• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët e rinj që futen në Parlament, nëse ministrat lënë mandatet

by A R
28/08/2017 03:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 2013 kryeministri Rama tha se do të ndjekë një risi në përfaqësimin politik, – papajtueshmërinë midis mandatit të deputetit dhe të ministrit. Pjesa më e madhe e ministrave, përfshirë edhe ministrat e LSI aleate, dhanë dorëheqje nga mandati parlamentar për t’ia kaluar atë emrit pasues në listën shumë-emërore. Skandalet që lidhen me de-kriminalizimin në rastin e Lezhës dhe praktika e papajtueshmërisë së mandateve çuan në konsumimin e listës proporcionale të PS dhe kalimin e mandatit të saj të fundit tek LSI. Siç duket, më 2017 kryeministri Rama nuk do të ndjekë të njëjtën praktikë. Ai nuk ka folur publikisht për vijimin e praktikës së ndarjes së mandateve, megjithëse në statusin e PS është theksuar me forcë standardi i papajtueshmërisë së dy mandateve në nivele politike dhe drejtuese në PS.

Duke iu referuar emrave të kabinetit të ri qeveritar dhe praktikës së vitit 2013 për papajtueshmëri midis mandatave ministra – deputetë, atëherë rezulton se do të duhet të kemi 12 deputetë të rinj.

Tabela e Institutit të Studimeve Politike dhe projektit monitorues të parlamentit www.deputetim.al paraqet ndryshimet që do të duhej të ndodhnin. Në qarkun Berat mandati do ti kalonte emrit pasues, Konomi. Në Gjirokastër, për shkak të detyrimit për kuotë gjinore, mandati do ti kalonte një femre kandidate, Artemis Dralo, e angazhuar në Universitetin e këtij qyteti. Në Lezhë mandati do ti kalonte zonjës Jaku, drejtuese lokale e PS, kurse në Shkodër do të duhej të kemi dy emra të rinj, përfshirë biznesmenin Luli, i cili rezultoi fitues në Pukë, por në vend jofitues në listën proporcionale. Në Korçë vjen Ardit Petrika në vend të ish zvkryeministrit Peleshi.

Në Tiranë do të siguronin mandate juristi Braho, ish figurë e rëndësishme e LSI, kreu i FRESH Hyska, ish ministrja Harito, një emër nga stafi i ish ministrit Tahiri si dhe juristja Hobdari. Në Vlorë mandati i ministrit Gjiknuri do ti kalonte emrit të parë grua të listës së mbetur, konkretisht Eloma Hodaj (Kurti), shefe kabineti e kryetarit të bashkisë Vlorë. Pesë qarqet e tjera, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier e Kukës nuk kanë ministër. /Instituti i Studimeve Politike

Next Post
Aeroporti i Hjustonit mbylllet për shkak të përmbytjeve

Aeroporti i Hjustonit mbylllet për shkak të përmbytjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com