• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti gjerman, mik i Lulzim Bashës: Shqipëria s’i ka plotësuar kushtet për negociatat

by Java News
24/11/2016 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetar i komisionit parlamentar për çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum në një deklaratë për mediat deklaroi se Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave për integrimin. Sipas tij, Gjermania mbështet Shqipërinë në rrugën e integrimit drejt BE, por ka nenvizuar se “ne duam që negociatat mes Shqipërisë dhe BE të hapen kur të plotësohen kushtet”.
Deklarata

“Përshëndesim progresin që ka bërë Shqipëria, ka arritje mbreslënëse. Shqipëria ka pasur progres në vitet e fundit, shumë është arritur nga qeveria aktuale, por edhe qeveritë e mëparshme.
 
Ne do të mbështesim të gjitha qeveritë, të cilado partie qofshin ato.
 
Nuk janë plotësuar kushtet themelore për hapjen e negociatave. Duke filluar nga Reforma në Drejtësi, e cila u miratua, por Kushtetuesja pezulloi ligjin e Vettingut.
 
Sot është e paqartë se kur do të futet në fuqi Reforma në Drejtësi, deri tani ky prioritet kyç nuk është përmbushur.
 
Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit, krahasuar me progres raportin e 2015, pothuajse nuk ka pasur asnjë progres, deri tani nuk janë përmbushur edhe këto prioritete.
 
Përsa i përket dekriminalizimit, rezultatet janë të pamjaftueshme. Për këto arsye, grupi i CDU do të rekomandojë të mos miratohet celja e negociatave deri në plotësimin e kushteve.
 
Nuk është vetëm një vend që shprehet kundër celjes së negociatave, por është emërtimi i asaj që duhet të realizohet.
 
Nëse do të përmbushen pritshmëritë deri në raportin e ardhshëm në pranverë 2018. Forcat politike duhet të bashkohen të gjitha bashkë, pasi është një përgjegjësi ndaj kombit, integrimi i Shqipërisë.
 
Grupi i CDU do të marrë vendim vetëm, pasi të jetë publikuar raporti i progresit të KE në 2018.
 
Reforma në administratën publike duhet të zbatohet në praktikë, ka arritje, por ka ende shumë për t’u plotësuar.
 
Reforma në Drejtësi duhet të zbatohet në praktikë, 800 gjyqtarë dhe prokurorë duhet të kalojnë në Vetting”.

Shenim per deklaratat e Gunther Krichbaum

Kryetari i Komisionit për Çështjet e BE në Bundestagun Gjerman, Gunther Krichbaum, i njohur tashmë si një personazh politik i afërt me PD, ka lëshuar “mallkimet” e rradhës në Tiranë kundër hgapjes së negociatave të Shqipërisë me BE. Nuk është hera e parë që Krichbaum lëshon rrufe kundër përpjekjeve të Shqipërisë për në BE, duke artikuluar qartazi pretendimet e PD-së, e cila është rreshtuar edhe me votë kundër hapjes së negociatave Shqipëri- BE. Në një konferencë shtypi që ai zhvilloi në Tiranë, ai qartazi dukej se po lexonte një deklaratë shtypi të PD-së, me ndryshimin e vetëm se ishte e përkthyer në gjermanisht. Krichbaum deklaroi se negociatat nuk do të happen pa u bërë reforma zgjedhore dhe dekriminalizimi. Të njëjtat teza të PD-së. Ai madje ka kërkuar të njëjtën gjë si dhe PD-ja që negociatat të hapen pas dy viteve të 2018. Më shumë se një qëndrim objektiv, në deklaratat e Krichbaum, një mik ky i Lulzim Bashës, vihet re thjeshtë një “shërbim’ ndaj PD-së dhe për rrjedhim qëndrimet e tij janë thjeshtë individuale dhe pa asnjë objektivitet. Edhe më parë Krichbaum në disa vizita që ka pasur në Tiranë ka lëshuar një sërë ‘mallkimesh” ndaj Shqipërisë, ku madje ka kërcënuar jo vetëm me mos hapje negociatash, por deri dhe në heqjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë. Qëndrime radikale këto që ai nuk ka ngurruar t’i shfaqë si në vizitën në Tiranë në mars të vitit 2015, në korrik 2016 kur diskutohej Reforma në Drejtësi, ku që të bëhej kompromis duke kërcënuar se në rast të kundërt Shqipërisë do i hiqej statusi i vendit kandidat. Krichbaum, në harkun e këtyre 2 viteve të fundit, ka folur edhe për CEZ, dekriminalizimin, refugjatët, zgjedhjet, hashashin, etj., për të gjitha temat e ditës që diskutohen në Tiranë. Ai nuk ka pasur asnjë mendim “origjinal”, por vetëm këndvështrimin e PD-së. Në të gjitha deklaratat e tij për Shqipërinë, që janë të panumërta, ai ka parë vetëm me “syze të errëta”. Krichbaum njihet si një mik i Bashës. Ai e pritur këtë të fundit edhe në takime në Bundestagun gjerman jo një herë por dy herë me rradhë, pa futur këtu një sërë takimesh të tjera. Thjeshtë ai ka ardhur në Tiranë sa herë ka pasur nevojë Basha. Dhe sot Basha ka nevojë më shumë se kurrë për zëra që janë kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, në mënyrë që PD të mos mbetet i vetmi zë kundër hapjes së negociatave.

Çfare ka deklaruar rregullisht Krichbaum

…“Së bashku me partitë e tjera të djathta e të qendrës në Europë, partive popullore europiane ne e mbështesim Partinë Demokratike të Shqipërisë me përvojën tonë. Këtë sigurisht ne nuk e lidhim me rezultate aktuale zgjedhore, sepse në demokraci një ngritje e rënie në zgjedhje është plotësisht normale”.

…“Vizita e Lulzim Bashës ishte e dyta brenda këtij viti në Gjermani. Ishte një vizitë e planifikuar kohë më parë, por natyrisht u prekën ngjarjet më të fundit në Shqipëri. Kemi folur hollësisht për valën e refugjatëve nga Shqipëria në Gjermani, e cila na preokupon mjaft neve këtu”.

…“Për ne, është një kusht i panegociueshëm për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit që politika shqiptare të dekriminalizohet. Në këtë pikë, Partia Demokratike ka bërë propozime të mira dhe unë shpresoj shumë që më në fund të kemi ujdinë mes qeverisë dhe opozitës. Por më lejoni të them hapur diçka lidhur me zgjedhjet lokale: ato çfarë raportohen mbi zgjedhjet nga ODIHR-i, qendra e zgjedhjeve të OSBE-së, janë – për një vend që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian – tërësisht të papranueshme”.

Armando Meta

 

 

 

 

 

 

Next Post
Bashkia e Tiranës prezanton projektbuxhetin në Njësinë 4, Paskali: Nuk ka rritje taksash

Bashkia e Tiranës prezanton projektbuxhetin në Njësinë 4, Paskali: Nuk ka rritje taksash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërron jetë i burgosuri 69-vjeçar në IEVP Fier, ishte transferuar në spital në gjendje të rënduar

Ndërron jetë i burgosuri 69-vjeçar në IEVP Fier, ishte transferuar në spital në gjendje të rënduar

April 22, 2026
Rama: Dy kroçiera me 150 turistë në bord ankorohen në Durrës, rritet interesi për Shqipërinë

Rama: Dy kroçiera me 150 turistë në bord ankorohen në Durrës, rritet interesi për Shqipërinë

April 22, 2026
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE

Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE

April 22, 2026
Skandali i festave me eskorta, dalin përgjimet për lojtarin e Serisë A: Jam shtatzënë…

Skandali i festave me eskorta, dalin përgjimet për lojtarin e Serisë A: Jam shtatzënë…

April 22, 2026
Berisha mbledh grupin: Kryengritja tjetër duhet të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

Berisha mbledh grupin: Kryengritja tjetër duhet të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

April 22, 2026
“Do rrisim trupat në 460 mijë”,  Gjermania zotohet të ndërtojë ushtrinë më të fortë në Evropë deri në vitin 2039

“Do rrisim trupat në 460 mijë”, Gjermania zotohet të ndërtojë ushtrinë më të fortë në Evropë deri në vitin 2039

April 22, 2026
Shoqatat e Biznesit, 6 kërkesa qeverisë për shkak të rritjes së çmimit të naftës

Shoqatat e Biznesit, 6 kërkesa qeverisë për shkak të rritjes së çmimit të naftës

April 22, 2026
SPAK godet një grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro

Me urdhër të SPAK/ Operacion kundër Call-Center-ave mashtrues, Policia dhe BKH kontrolle në Tiranë

April 22, 2026
Gjykata e Posaçme, “ultimatum” Majlinda Bufit!

Gjykata e Posaçme, “ultimatum” Majlinda Bufit!

April 22, 2026

E keqja më e madhe: Berisha etj.

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In