• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët e PS: Pse nuk përgjigjesh Lulzim? Je i kapur në flagrancë

by Java News
30/11/2017 11:55
SEANCE E JASHTEZAKONSHME E PARLAMENTIT - /r/n/r/nEXTRAORDINARY PARLIAMENTARY SESSION -

SEANCE E JASHTEZAKONSHME E PARLAMENTIT - /r/n/r/nEXTRAORDINARY PARLIAMENTARY SESSION -

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatura 1 milionë dollarë e PD për lobim me firmën e Bashës ka qenë tema kryesore ku janë ndalur deputetët e PS. Fillimisht ishte Taulant Balla që i kërkoi Bashës të deklarojë burimin e parave që i përdori për të nxirë Shqipërinë, duke paralajmëruar edhe kallëzim penal. Balla deklaroi se SHBA do nisë hetim ndaj Bashës.

“Fondi është krijuar në një ishull offshore për të fshehur gjurmët që të çojnë tek Basha. Jemi në kushtet e disa veprave të rënda penale që bien drejtpërdrejt mbi Bashën. Kjo është skema më e pastër e pastrimit të parave“, tha Balla

Në të njëjtën linje ishin edhe Elisa Spiropali dhe Eduard Shalsi.

Spiropali akuzoi kryetarin e PD Basha se nuk përgjigjet për asgjë edhe kur kapet me fakte në aferën 1 mln USD.

“Basha për t’u mbrojtur akuzoi. Ai nuk do të mbajë përgjegjësi as për ato që thotë dhe as për ato që bën edhe kur kapet edhe në flagrancë. Përse nuk përgjigjesh për asgjë? Përse nuk i bëre veprimet në numrin e llogarisë së PD, por nëpërmjet një zone off- share në Amerikën Latine? Nuk ke këllqe për t’u përgjigjur për asgjë. Bërtet për dekriminalizimin, por mbron me votë të inkriminuarit. Flisni për drejtësinë ndërkohë që jeni bërë strehë për të inkrimunuarit”, deklaroi Spiropali.

Edhe deputeti i PS, Eduart Shalsi, njësoj si kolegët ka pyetur Bashën mbi burimin e parave dhe transaksionin.

“PD nuk e kishit seriozisht betejën e dekriminalizimit. E treguat me rastin e kryebashkiakut të Mallakastrës. Si mund të flasin Basha dhe Noka për kanabisin, kur ishin ministra u lulëzonte para syve. Ishit ju që e lejuat në Lazarat.Ku i gjetët 1 milionë dollarë për lobim? Nuk keni asnjë lloj përgjegjshmërie, shpjegoni transaksionin dhe burimin”, tha Shalsi.

javanews/a.ç

Next Post
Credins pranë studentëve, partneritet për të lehtësuar pagesat dhe kapërcyer barrierat

Credins pranë studentëve, partneritet për të lehtësuar pagesat dhe kapërcyer barrierat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In