• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët e PS: Rikthimi i Nanos si President varet nga “vetëvrasja” e Ilir Metës

by A R
14/06/2017 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konflikti mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, duket se ka arritur majat. Shfaqja e Fatos Nanos në këtë pikë kulmore ka ngjallur shumë dyshime dhe aludime.

Por pse ish-lideri i PS doli në skenë tani. Cilat janë planet e Ramës dhe Fatos Nanos dhe pse LSI është acaruar kaq tepër me kryeministrin?

Media ka bërë një sërë kërkimesh dhe duket se sherri PS-LSI do arrijë deri aty sa të shkarkohet Ilir Meta nga posti i Presidentit. Në rrethet politike po flitet se Fatos Nano do jetë Presidenti i ri sapo të mbarojnë zgjedhjet.

Një gjë e tillë është faktuar qartësisht dje përmes një sërë deputetëve dhe vetë Partisë Socialiste. Së pari ka qenë kjo e fundit që e ka faktuar se Nano do jetë Presidenti i ri. Në Facebook, PS kur erdhi në pushtet hapi një faqe me emrin “Rilindje”, faqe e cila menaxhohet nga përfaqësues të PS dhe FRESSH dhe aty shprehen qëndrimet e vetë kësaj force politike.

Por dje ka pasur një reagim shumë të fortë ndaj deklaratës së Ilir Metës, i cili tha se nuk do e dekretojë qeverinë e re nëse vidhen votat. Nëpërmjet një statusi paralajmërohet rikthimi i Nanos president, ndërsa thuhet se do arrestohet Ilir Meta.

“Sot (dje) Ilir Meta i terrorizuar nga dalja e sigurt në opozitë e hoqi maskën! Mr.7% shoku i Gimit pra, sot kërcënoi se si president i ardhshëm nuk do të dekretojë Edi Ramën për kryeministër! Shumë mirë Ilir. Do ta dekretojë Fatos Nano Edi Ramën. Ty të kemi prerë biletë loucost tek 313-ta; As thesari i Krrabës e as fabrikat e mermerit nuk të shpëtojnë kësaj radhe nga laku i Edi Ramës dhe shqiptarëve të ndershëm”, thuhet në statusin e “Rilindjes”.

Nga ana tjetër mësohet se dhe në takimin që Rama pati me Nanon në Durrës është diskutuar kjo gjë. Ndërkohë, në përvjetorin e PS, Nano dërgoi një mesazh goditës për LSI.

Përveç postimeve në internet, janë dhe vetë deputetët e PS që e mirëpresin rikthimin e Fatos Nanos, madje dhe si President.

“Rikthimi i Nanos është një risi. Kthimi i tij si president varet nga vrasja e LSI me votë më 25 qershor. Varet nga vetëvrasja e Ilir Metës”, tha Bujar Çela për “Sot. Në të njëjtën linjë ka qenë dhe Sadri Abazi, duke deklaruar se dyert për Nanon, qoftë dhe si president janë të hapura.

“Nano është në të drejtën e tij. Ai si lider historik ka të drejtë sa të dojë të vijë në PS. Sa i përket termit Nano president, kjo s’është në dorë të tij por në dorë të deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë. Por jemi me dyer të hapura për këdo”, tha ai.

Edhe aleati i socialistëve, Petro Koçi, deklaroi se rikthimi i Nanos është një gjë shumë pozitive.

“Rikthimi i tij, moment emocioni nga socialistët e vjetër. Tregon që tashmë ka një marrëdhënie të ngrohtë mes tij dhe PS. Ky është një sinjal që tregon se vlerat historike dhe politike dhe njerëzore duhet të shfrytëzohen, për të marrë mësime të vyera”, tha ai. /SOT/b.d

Next Post
Tiranë/ Ngacmonte seksualisht adoleshenten, prangoset 33-vjeçari

Historia skandaloze/ 14-vjeçarja ngacmohet seksualisht nga fqinji në sy të babait

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sërish fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit

Sërish fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit

August 24, 2026
Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta, ja deri kur keni afat

Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta, ja deri kur keni afat

August 24, 2026
FOTO/ Zjarr i madh në masivin pyjor të Milotit, era favorizon vatrën, flakët po i afrohen dhe zonës së banuar!

“33 vatra zjarri në të gjithë vendin, 6 prej të cilave aktive”, MM bën bilancin e 24 orëve

August 24, 2026
GJKKO dënon Marjus Tafanin me 2 vite e 4 muaj burg, Kristi Bixheku fajtor për përkrahje të autorit të krimit

Tejkalimi i afateve bjerr besimin te drejtësia e re

August 24, 2026
SHBA rikthejnë sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, dy të vrarë

SHBA rikthejnë sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, dy të vrarë

August 24, 2026
Vaksina me mRNA kundër kancerit shënon moment historik: Rezultate pozitive në provën klinike

Vaksina me mRNA kundër kancerit shënon moment historik: Rezultate pozitive në provën klinike

August 24, 2026
Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

Ftonte të miturit në kafe dhe më pas në banesë, arrestohet burri në Elbasan

August 24, 2026
Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

August 24, 2026
Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

Për ata që thonë se Erion Veliaj i është shmangur procesit në GJKKO

August 24, 2026
Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane

Kosova para dhe pas 16 shtatorit

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com