• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti grek takon në burg Fredi Belerin: Pse qeveria po e ndalon që të betohet?

by A R
11/08/2023 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti grek i Partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos ka takuar në burg, Fredi Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në një prononcim për mediat, ai ka bërë me dije se Shqipëria nuk po zbaton ligjin, duke ngritur një pyetje “Pse Beleri nuk lejohet që të betohet për të marrë detyrën?”.

Ai bëri me dije se, nëse nuk do të merren masa, atëherë Shqipëria do të vuajë pasojat e saj në rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Është në burg për gati 3 muaj. Dështimi i autoriteteve të Shqipërisë, apo mos lejimi që të betohet, po krijon një risk, që ai të largohet nga detyra si kryebashkiak i Himarës. Kjo do të shkaktojë përkeqësim të marrëdhënieve mes 2 vendeve. Ne kemi 3 kërkesa, e para respektimi i ligjit, e dyta e drejta e prezumimit të pafajësisë për personin që është zgjedhur si kryebashkiak, dhe e treta respektimi i të drejtave të njeriut. Unë do të flas për këtë të fundit, sepse nuk është e kuptueshme nga ne apo nga BE që një person që është zgjedhur, nuk shkon në zyrë për t’u betuar. Mund të ketë pasoja për rrugëtimin e Shqipërisë në BE dhe negociata që do të nisin shumë shpejt.

Di disa raste për korrupsion në Shqipëri, por vetëm një rast, ai i Fredi Belerit, rezulton të jetë në burg. E kuptoj që është në burg, pse qeveria e Shqipërisë nuk respekton të drejtat e njeriut dhe nuk e lejon atë që të marrë detyrën si kryebashkiak. Po dhunohen të drejtat e tij civile”, tha Syrigos .

Ai ka zbuluar se cili do jetë hapi i radhës.

“Hapi tjetër do të ndodh fatkeqësisht në BE. BE luan një rol të rëndësishëm në respekt të shtetit të së drejtës dhe pakicës civile”, tha deputeti grek.

Në fillim të muajit, SPAK çoi për gjykim dosjen ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Në njoftim, SPAK argumentoi se nga provat e administruara gjatë hetimit, rezulton se është e provuar që Alfred Beleri i ka ofruar Arsen Ramës 50 euro për çdo person që ai do gjente dhe që do votonte për Belerin si kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë, në zgjedhjet vendore të 14 majit. Për shërbimin që do të kryente Arsen Rama, do të shpërblehej në shumën 300 euro.

Ai aktualisht ndodhet në burg, e ndërsa nuk e ka bërë ende betimin si kryebashkiak i Himarës.

/a.r

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 12 Gusht 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In