• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Deputetët e PS shtojnë presionin: Të arrestohet Berisha sa nuk është vonë!

by
09/09/2015 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtohen zërat për një arrestim të mundshëm të ish-liderit të Partisë Demokratike Sali Berisha. Sç raporton gazeta “Sot”, janë deputetët e PS të cilët po shtojnë presionin ndaj kryeministrit Edi Rama për arrestimin e Sali Berishës sa nuk është vonë.

Mësohet se disa deputetë të PS kanë sqaruar arsyet e domosdoshmërisë të një akti të tillë. Deputeti Arben Çuko ka pohuar se rivendosja e drejtësisë në Shqipëri, duhet të nisë me Berishën para se ai të rikthehet sërish në krye të PD për të mbajtur peng zhvillimet në vend.

“Drejtësia në Shqipëri duhet të nisë me ndëshkimin e Berishës, pasi të gjitha skandalet e pluralizmit lidhen me emrin e tij. Procesi i Berishës duhet të nisë para se ai të rikthehet në krye të PD, për të marrë peng sërish vendin. Ne po tregojmë vullnetin tonë si mazhorancë, por arrestimi dhe shpëlarja e shpirtrave duhet të nisë nga kriminelët e vërtetë, Berisha dhe Basha”, u shpreh deputeti Çuko.

Ndërkaq, deputeti Çuko fajëson kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili nuk vepron për të hetuar zyrtarët e lartë.

Sipas tij, fakti që shumë dosje kanë mbetur pezull tregon për kapjen e drejtësisë nga ish-kryeministri.

“Kryeprokurori duhet të rihapë çështjen e Gërdecit, si dhe çështjen e 21 Janarit. A ka korrupsion më të madh se sa shpërdorimi i detyrës? Korrupsioni nuk ka ngjyrë as të kuqe, as blu, as rozë. Veprime konkrete janë ndërmarrë, ku shumë njerëz kanë përfunduar në burg, por jo ata që duhen. Çështjet më të rëndësishme që do t’i hapin rrugë fushatës së madhe antikorrupsion janë këto që përmenda. Nuk mund të kalohet aq lehtë vjedhja masive e rrugës Durrës-Kukës, ngjarja e tragjike e 21 Janarit ku u vranë 4 qytetarë të pafajshëm”, u shpreh deputeti.

Deputetët e majtë propozojnë që të ngrihet komision hetimor për të gjitha krimet e Berishës në këto 25 vjet.

Deputeti Sadri Abazi thekson se ndëshkimi duhet të niste fillimisht nga Berisha, ndërsa shtoi se ish-kryeministri ka kapur drejtësinë.

“Hetimet duhet të nisnin nga Berisha. Ne ia kemi lënë drejtësisë që të shprehet, por drejtësinë e ka kapur Berisha. Prandaj reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme. Drejtësia duhet të bëjë drejtësi!”, u shpreh deputeti Abazi.

Ndërsa Paulin Sterkaj tha se drejtësia ka pasur hapësirën e duhur dhe duhet të vepronte.

Deputeti i Vlorës, Fatmir Toçi, ashtu si dhe të tjerë, ia ka faturuar fajin drejtësisë shqiptare për mosndëshkimin e Berishës, pasi ky i fundit e ka kapur atë.

“Institucionet nuk po bëjnë punën e duhur, dhe probleme të mëdha kemi me drejtësinë shqiptare. Nëqoftëse sot ende nuk kemi vendimmarrje për denoncimet që janë bërë dhe po bëhen, kjo ka të bëjë me qëndrimet e drejtësisë që nuk po bëjnë siç duhet punën e tyre. Elementet e interesave të ndërlidhjeve me pushtetin e vjetër, me korrupsionin, që kanë përfshirë këto organe, po dëmtojnë seriozisht vënien para drejtësisë të atyre që kanë bërë shkelje në drejtimin e vendit kur kanë qenë në pushtet. Organet e drejtësisë duhet të pastrohen nga elementët korruptivë”, tha Toçi.

Next Post

10 gratë më të zgjuara të të gjitha kohërave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

August 25, 2026
“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

August 25, 2026
Mot i keq në Itali/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Mot i keq në Itali/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

August 25, 2026

Fluks në dalje në portin e Durrësit, mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë

August 25, 2026
Të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët/ Qytetarët bëjnë 8451 ankesa për Drejtësinë, kërkojnë ndërhyrjen e ILD

Kadastra publikon udhëzimin: Dokumentet e nevojshme dhe procedurat për regjistrimin e AMTP

August 25, 2026
Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

August 25, 2026
Aktakuzë për spiunazh, Fatmir Sheholli dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe

Aktakuzë për spiunazh, Fatmir Sheholli dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe

August 25, 2026
“Vendet kandidate nën sulm”, Marta Kos paralajmëron hartimin e një strategjie për t’i mbrojtur nga ndikimi i jashtëm

Kos hap rrugën e re për zgjerimin e BE, integrim gradual dhe reforma për t’i dhënë fund bllokimit

August 25, 2026
Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

August 25, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Braçe pas takimit në Pogradec: Socialistët nuk duhet të votojnë një njoftim si kandidat për Bashkinë e Tiranës

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com