• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët gjermanë: Inkurajojmë vendimmarje pozitive për integrimin e Shqipërisë

by Java News
21/10/2021 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një delegacion i Bundestagut gjerman janë takuar në Tiranë me deputetin socialist Taulant Balla, me të cilin kanë biseduar për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Në përfundim të këtij takimi, deputetët gjermanë shprehën mbështetjen e tyre për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Delegacioni i Bundestagut vlerësuan rikthimin e opozitës në Kuvend dhe theksuan se puna e Parlamentit do të jetë vendimtare në rrugën drejt integrimit europian.

“Partia Socialdemokrate (gjermane) do të bashkëpunojë për të inkurajuar vendimmarjen pozitive për Shqipërinë për integrimin europian. Ne përshëndesim progresin që ka bërë Shqipëria në veçanti në lidhje me Reformën në Drejtësi që ishte kusht i BE dhe jemi të gëzuar që shohim Parlamentin e ri, pozitën dhe opozitën që duhet të bashkëpunojnë për të krijuar institucione të forta.

Jemi gjithmonë të kënaqur që do vazhdojmë bashkëpunimin midis fraksioneve simotra socialiste. Puna e parlamentit është shumë e rëndësishme në periudhën që do vijë sidomos për integrimin në BE, dhe jemi të kënaqur që PS do vazhdojë punën e tyre në këtë 4-vjeçar. Jemi të bindur që procesi i integrimit është i rëndësishëm. Integrim do të thotë që Shqipëria do të ketë zhvilluar pjesën e ekonomisë dhe do ketë arritur standarde që do jenë në të mirë të shoqërisë”, u shprehën deputetët gjermanë.

g.kosovari

Next Post
Formimi i Gjykatës Kushtetuese, reagon ambasadori gjerman dhe Sorenca: U përmbush një kusht qendror për integrimin

"Do të bashkëpunoni me PD nëse Berisha zgjidhet kryetar?" - Soreca habit me përgjigjen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com