• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti demokrat: Të gjitha arsyet pse i humb zgjedhjet PD-ja!

by E S
05/05/2025 22:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Ferdinand Xhaferaj ishte i ftuar në emisionin Dekalog nga gazetari Roland Qafoku në Dritare TV.

Xhaferaj ka bërë një analizë ku tregon të gjithë arsyet që sipas tij nuk do ta lejojnë PD të shpallet fituese e zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas deputetit, Sali Berisha është përgjegjës se përse këto zgjedhje përfaqësohen nga një opozitë të pa fuqishme për të sjell rotacion politik.

“Unë kritikën e bazoj në argument ndaj them se zgjedhjet në demokraci i karakterizon pasiguria që fituesi nuk dihet. Ndryshe nga këto zgjedhje ku rezultati dihet, dhe prandaj janë zgjedhjet më të shëmtuara që kam parë ndonjëherë. Palët kanë hyrë në garë për interesa të kundërta, pra mënyra se si e djathta u konceptua dhe vendimmarrja që pati për këto 3 vite dhe për shumë gjëra të tjera është e formuar në atë mënyrë që nuk e siguron dot rotacionin. Nuk kam dëshirë ta pranoj por këto zgjedhje i fiton Partia Socialiste.

Që para 3 vitesh kur kam filluar kritikat për mënyrën se si po bëheshin punët në PD, e kam thënë dhe do ta them kam shumë dëshirë që Sali Berishës ti hiqet non-grata. Dua ti hiqet për mënyrën si e ka drejtuar këtë shtet krahasuar me të tjerët. Berisha mund të jetë i fundit që duhet të kishte atë status. Kam qenë dhe jam mbështetës i SPAK-ut por procesi ligjor që nisi ky institucion ndaj Berishës ishte mbi disa argumente të lëkundshëm këto qëndrime do ti them gjithmonë por këto nuk më bëjnë mua të besoj se do ti fitojmë zgjedhjet.

E mori Lulzim Bashën dhe e solli në PD, nuk e largoi as në 2017 e as në 2021-in kur Basha nuk ishte i zoti të zgjidhte hallin e demokratëve pra nuk fitoi. U mor dhe e largoi kur Lulzim Basha filloi të merrej me atë personalisht. Më pas ai u rikthye filloi me rithemelimin. Kjo na bëri ne të bashkoheshim përsëri duke menduar se problemet që kemi me Sali Berishën janë shumë më të vogla se sa me Lulzim Bashën.

Ne nuk mund të zhvillonim luftë me njëri-tjetrin kur përballë kishim Edi Ramën. Gjithmonë mendonim se e nisi këtë lëvizje për të rikthyer rotacionin dhe vetë do të bënte një hap mbrapa. Nuk ndodhi. Caktoi drejtues politik jo mbi kritere se kush jep më shumë në qarkun caktuar por mbi kriterin kush më qëndroi mua afër dhe kush më shërbeu kur unë kisha probleme me drejtësinë.

Një element tjetër ishte që nuk i respektoi primaret. Gjithashtu ndërtoi lista me kriterin se kush i kishte shërbyer atij. Të gjitha këto janë arsyet pse ne po futemi në këto zgjedhje me një opozitë të pa fuqishme për të sjell rotacion politik”, u shpreh deputeti Ferdinand Xhaferaj.

Next Post
Barometri, matja finale: Cila është partia më e përshtatshme për të qeverisur vendin

Barometri, matja finale: Cila është partia më e përshtatshme për të qeverisur vendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xi dhe Putin takohen në Bishkek, presidenti kinez: Themeli do jetë më i fortë, bashkëpunim i mëtejshëm mes dy vendeve tona!

Xi dhe Putin takohen në Bishkek, presidenti kinez: Themeli do jetë më i fortë, bashkëpunim i mëtejshëm mes dy vendeve tona!

August 31, 2026
Punonjësit e shpëtimit hyjnë më thellë në zonën e goditur nga rrëshqitja e dheut në kufirin Kinë-Nepal

Punonjësit e shpëtimit hyjnë më thellë në zonën e goditur nga rrëshqitja e dheut në kufirin Kinë-Nepal

August 31, 2026
Komisionerja Marta Kos: Lavdërimi i Ratko Mlladiç nuk ka vend as në BE dhe as në vendet që synojnë anëtarësimin!

Komisionerja Marta Kos: Lavdërimi i Ratko Mlladiç nuk ka vend as në BE dhe as në vendet që synojnë anëtarësimin!

August 31, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim!

August 31, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Telendisja e Sali Berishës për një vizë amerikane

August 31, 2026
A mund ta përjashtojë BE-ja Spanjën nga zona Schengen për shkak të krizës në Ceuta? -

Sanchez akuzoi rrjetet ruse e izraelite për krizën në Ceuta, reagojnë Kremlini dhe Tel Avivi: Të pabaza, gënjen pa turp!

August 31, 2026
Superiorja/ Egnatia përmbys Vorën dhe nis shkëputjen në krye

Superiorja/ Egnatia përmbys Vorën dhe nis shkëputjen në krye

August 31, 2026
“Industri ushtarake e rëndësishme”- Rama ndan pamjet nga kantieri “Guna”: Synohet punësimi i mbi 1000 personave, prodhime taktike dhe për aleatët e NATO-s

“Industri ushtarake e rëndësishme”- Rama ndan pamjet nga kantieri “Guna”: Synohet punësimi i mbi 1000 personave, prodhime taktike dhe për aleatët e NATO-s

August 31, 2026
Agjencia për Energji këshillon BE-në që të ruajë gazin, ja çfarë skenarësh priten

“Çmenden” çmimet e gazit në Evropë, shkojnë në mbi 70 euro, shkaku kryesor lufta në Lindjen e Mesme!

August 31, 2026
FOTO/ Po hynin ilegalisht në Shqipëri, kapen 80 litra insekticide në Portin e Durrësit! Ngarkesa pa dokumentacion në një furgon dhe…

FOTO/ Po hynin ilegalisht në Shqipëri, kapen 80 litra insekticide në Portin e Durrësit! Ngarkesa pa dokumentacion në një furgon dhe…

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com