• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Deputetët që kishim

by
25/05/2015 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gjergj Erebara/ Një numër i madh deputetësh, por edhe kandidatësh për kryebashkiakë në zgjedhjet e ardhshme, duket se ngurrojnë shumë që të publikojnë një CV. Disa prej deputetëve nuk e kanë të publikuar një të tillë në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë ndërsa disa të tjerë duket se i ka kapur delli për shkollë në moshë të madhe, shpesh, pasi kanë marrë poste të rëndësishme publike si kryebashkiakë apo deputetë.

Situata nuk është aspak e re.

Në vitin 1962 shqiptarët votuan për 214 deputetë në Kuvendin Popullor, emri zyrtar i parlamentit të Shqipërisë deri në vitin 1998. Nga këto, më pak se gjysma kishin arsim të lartë dhe, besojeni apo jo, 14,5 për qind klasifikoheshin në statistikat zyrtare si “pa arsim tetëvjeçar”. Rreth 18 për qind kishin vetëm arsim tetëvjeçar.

Shifrat nuk janë njësoj të krahasueshme me kohën tonë për shkak se Universiteti i Tiranës në atë kohë qe në fillesat e veta ndërsa dhe arsimi fillor qe ende shumë larg nga të qenit universal. Në tri dekadat që pasuan, numri i deputetëve me shkollë të lartë u rrit ndërsa deputetët me arsim më të ulët ra. Megjithatë, në vitin 1982 Shqipëria zgjodhi 250 deputetë dhe nga këto ende 10 prej tyre qenë zyrtarisht “pa arsim tetëvjeçar”.

Vetëm në zgjedhjet e vitit 1987, Shqipëria shënoi përfundimit dhe për herë të parë zero deputetë pa arsim. Ndërkohë, pjesa e deputetëve me arsim tetëvjeçar dhe të mesëm mbeti në shifra të konsiderueshme, pavarësisht se tashmë Universiteti i Tiranës kishte disa dekada jetë dhe vendi kishte diplomuar sakaq rreth 30 mijë vetë. Për zgjedhjet e fundit të regjimit komunist, ato të vitit 1987, 13,6 për qind e 250 deputetëve qenë zyrtarisht me shkollë të mesme ndërsa 1.6 ër qind qenë me arsim tetëvjeçar.

Ka një dallim të madh se si Shqipëria raporton mbi statistikat e kuvendit para dhe pas viteve 1990. Për shembull, vjetarët statistikorë të kohës së komunizmit rendisnin përbërjen e kuvendit sipas gjinisë, sipas grupmoshës dhe sipas nivelit arsimor. Vjetari i fundit i INSTAT i publikuar pak ditë më parë, i paraqet të dhënat mbi kuvendin vetëm në bazë të gjinisë. Është e vështirë të gjesh të dhëna për përbërjen e kuvendit sipas nivelit arsimor pas viteve 1990, pavarësisht se sot konsiderohet e pazakontë që një deputet të mos ketë arsim të lartë. Disa prej deputetëve, CV-të e të cilëve janë të publikuar në faqen zyrtare të kuvendit, u mungojnë të dhëna të detajuara mbi arsimin, psh vitet kur kanë kryer studimet apo universitetin që kanë ndjekur.

pjesemarrja-ne-votime

Sa i përket gjinisë, koha e komunizmit ironikisht mund të konsiderohet si periudha e artë për pjesëmarrjen e grave në politikë, sido që, kjo pjesëmarrje qe thjesht një gënjeshtër si për gratë, ashtu edhe për burrat. Megjithëse shqiptarët votonin në kohën e komunizmit, përmes votës së detyruar ata thjesht certifikonin kandidatin që e kishte përzgjedhur Partia e Punës. E njëjta gjë ndodh edhe sot. Shqiptarët mund të certifikojnë kandidatët që ka zgjedhur njëra apo tjetra parti.

Në zgjedhjet e para pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria pati 82 deputetë nga të cilët, 6 ose 7.3 për qind, ishin gra. Përqindja e grave u shtua vazhdimisht duke shënuar kulmin në vitin 1974, ndërkohë që dhuna dhe shkelja masive e të drejtave të njeriut u shumëfishua gjithashtu gjatë kësaj periudhe. Gjithsesi, statistikisht, Shqipëria kishte 83 deputete të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit 1974 nga 250 deputetë gjithsej. Me 33.6 për qind të parlamentit të përbërë nga gratë, Shqipëria ka gjasa që do të mbante vend të parë në botë për pjesëmarrjen e grave në politikë në atë kohë. Kjo pjesëmarrje masive e grave në politikë atëhere, njësoj si dhe sot, nuk shërben si një tregues i arritjeve të vendit në demokraci. /BIRN/

deputete-sipas-gjinise

Next Post

Foto e rrallë/ Ibrahim Rugova në ditët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

March 14, 2026
Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

March 14, 2026
Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

March 14, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me Iranin

March 14, 2026
“Marule” për të blerë dokumente greke? Ardit Bido zbulon faktet kundër Belerit

Një debat përtej një rasti: momenti për të rishikuar politikën penale

March 14, 2026
Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

March 14, 2026
Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

March 14, 2026
Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

March 14, 2026
Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

March 14, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In