• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët kapen me “presh në duar”, hapin faqe erotike gjatë seancave në Kuvend

by Java News
28/10/2017 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Argëtimi i disa deputetëve, gjatë seancave plenare maratonë, duke hapur faqe me përmbajtje jo etike në ekranin e telefonave të tyre, ka qenë për herë të parë objekt diskutimi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, në datën 4 tetor. Diskutimi është zbardhur nga Shqiptarja.com. Fillimisht, deputetët që kanë hapur faqe erotike në sallën e parlamentit, janë ankuar tek organet e Kuvendit të Shqipërisë, për shkak se mediat, të vendosura mbi sallën e Parlamentit, pas kurrizit të ligjvënësve, kanë pasqyruar interesin e tyre për video apo foto me përmbajtje jo etike. Madje, disa prej ligjvënëse janë përplasur me stafin e Kuvendit për këtë çështje. Ndërkaq, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, u ka kërkuar kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Socialiste Taulant Balla, Partisë Demokratike Edmond Spaho dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, që ta diskutojnë këtë shqetësim me deputetët që hapin faqe në internet me përmbajtje jo etike.

“Është ngritur një shqetësim lidhur me sjelljen e deputetëve në sallën e Kuvendit dhe raporti me medien. Meqenëse ne i kemi të gjitha kamerat lart, shumë deputetë gjatë seancave hapin internetin në faqe nga më të ndryshmet dhe ndonjëherë jo etike dhe pastaj dalin në media. Ky është një problem i madh shqetësues, sepse ka raste që edhe deputetët acarohen me stafin e Kuvendit, ndërkohë që stafi i Kuvendit, qoftë edhe ata që mbulojnë medien nuk mund të mbajnë përgjegjësi për veprimet tona si deputetë, që hapim, lexojmë dhe medie nga lart pastaj i nxjerr. E them këtë që ju kryetarët e grupeve parlamentare është mirë, është pjesë e etikës në fakt dhe Rregullorja e Kuvendit e ka që nuk përdoren celularët, por… Ata janë ankuar, z. Vasili… Ekzakt, por ata nuk mund të ankohen për stafin e Kuvendit, nëse i stafi i Kuvendit nuk arrin dot të menaxhojë mediet lart”, është shprehur deputetja Hysi.

Ndalimi i telefonave
Shqetësimi për deputetët që hapin faqe me përmbajtje jo etike, gjatë seancave plenare, u ngrit gjatë diskutimeve për projektvendimin për Kodin e Sjelljes së Deputetëve. Shqiptarja.com sjellë në vëmendje se neni 11 i Kodit të Sjelljes parashikon edhe ndalimin e përdorimit të telefonit nga deputeti gjatë seancave plenare dhe mbledhjeve të tjera të organeve të Kuvendit, duke përfshirë komisionet parlamentare, komisionet hetimore, komisionet e posaçme, Konferencën e Kryetarëve, Këshillin për Legjislacionin, Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit etj. Gjithashtu, gjatë zhvillimit të punimeve të Kuvendit në komisione dhe seancë plenare, deputeti duhet të paraqitet me veshje zyrtare. Legjislacioni në fuqi pothuajse nuk parashikon asgjë për etikën e sjelljes së deputetëve. Rregullorja e Kuvendit ka vetëm disa rreshta për këtë çështje, ku në nenin 62, parashikon që deputetët nuk duhet të përdorin gjuhë ofenduese dhe joparlamentare në Kuvend, të përhapin informacione që cenojnë jetën private të cilitdo, të sillen në mënyrë të padenjë ose të shkaktojnë rrëmujë në mjediset e Kuvendit.

Faqet erotike
Argëtimi i disa deputetëve, gjatë seancave plenare maratonë, duke hapur faqe me përmbajtje jo etike në ekranin e telefonave të tyre, ka qenë për herë të parë objekt diskutimi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

Shqetësimi
Deputetja e Vasilika Hysi, u ka kërkuar kryetarëve të grupeve parlamentare që ta diskutojnë këtë shqetësim me deputetët që hapin faqe në internet me përmbajtje jo etike.

Diskutimet në Konferencën e Kryetarëve
-Vasilika Hysi:
 Z. Kryetar, unë kam diçka për projektkodin e etikës. Ka dy vjet që është diskutuar ndërmjet grupeve parlamentare. Vitin e shkuar është bërë një tryezë me ekspertë të Këshillit të Evropës, të BE-së dhe të OSBE-së. Ka qenë në planin e veprimit të Kuvendit të Shqipërisë. Ka dalë i parealizuar në një nga pesë detyrat që kemi në kuadër të integrimit evropian, por, njëkohësisht, do të jetë edhe një nga pikat që do të diskutohet me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, GRECO, në konferencën e Romës. Sugjeroj që, përveç përfshirjes në kalendar, të ketë konsensus për t’u ulur, për ta parë, se është gati. Janë disa reflektime të vogla që mund t’i bëhen dhe t’i kalohet Këshillit të Rregullores dhe Mandateve.

-Taulant Balla: Ne kemi 3 vjet që kemi filluar punën për këtë. Ish-kryetari i Kuvendit, z. Meta, është përpjekur disa herë që ta fuste këtë në punimet e Kuvendit, por edhe atëherë, në vendin e z. Spaho, z. Paloka, ka kërkuar kohë që kjo çështje të shqyrtohet nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Tani, proceduralisht, ne duhet ta depozitojmë me firma këtë projekt, z. kryetar. Unë si kryetar i grupit, zonja Hysi, edhe si nënkryetare Kuvendi, nëse doni, por edhe si pjesë e grupit që ka diskutuar për këtë çështje, ka firmosur edhe zoti Manja, do të ishte mirë dhe në nderin e Kuvendit që kjo të bashkëfirmosej dhe të hynte në procedurën parlamentare. Nuk hyn në procedurën parlamentare po nuk mori firmat e deputetëve. Të mos fshihem pas gishtit! Ta firmosim këtë. As z. Meta, as z. Ruçi nuk e kishin gabim që e shtynë këtë, përkundrazi bënë shumë mirë që e shtynë, sepse në fund të fundit, do të shkohet përballë Këshillit të Evropës në datën 26, që është edhe sponsorizuesi, qoftë financiar, qoftë politik, i këtij projekti shumë të rëndësishëm dhe ne do t’u themi që “ende nuk e kemi futur në procedurë parlamentare”. Të hyjë në procedurë parlamentare dhe të shkojë në Këshillin e Rregullores, por besoj edhe në ndonjë komision, në Komisionin e Ligjeve të paktën, dhe të përcaktojmë se kur do të zhvillohen mbledhjet. Ndërkohë, Partia Demokratike, ditën e hënë, kur ka edhe mbledhjen e grupit, apo ditën e martë, Lëvizja Socialiste për Integrim po ashtu, ne po ashtu, ditën e hënë… Po, po. Ta rifirmosim së bashku.

-Edmond Spaho: Për sa i takon Kodit të Etikës, opinionin tonë do ta sjellim shumë shpejt. Më e rëndësishme se Kodi mendoj se është praktika parlamentare, se mund të kemi Kod dhe të vazhdojmë të sillemi pa etikë dhe ajo që e pëson në raste të tilla gjithmonë është opozita, e cila ndodhet nën presionin e maxhorancës, të pushtetit. Për Kod Etike më të interesuar jemi ne, por nuk duam që Kodi i Etikës të përdoret për t’i zënë gojën opozitës, se boll mjetet joligjore.

-Vasilika Hysi: Është ngritur një shqetësim lidhur me sjelljen e deputetëve në sallën e Kuvendit dhe raporti me medien. Meqenëse ne i kemi të gjitha kamerat lart, shumë deputetë gjatë seancave hapin internetin në faqe nga më të ndryshmet dhe ndonjëherë jo etike dhe pastaj dalin në media. Ky është një problem i madh shqetësues, sepse ka raste që edhe deputetët acarohen me stafin e Kuvendit, ndërkohë që stafi i Kuvendit, qoftë edhe ata që mbulojnë medien nuk mund të mbajnë përgjegjësi për veprimet tona si deputetë, që hapim, lexojmë dhe medie nga lart pastaj i nxjerr. E them këtë që ju kryetarët e grupeve parlamentare është mirë, është pjesë e etikës në fakt dhe Rregullorja e Kuvendit e ka që nuk përdoren celularët, por…

-(Diskutime pa mikrofon)

-Vasilika Hysi: Ata janë ankuar, z. Vasili…

-(Diskutime pa mikrofon)

-Vasilika Hysi: Ekzakt, por ata nuk mund të ankohen për stafin e Kuvendit, nëse i stafi i Kuvendit nuk arrin dot të menaxhojë mediet lart.

-Gramoz Ruçi: Ju lutem, edhe diçka të fundit, do të kërkoja mirëkuptimin tuaj për një gjë. Ju lutem, z. Spaho, z. Vasili dhe z. Balla, dua të njoftoj edhe Konferencën e Kryetarëve për vetë rëndësinë që ka problemi. Autoriteti i Hapjes dhe i Transparencës së Dosjeve në bashkëpunim me Institutin e Krimeve të Komunizmit dhe me Institutin Albanologjik kanë kërkuar bashkëpunimin edhe me ne si Kuvend. Në datën 10 është 70-vjetori i pushkatimit të 15 deputetëve dhe kjo drejtori ka kërkuar një takim me mua. Unë jam shprehur se jam plotësisht dakord dhe do të kërkoja që të bashkëpunoja edhe me grupet parlamentare../shqiptarja.com

ma.me

Next Post
Vendimi i FIFA-s: 400 milionë dollarë premio për kampionin e’Rusia 2018′

Vendimi i FIFA-s: 400 milionë dollarë premio për kampionin e'Rusia 2018'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Dita e sotme me shi dhe shtrëngata, temperaturat nuk ndryshojnë

January 21, 2026
21 Janari, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke, por sado të vonojë nuk do të harrojë

21 Janari, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke, por sado të vonojë nuk do të harrojë

January 21, 2026
“21 Janari”/ Sot 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në bulevard, krimi shtetëror që ende kërkon drejtësi

“21 Janari”/ Sot 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në bulevard, krimi shtetëror që ende kërkon drejtësi

January 21, 2026
600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In