• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Deputetët holandezë votojnë kundër negociatave për Shqipërinë

by A R
21/06/2018 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti i Holandës i ka thënë ‘JO’ hapjes së negociatave për Shqipërinë.  125 deputetë nga shumica dhe opozita kanë votuar kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Vendimi i parlamentit holandez për mocionin e paraqitur nga Komisioni për çështjet me Europën është marrë pasditen e sotme pas diskutimeve. Vendimi nuk ishte i papritur, pasi Holanda e kishte paralajmëruar në muajt e fundit, ndërsa edhe sot ministri i Jashtëm deklaroi se Shqipëria nuk është gati, pasi ka probleme me krimin dhe korrupsionin.

“Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Më shumë përparime duhet të bëhen në këto pika” thotë ministri i Jashtëm Stef Blok, para votimit të mocionit në parlament. Ndërsa disa nga deputetët janë shprehur ndër të tjera ‘Shqipëria nuk ka përmbushur 5 prioritetet. Nuk ka të dhëna të sakta për krimin e organizuar. Ka probleme me të dhënat e luftës ndaj korrupsionit. Rezoluta pritet të dërgohet në parlament për votim’.

Deputeti i CDA (Kristian Demokratëve) Van Helvert u shpreh se është i vetëdijshëm për ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor, por kjo sipas tij nuk është arsye pazar. “Nuk janë kritere për të bërë pazar për anëtarësimet. Përsa i përket reformës në gjyqësor nga 800 gjyqtarë vetëm dhjetë janë testuar. Atëherë nuk mund të thuash: vendi është gati për negociata për anëtarësim” tha ai. Në Holandë vetëm progresistët e ‘D66’ ishin pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. ‘Negociatat nuk do të thotë se ata mund të bashkohen tani me ne” tha deputeti Verhoeven i D66. Vendimi u paralajmërua sot edhe nga gazeta më e madhe holandeze ‘De Telegraf’. “Holanda bllokon pranimin e Shqipërisë në BE”. Kështu shkruante ‘De Telegraf’, disa orë para vendimit, që u konfirmua në mbrëmjen e sotme. /Shqiptarja.com

Next Post
DOSJA/ Rrëfimi i Durim Bamit: Si më pagoi Doshi që të akuzoja Metën për atentat

DOSJA/ Rrëfimi i Durim Bamit: Si më pagoi Doshi që të akuzoja Metën për atentat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

March 20, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Komunistë që keni marrë peng opozitën”, Kokalari nuk i ndahet Nokës: Berisha nuk është i djathtë…

March 20, 2026
“TikTok” nuk ndalohet në SHBA! Presidenti Trump firmos urdhrin ekzekutiv

“Nuk dua të bëj armëpushim në Iran”, Trump: Ata janë kafshë, po i zhdukim

March 20, 2026
Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In