Deputeti i PD, Florion Mima foli oret e fundit ne nje emision ekonomie te medias vizive për shifra dhe raporte zyrtare që lidhen me vlerën e drogës që prodhohet në Shqipëri.
Mima tha se vlera e drogës shqiptare në tregun europian me pakicë kap shifrën e 13 miliardë euro.
Deputeti i PS, Ervin Bushati kundërshtoi shifrat e Mimës me argumentin se ato nuk janë të publikuara nga raporte zyrtare. (b.an)