi Shehu.

a.ç

Next Post
Kapen 16.5 kg kanabis në Këlcyrë, pronari e mbulonte drogën me…perde (foto)

Kapen 16.5 kg kanabis në Këlcyrë, pronari e mbulonte drogën me...perde (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com