• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti i Bashës: Meta nuk mund të lejohet më që të udhëheqë lëvizjen antizgjedhje

by A R
29/06/2019 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD Kukës, që mori mandatin pasi Lulzim Basha e nxorri partinë nga Kuvendi, ka bërë një apel publik pak orë para 30 qershorit.

Ai shkruan se Presidenti nuk mund të lejohet më që të vijojë të udhëheqë lëvizjen antizgjedhje në Shqipëri.

Letra e plotë Nga Alban Zeneli:

Të dashur miq,

Nesër është data 30 qershor.

30 qershori është ditë zgjedhjesh ndaj u uroj gjithë shqiptarëve një proçes zgjedhor sa më transparent, të qetë e të lirë.

SHBA dhe BE kanë mbështetur fort zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.

Fatkeqësisht opozita i gjymtoi këto zgjedhje me mospjesëmarrjen e saj, ndërsa Edi Rama i ka gjymtuar dhe po i vret përfundimisht këto zgjedhje si delinkuent elektoral recidivist që është.

Asnjë parti politike shqiptare në vendin tonë nuk ka demokraci të brendshme dhe nuk e ka të shenjtë brenda saj as pluralitetin e mendimeve, as lirinë e zgjedhjes, as konkurencën e as shenjtërinë e votës.

Prandaj krimi elektoral duhet të jetë shtysa bazë e nisjes së çdo reforme në Shqipëri.

Po nuk i dhamë përgjigje shqiptarëve duke ndëshkuar krimin elektoral, nuk u japim dot shqiptarëve asnjë reformë e asnjë përgjigje për asgjë.

E ritheksoj, Dekreti antikushtetues i presidentit Ilir Meta është pjesë e lëvizjes antizgjedhje dhe përbën krim elektoral.

Ilir Meta nuk mund të lejohet më që të vijojë të udhëheqë lëvizjen antizgjedhje në Shqipëri.

Gjithashtu, nuk mund të tolerojmë që krimet elektorale që janë bërë në të shkuarën sikurse janë edhe pasqyruar  e bërë publike nga përgjimet e mediave vendase e të huaja, nuk mund të lihen e tolerohen pa ndëshkim ligjor, moral dhe politik.

Ripërsëris dhe ritheksoj kërkesën time se asnjë zhvillim parlamentar nuk mund të jetë më normal dhe frytdhënës pa shkarkimin e Damian Gjiknurit nga  bashkëkryesimi i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore.

Reformë Zgjedhore me delinkuentin elektoral Damian Gjiknuri nuk mund të ketë e nuk do të ketë.

Nga ana tjetër, vërehet një trysni e shantazh nga Qeveri Rama ndaj administratës për zgjedhjet e së dielës.

I bëjmë thirrje kryeministrit Rama dhe Qeverisë së tij, se po mbajmë shënim gjithçka që po ndodh me këto zgjedhje.

Natyra e tyre recidiviste e krimit elektoral nuk do të tolerohet.

Opozita parlamentare nuk do të tolerojë asnjë devijim nga parimet dhe vlerat më të mira të lirisë sipas standarteve europiane dhe perëndimore.

Java që vjen, do të jetë java e ballafaqimit në Kuvend e Opozitës Parlamentare me Qeverinë Delinkuencës Elektorale Recidiviste.

Nuk do të heshtim.

Nuk do të tolerojmë.

Krimi elektoral duhet ndëshkuar.

Next Post

Pak orë para zgjedhjeve, Basha apel demokratëve: Dhuna nuk është zgjidhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

September 27, 2026
“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

September 27, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

Goditja e grupeve që shisnin drogë në shkollat e Tiranës, ministri: Policia do të jetë në çdo cep për sigurinë e fëmijëve

September 27, 2026
WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

September 27, 2026
Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

September 27, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

Rama mbërrin nga SHBA sot në orën 13:00, mediat: Çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP në Rinas

September 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Edhe fundi e ka një erë…

September 27, 2026
GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

September 27, 2026
Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

September 27, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Euro bie, çmimet jo”/ Braçe denoncon supermarketet: Blejnë më lirë, na shesin shtrenjtë! Të taksohen mbifitimet

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com