• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët e PD votojnë unanimisht PRO “djegies” së mandateve

by Java News
18/02/2019 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD ka vendosur unanimisht të djegë mandatet parlamentare ndërkohë që grupi parlamentar i PD është mbledhur sot dhe ka marrë tre vendime.

I pari: Unanimisht votohet pro djegies së mandateve, pavarësisht diskutimeve në parim.

I dyti: Të mandatohet kryetari Basha të mbledhë këshillin kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar

I treti: Të ngrihet një grup pune për teknikalitetet m enjerëz që njohin ligjin dhe zgjedhjet.

Janë propozuar për grupin: Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Ivi Kaso.

Mbledhja e PD ka nisur rreth orës 10:00 për të diskutuar propozimin e kryedemokratit Basha për djegien e mandateve, një vendim i paprecedentë në vend.
“Ne jemi në borxh me qytetarët. Ata na dhanë besimin ne duhet të jemi me ta. Gjendja është emergjencë kombëtare. Ky është hap nga pozitat e dominimit të forcës popullore na takon ne të udhëheqim shqiptarët”, mësohet të jetë shprehur Basha.

Balkanweb shkruan se Basha ka ripërsëritur qëndrimin e djeshëm për djegien e mandateve.

Deputeti Ervin Salianji është deklaruar pro propozimit të kryetarit Basha duke u shprehur për dorëzimin e mandateve nga sot, pa e zgjatur më këtë cështje.

“Duhet të gjejmë rrugën ligjore që t’i lëmë që tani mandatetet, mos presim teknikalitete.” –mësohet të jetë shprehur Salianji në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.

Diskutimet e plota të Grupit Parlamentar të PD-së

Flamur Noka-Duhet djegie e mandateve të bashkohemi me qytetarët. Ky është një rregjim, nuk mund të sillemi normalisht, të jemi opozite fasade.

Andon Frrokaj- Pro djegies, ne i paraprim me sakrificë. Ne duhet të dalim t’i themi qytetarëve jemi si ju, pa asnjë ndryshim. Është koha për veprim. Ajo pjesmarrje është miratim për ne, ne jemi shumicë sot me qytetarët. Une jam i gatshëm por përballemi drejtperdrejtë me të. Ai ka votuar ca ka dashur, me në parlament.

Edmond Spaho– VOA ka dalë edhe ka pranuar që zgjedhjet janë vjedhur dhe ja kapur nga Rama. Nuk duhet kaloj kaq lehtë. Akuza që na kanë vënë është qe nuk i çojmë gjërat deri në fund. Kështu që nuk duhet të levizim nga djegia e mandateve. Zgjedhje me Ramen nuk hyjmë se ai prap do na i vjedhi. Kështu që djegia është presioni më i mirë dhe dalja në krah të vullnetit të qytetarëve.

Agron Shehaj– Largimi i Ramës nuk është garancia e vetme për zgjedhjet e lira. Ne duhet të vëmë kusht hetimin e Ramës dhe arrestimin e atyre që kanë vjedhur në 2017. Unë jam dakort që mandatet duhen djegur, kjo është gjëja e duhur. Çështjet teknike i zgjidhni ju.

Ne s’duhet t’i afrohemi parlamentit dhe komisioneve. Rama ka nevojë për normalitet, ne jo.

Klevis Balliu– Pro djegies së mandateve, është sakrificë minimale për qytetarët. Mandatet tona nuk kanë vlejtur në parlament. Kauza është më e rëndësishme sesa mandatet. Rama është rrezik kombëtar, t’i bashkohemi shqiptarëve pa mandate siç janë ata.

Florion Mima- Njerëzit na thone ju rrogat i merrni, ne vdesim për bukë. Unë jam për ndjekje mandatesh në mënyre absolute. Nuk jam për asnjë skenar tjetër, kjo eshtë rruga e vetme. Bashkë me qytetaret aty.

Oriola Pampuri– Akti më sublim që mund të bëjmë. Do mbahet mend gjatë dhe mbështetes propozimin tuaj për djegie mandatesh.

Gent Strazimiri– Kemi gjithçka në parlament por politikë nuk kemi bërë dot. Aty nuk arrihet të behet politike. Keshtu që jam pro. Nuk ka moment më të mire pas përgjigjes që na dha populli në 16 shkurt. Ata që na dhanë mandatin, i themi ne nuk bejmë dot politikë në atë parlament, ja mandati ja u kthejmë juve. Është fillimi i një rruge për demokraci.

Për komunistët parlamenti ka qenë legjitim edhe 46 vjet pa opozitë. Ata janë mesuar me rregjim. T’i hapim betejë.

Aldo Bumçi-Djegie mandatesh në mënyrë të qartë dhe të shoqërohet me përshkallezim në terren. Të jemi me qytetarët, rruga të jetë politika jonë. Nuk futemi në asnjë lloj zgjedhje.

Vali Duka– Gjithë njerëzit në rrjetet sociale ishin pro nesh. Kështu që në mënyre absolute jam me njërëzit, jam për djegien e mandateve. Dhe të vendosim hapat teknike dhe politike. Ne të faktorizohemi politikisht sipas vullnetit të njerëzve.

08:38-Një ditë pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha për djegien e mandateve PD pritet të mbledhë grupin parlamentar. Gazetari Klajdi Bodli raporton për ‘Balkanweb’ se Grupi Parlamentar i PD do të mblidhet sot në orën 10:00.

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi dje se do t’i propozojë grupit parlamentar dhe forumeve më të larta të kësaj force djegien e mandateve të deputetëve si një mesazh i qartë i ardhur dje nga protesta e opozitës.

Next Post
I dënuar me 8 vite burg për trafik droge, arrestohet “miku” i Bashës

I dënuar me 8 vite burg për trafik droge, arrestohet "miku" i Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In