• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët e PS e PD bëhen bashkë… nisen me çarter drejt Francës për Europianin

by Java News
13/06/2016 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kampionati Europian dhe pjesëmarrja në të për herë të parë e kombëtares tonë të futbollit ka rritur interesin e shqiptarëve, të cilët dy ditë më parë kishin mbushur pjesën dërmuese të stadiumit të Lensit, ku Shqipëria u ndesh me Zvicrën.

Pjesë e tifozëve në shkallët e stadiumit u bënë edhe shumë ministra, deputetë e politikanë shqiptarë, të pasionuar pas futbollit.

Një pjesë e mirë e tyre kanë postuar në rrjetet sociale edhe foto nga atmosfera në stadium, ndërsa një pjesë tjetër është treguar e rezervuar për shkak edhe të interpretimeve në opinion apo edhe deklarimit të shpenzimeve të përdorura për këtë udhëtim të kushtueshëm.

Kështu listën e atyre që udhëtuan drejt Francës për të parë ndeshjen e kryeson kryeministri Edi Rama. Ai qëndroi në Francë që nga dita e enjte fill pas seancës së shkuar parlamentare. Krahas tij vet qeveria ka bërë me dije para disa ditësh se edhe dy ministra të tjerë të këtij kabineti kanë udhëtuar drejt Francës për të ndjekur kombëtaren tonë.

Përveç tyre, në shkallët e stadiumit kanë qenë edhe një numër i madh deputetësh, lista e të cilëve kryesohen nga dy krerët e grupeve të mëdha parlamentare, Gramoz Ruçi dhe Edi Paloka. Gjithashtu, të pranishëm kanë qenë edhe deputetët, Xhemal Qefalia, Arben Çuko dhe Taulant Balla, të cilët kanë qenë në shoqërinë edhe të djemve të tyre.

Këtë fakt, ata e kanë bërë të ditur vet duke postuar foto me fëmijët e tyre nga rrugët e Lens dhe shkallët e stadiumit. Në Francë për të ndjekur kombëtaren dhe Kampionatin Europian ndodhet edhe deputeti i LSI-së, Ylli Shehu.

Nga opozita përveç kryetarit të grupit kanë qenë edhe deputeti Keltis Kruja, i cili ka qenë në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Nuk kanë munguar të jenë në Francë edhe deputetet femra, një prej të cilave është edhe Mesila Doda, e cila ka udhëtuar familjarisht.

Menjëherë pas seancës të së enjtes së shkuar, një pjesë e deputetëve u organizuan duke porositur edhe një fluturim çarter, direkt nga Shqipëria për në Francë. Burime nga dy forcat kryesore politike kanë bërë të ditur se një pjesë e mirë e deputetëve kanë fluturuar drejt Francës me një fluturim të përbashkët çarter, me të cilin kanë udhëtuar edhe tifozë të tjerë shqiptarë.

Kjo, për të shmangur si shpenzimet e mëdha që do duhen nëpërmjet linjave standarde, ashtu edhe për të lëvizur më shpejt. Të njëjtat burime kanë bërë me dije po ashtu se deputetët kanë parashikuar që edhe kthimin ta bëjnë sërish me një fluturim çarter.

Duket se prezenca e madhe e deputetëve dhe ministrave tanë në Francë ka bërë që Kuvendi të mos parashikojë të mbajë seancë plenare për të enjten e ardhshme. Të paktën në kalendarin trejavor të punimeve, nuk është parashikuar një e tillë. Ndërkohë që mungesa e deputetëve pritet të fusë në vështirësi edhe funksionimin e komisioneve të përhershme parlamentare./mapo.al

Next Post

Si të shpëtoni nga puçrrat vetëm... me akull

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com