• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët e PS i thonë jo lojërave të fatit: Nuk duhet të menaxhohet nga sektori privat

by A R
08/12/2023 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ligji i draftuar më herët këtë vit nuk është në nivelet e duhura dhe ka shumë mangësi në disa fusha, si kontrolli i basteve online, monitorimi i platformave dhe menaxhimi i tyre nga shteti, jo nga sektori privat”.

Është ky konkluzioni kryesor i deputetëve të maxhorancës për ligjin e lojrave të fatit, të ndryshuar nga qeveria në muajin prill të këtij viti.

Vërejtjet nuk kanë qenë të opozitës, sikundër është logjike. Kanë qenë deputetët e Partisë Socialiste që kanë qëndruar gjatë nëpër nenet e ligjit për të cilësuar atë si jo në nivelin e sfidës për ta menaxhuar tregun, sipas kryetarit të komisionit botë ekonomisë dhe të financave, Eduard Shalsi.

“Duhet menjëherë të nisë puna që të jetë një ligj më i plotë dhe duhet të bëhen më shumë ndryshime për të formalizuar tregun më mirë”, tha Shalsi.

Por nuk ka qenë ky shqetësimi i vetëm i deputetëve të komisionit. Ligji i ri përcakton edhe procedurat e përzgjedhjes së subjektit fitues, për të cilat deputetët kërkuan që procedura për licensimin për 10 vite të kalojë nëpër dy faza, duke përfshirë kritere pikëzimi dhe investimi.

“Rreziku më i madh vjen nga manipulimi i platformave dhe nga ndërhyrjet në koeficientet e lojrave. Duhet një sistem ku të lihet gjurmë për të gjitha transaksionet e bëra në kompanitë e lojrave të basteve sportive live. Sugjerohet që ky sistem të jetë i monitoruar në kohë reale në një platformë që do të sigurojë mosmanipulimin e tyre. Lojrat e fatit të jenë monopol i shtetit dhe jo i privatit”, tha Erion Braçe.

Qeveria në vitin 2015, pas një aksioni për mbylljen e lojërave të fatit të palicencuara, miratoi një ligj të ri të lojërave të fatit, sipas të cilit biznesi i kumarit do të monitorohej nga një kompani private.

Në shtator të vitit 2016, qeveria miratoi kriteret e përzgjedhjes së operatorit që të do të ndërtojë dhe menaxhojë këtë sistem. Sipas VKM-së, kompania private do të marrë vlerën e investimit nga tarifa që do të paguajnë shoqëritë e licencuara të lojërave të fatit për shfrytëzimin dhe mirë-mbajtjen e sistemit.

Tenderi u hap në dhjetor 2016 dhe kompanitë e interesuara kishin kohë deri më 12 janar për të aplikuar. Gjatë kësaj periudhe asnjë kompani nuk paraqiti oferta, ndaj Ministria e Financave rihapi tenderin sërish në 23 janar 2017.

Në tender morën pjesë dy kompani: konsorciumi “MC Networking” shpk dhe “Admiral Sportwetten “GmbH & ATSI Spolka Akcyjna”, si dhe konsorciumi “Qualysoft” GmbH & “Comtrade” d.o.o & “Starsat International” shpk & “Communication Progress” shpk.

Në mars ministria shpalli fitues bashkimin e kompanive “MC Networking” shpk dhe “Admiral Sportwetten” GmbH & “ATSI Spolka Akcyjna”.  Kompania fituese do të menaxhonte për një periudhë 30 vjeçare monitorimin e biznesit të lojrave të fatit.

Ndryshimet e bëra nga qeveria në ligjin ekzistues duket se nuk janë të mjaftueshme për deputetët e maxhorancës që kanë kërkuar jo rishikim të disa neneve të ligjit të vitit 2015, por rishkrimin e plotë të ligjit për lojrat e fatit.

Bardhi Sejdarasi / RTSH

Next Post
Dueli logjik i Vangjelit me Berishën: Si do t’ua shpjegosh amerikanëve që iu ke përcjellë gjithë presidentët dhe pret rikthimin e Trump

Dueli logjik i Vangjelit me Berishën: Si do t'ua shpjegosh amerikanëve që iu ke përcjellë gjithë presidentët dhe pret rikthimin e Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania shtyn zgjerimin e BE-së, Merz paralajmëron liderët europianë: Mos e mbani Malin e Zi në pritje!

Gjermania shtyn zgjerimin e BE-së, Merz paralajmëron liderët europianë: Mos e mbani Malin e Zi në pritje!

July 29, 2026
Analiza e medias italiane: Durrësi, nyja që mund të ndryshojë Ballkanin, ja pse Shqipëria po bëhet porta e re e Europës!

Analiza e medias italiane: Durrësi, nyja që mund të ndryshojë Ballkanin, ja pse Shqipëria po bëhet porta e re e Europës!

July 29, 2026
Apeli i GJKKO-së rrëzon Orest Sotën, mbeten në fuqi sekuestrimet e pasurive të biznesmenit dhe familjarëve të tij

Apeli i GJKKO-së rrëzon Orest Sotën, mbeten në fuqi sekuestrimet e pasurive të biznesmenit dhe familjarëve të tij

July 29, 2026
Tragjedi në Shkodër/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

Tragjedi në Shkodër/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

July 29, 2026
Eksperti moldav: Shqipëria në shënjestër të luftës hibride ruse dhe iraniane

Eksperti moldav: Shqipëria në shënjestër të luftës hibride ruse dhe iraniane

July 29, 2026
Mesazhet me Ramën, Kryemadhi: E kam zemër, do të vijë dëshmitar në gjyqin tim

Mesazhet me Ramën, Kryemadhi: E kam zemër, do të vijë dëshmitar në gjyqin tim

July 29, 2026
Kritikat për Zvërnecin, Rama: Flisni me fakte, projekti do të respektojë standardet e BE-së!

Kritikat për Zvërnecin, Rama: Flisni me fakte, projekti do të respektojë standardet e BE-së!

July 29, 2026
Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Ky është gjyq politik! Çfarë s’të vret, të bën më të fortë

Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Ky është gjyq politik! Çfarë s’të vret, të bën më të fortë

July 29, 2026
Hyri me Jet Car mes pushuesve në Shëngjin, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues

Hyri me Jet Car mes pushuesve në Shëngjin, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues

July 29, 2026
“Travel of Path” rekomandon Shqipërinë: Destinacion i sigurt, ofron përvojë unike për turistët

“Travel of Path” rekomandon Shqipërinë: Destinacion i sigurt, ofron përvojë unike për turistët

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com