• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët gjermanë përgëzojnë ecurinë e Reformës në Drejtësi: Mbështetje për forcimin e shtetit të së drejtës

by Java News
02/10/2019 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermani ka rikonfirmuar mbështetjen e tyre për vendin tonë për sa i përket Refomrës në Drejtësi. Së fundmi një delegacion gjerman i CSU-së është takuar me Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ku shprehën velrësimin e tyre mbi rezultatet e arritura mbi implementimin e Reformës në Drejtësi.

Delagacioni nga Landtag-u i Bavarisë,  kryesuar nga Thomas Kreuzer, deputet dhe kryetar i grupit parlamentar, shprehu konsideratë të lartë ndaj punës së ministres Gjonaj, duke nënvizuar se do të vijohet më tej t’i ofrohet përkrahje për projektet që kanë në fokus forcimin e shtetit të së drejtës.

Delegacioni gjerman shprehu interes mbi luftën kundër korrupsionit dhe masat e ndërmarra duke siguruar mbështetje për Ministrinë e Drejtësisë në rrugën e reformave që po afrojnë vendin me Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër, Gjonaj falënderoi deputetët për vizitën për mbështetjen e ofruar ndaj punës së saj si ministre por edhe në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Ministrja bëri një rrezyme të të gjithë punës që është bërë për Reformën në Drejtësi, ku theksoi se zbatimi i saj është duke realizuar një ndryshim radikal dhe unik në llojin e vet në të gjithë rajonin, por edhe më gjerë.

Pala gjermane u njoh hollësisht edhe me rezultatet e vettingut si dhe me procesin e plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, procese të cilat do të mbyllen brenda muajit tetor 2019.

“Vlerësimi dhe mbështetja e CSU-së gjermane për punën tonë, është motivim i shtuar për të çuar më tej reformat e ndërmarra mbi fuqizimin e shtetit të së drejtës.  E nderuar, që vizita e delegacionit gjerman  në Ministrinë e Drejtësisë, ishte e mbushur me mesazhe pozitive për atë çka kemi bërë, atë çka po bëjmë dhe atë që kemi premtuar se do të bëjmë deri në përmbushjen e objektivave tona të cilat janë të përputhura me standardet europiane. I shpreha falënderime grupit të deputetëve të kryesuar nga z. Thomas Kreuzer për të gjithë përkrahjen e ofruar, duke mbajtur në këmbë urat tonë të bashkëpunimit dhe konkretisht luftës kundër korrupsionit“,  nënvizon Gjonaj.

Më tej, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit, ajo njohu palën gjermane mbi rezultatet e punës së Task Forcës Nderinstitucionale Antikorrupsion si dhe me ngritjen e Rrjetit të Koordinatoreve Antikorrupsion në institucionet dhe agjencitë qendrore që ofrojnë sherbime ndaj qytetarëve.

g.kosovari

Next Post
Policia greke shkatërron grupin e kokainës dhe heroinës në Janinë, koka ishte shqiptar

Policia greke shkatërron grupin e kokainës dhe heroinës në Janinë, koka ishte shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In