• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti demokrat: Kam bojkotuar mbledhjet e grupit! Berisha, Meta e Basha figura të konsumuara, i japin Ramës fitoren e radhës

by Java News
01/05/2024 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë figura të konsumuara që i japin një tjetër mandat Edi Ramës. Kështu deklaroi në “Studio Live” në Report Tv deputeti i opozitës Dash Sula, ndërsa nënvizoi se në kushtet aktuale opozita nuk fiton.

“Berisha, Basha, Meta janë figura të konsumuara. Problemi i opozitës është i madh. E kam thënë Berisha, Basha dhe Meta janë figura të konsumuara. Nëse vazhdojmë kështu Rama është fitues”, shtoi ai.

Shqetësuese për Sulën është fakti që deputetët opozitarë e bëjnë luftën për karrige.

“Lëpihen për të marrë një mandat, kjo është e rëndë dhe kjo më shqetëson mua”, shtoi Sula.

Deputeti i opozitës nënvizoi se as Berisha dhe as Basha nuk kanë votat për të ardhur në pushtet.

“Basha nuk ka as 10% të votave. Sali Berisha 30%. Zoti Basha na ka bërë dëm të madh. Zoti Basha nuk ka lëvizur që kur ke qenë ti në krah të djathtë të tij. Ti ke lëvizur ai nuk ka lëvizur. Në maj të vitit 2021 Sali Berisha u shpall non grata. Edhe djegia e mandateve është gabim trashanik i Bashës. Pse i dogji mandatet? Nuk binte qeveria e Edi Ramës”, shtoi deputeti.

Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti Sula tha se për shkak të situatës në të cilën ndodhen fraksionet e opozitës, i ka bojkotuar edhe mbledhjet e grupit.

“Unë nuk shkoj në mbledhje grupi prej një muaji e kam bojkotuar se vendimet që merren nuk janë të drejta”, u shpreh më tej deputeti.

Analisti Poli Hoxha bëri një analizë të Sali Berishës e Ilir Metës në opoztë dhe raporteve mes tyre.

“Një prej tezave të Metës ajo e nepotizmit. Për një periudhë të gjatë, por veçanërisht pas problemeve të Berishës me SPAK mbajti distancë higjenike me të dhe nuk ia fal Berisha. Por tani që iu lëpi meta poshtë ballkonit Berisha nuk ia zuri emrin me gojë. Zoti Meta papritur tha do jem unë kryeministri duke shtuar se presidenti i presidentëve është Berisha. Mesazhi ishte: nëse nuk është zoti Berisha atëherë jam unë. Hodhi dhe tezën tjetër, para pak kohësh Argita Malltezi pranoi se hap pas hapi po futen në lidership. Pas kësaj doli meta e na nxori teorinë e nepotizmi”, shtoi më tej ajo.

I pyetur se përse opozita nuk ka mbështetjen e qytetarëve, Sula tha: “Problemi është i thellë, ka nisur para shumë vitesh. Nuk ka faj shoqëria sepse s’di nga t’ja mbajë. Opozitë e shkatërruar, qeveri e korruptuar.”

“Jam totalisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhemi. Uroj që SPAK të bëjë goditje të forta që këto politikanët të kuptojnë se i ka ardhur fundi ciklit të tyre. Këta politikanë duan që SPAK ta deligjitimojnë”, shtoi Sula./m.j

Next Post
Shpërthimet e Metës ndaj SPAK dhe bashkimi me militantët poshtë ballkonit të Berishës, Mërtiri: Po i bën të gjitha këto për të mos u arrestuar

Shpërthimet e Metës ndaj SPAK dhe bashkimi me militantët poshtë ballkonit të Berishës, Mërtiri: Po i bën të gjitha këto për të mos u arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In