• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetet e reja, zbardhen pasuritë e Dumës, Pampurit, Spiropalit dhe Mesit

by Java News
04/03/2018 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen pasuritë e deputeteve të reja të Kuvendit. Deputetet janë kryesisht të pasura, vijnë nga një e shkuar që, sipas të ardhurave që kanë krijuar rezulton e suksesshme.

Gratë deputete para si t’i hynin jetës parlamentare kanë “trashëguar” nga puna në profesione të lira apo në biznes të ardhura të majme.

Prona të patundshme, shtëpi, dyqane, makina e llogari bankare që variojnë nga modestet prej 1 mijë eurosh e deri të 50-60 mijë euro.

Open Data Albania ka publikuar të dhëna për pasuri, të ardhura dhe shpenzime të deklaruara për 11 deputet që janë ulur për herë në parë në sallën e parlamentit këtë sesion parlamentar.

Referuar të dhënave të deklaruara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe të publikuar nga ODA mësohet se zëvendëskryeministrja Senida Mesi është ndër parlamentaret më të pasura. Mesi ka deklaruar se është pronare me 50 % të sipërfaqes së një apartamenti banimi me sip. 147.61 m2 për banim plus 150 m2 verandë në Shkodër.

Ajo ka deklaruar 10 llogari bankare, me vlera nga 1 mijë euro deri në 57 mijë euro. Ndërkohë Orjola Pampuri deputete e Partisë Demokratike, ka ardhur në parlament me një pasuri të konsiderueshme. Ajo ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi, dyqan depo dhe bashkëshorti i saj është aksioner në një kompani kromi. Pampuri është tre punësuar përveçse është deputete.

“Të ardhura si pedagoge pranë Universitetit Europian të Tiranës 700 euro, të ardhura si drejtore e klinikës së këshillimit psikologjik “UET Enterprise” 350 euro, të ardhura si pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale 120 000 lekë“-deklaron Pampuri.

Rudina Hajdari jeton në shtëpi me qera, ndërsa bashkëshorti i saj ka për të shlyer një kredi prej 350 mijë dollarësh në Shqipëri. Ndërkohë bashkëshorti i Hajdarit është aksioner në dy kompani në Amerikë dhe ka atje një pronë tjetër me vlerë 750 000 dollarë.

Grida Duma, deklaron se ka në pronësisë të familjes dy apartamente dhe në pronësi të saj dy automjete dhe tri llogari bankari bankare dhe gjendje cash 1 250 000 lekë. Elona Gjebrea është bashkëpronare në 50 % të vlerës në tri shtëpi, ka për të shlyer një kredi, por ka edhe pesë llogari bankare.

Elisa Spiropali, nuk ka pasuri të patundshme. Së bashku me bashkëshortin ka marrë një kredi prej 1 120 000 lekë. Në vitin 2017 deklaron se nuk ka makinë në pronësi, por disponon një llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me 87 509.95 lekë dhe gjendje cash, 10 000 euro.(gsh.al)

Next Post
Vdekja e kapitenit të Fiorentinës, shtyhen të gjitha ndeshjet e ‘Seria A’

Vdekja e kapitenit të Fiorentinës, shtyhen të gjitha ndeshjet e 'Seria A'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com