Deputeti demokrat Ervin Salianji ka publikuar vetëm një pjesë të dosjes së prokurorisë për çështjen e famshme “Babale”.
Por ai tha në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 se kur të dalë e gjithë dosja opinioni publik do të tronditet.
Ndërkaq i pyetur nëse ndihet i kërcënuar Salianji tha se i vjen mirë që është përfaqësues i PD-së në këtë çështje të rëndësishme.
“Jo nuk ndihem i kërcënuar. Jam në momentin më të mirë.
Më vjen mirë që kam ndodhur si përfaqësues i PD në këtë rast shumë të rëndësishëm.
Do doja që prokuroria të kishte marrë masë më para ndaj meje që të shikoja këto dokumente.
Kur të dalë e gjithë dosja kam përshtypjen se opinioni publik do tronditet”, deklaroi Salianji.
/b.d