• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Deputetët e opozitës, janë jeniçerë, skllevër, nuk…”/ Artan Fuga: Duhet vaksina si e COVID për ta dizinfektuar Kuvendin

by Java News
06/10/2020 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademiku i njohur, Artan Fuga, komenton miratimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, në seancën e djeshme plenare, ku votuan pro edhe disa deputetë të opozitës parlamentare.

Në një mesazh të gjatë në ‘Facebook’, Fuga thekson se deputetët opozitarë që votuan pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nuk duhen bërë kokë turku, pasi sipas tij, ata janë jeniçerë, skellvër, ndaj dhe nuk kanë faj.

Mesazhi i Fugës:

Mos bëjmë koka turku deputetët “opozitarë” që votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Ata janë jeniçerë skllevër! Nuk kanë faj!  Nuk është problemi i këtij Kuvendi. Ai dihej se çfarë ishte dhe si u katandis. Puna është se ai infektoi edhe Kuvendin e ardhshëm. E transmetoi gjenetikisht sëmundjen e vet.

Duhet vaksina si e Covid19 për ta dizinfektuar! Ndryshe ka mbaruar qysh tani. Kuvendin e ardhshëm e bën Kodi elektoral mbi të cilin votohet. Pra, e pjell ky Kuvend!

Listat e mbyllura as mua nuk më pëlqejnë, por si studiues kam një kënaqësi të hidhët.

Si autor i librit shoqëria piramidale, botuar nga Papirus (brenda botimit ORIGJINAT E PUSHTETIT,PRONËS, PASURISE, në Shqipërinë pastotalitare), kam agumentuar se i gjithë sistemi politik, ekonomik, kulturor, social, në Shqipëri, pas vitit 1997, është kthyer gradualisht në një shoqëri piramidale.

Është lidershipi i ngushtë, maja e piramidës, që i ka uzurpuar të gjitha pushtetet, pasuritë, të drejtat!  Të tjerët, ne qytetarët jemi skllevër. Edhe deputetët e gjoja opozitës që e votuan nuk kanë faj, edhe ata kanë qenë dhe janë skllevër! Mos u merrni me skllevërit. Ndofta ata janë më të sinqertët nga të gjithë!

Se mirë mazhoranca vulosi listat e mbyllura që caktohen nga shefi i saj, po partitë e tjera a nuk janë ndërtuar me kultin e njëshit? A doni prova? Kush i pengon ato të organizojnë primaret e drejtpërdrejta si duhet me militantët dhe antarët e tyre, per të nxjerrë kandidatët e duhur për deputetë sipas vullnetit të bazës të partisë? Kush i pengon? Pra, t’i ndërtojnë listat e hapura vetë ato!

Ambasadat i pengojnë, apo Turgut Erdogan, apo nuk e di kush andej nga Nagrni Karabaku!!! Aaaaaa, na krijohen çarje në partiiiii? Cfarë argumenti qesharak !!! Kështu mund të thotë edhe kryetari i mazhorancës : Më përçahet grupi parlamentar!!! Unitet i celniktë, grusht bashkuar rreth partisë, me në krye Komitetin Qendror, dhe kryetarin në krye! Çfarë keni me Stalinin atëherë?

Armiqtë le të plasin!  Uniteti qendron mbi demokracinë! Kjo është kultura politike sot në Shqipëri pas 30 vjet mbijetese e totalitarizmit! E kam argumentuar, por disa nuk duan të dëgjojnë. Ecin me iluzione. Ecin me atë që të kap ndonjë gjë unë, pa pastaj poqese nuk kap, atëhere nis dhe kritikoj. Hëpërhë nuk bëj zë!

Kap ç’a të kapç në politikë! Këta e kanë përgjegjësinë, jo ata deputetët jeniçerë që si skllevër nuk kanë fare përgjegjegjësi sepse nuk kanë lirinë e zgjedhjes. Ata janë me fisnikë sesa pjesa tjetër. Unë i kam urryer saherë i kam dëgjuar në komisione. Mjeranë! Por, sot i fal, sepse nuk dua t’i bëjë njeri kokë turku, kur koka e turpit është gjetiu!

Po pse o njerëz të mirë, dhe ju o budallenj naivë, o batakçinj mendjengushtë, vërtet mendoni se mund të ketë lista të hapura, zgjedhje demokratike, Kuvend të dalë nga populli në një vend ku cdo vendimmarrje dhe pasuri e pushtet është ndërtuar sipas kontrollit piramidal?

Kësaj i thonë që qytetarët t’i mbash katër vjet nën thundër, dhe për katër sekonda në votim t’u japësh të drejtën të prishin piramidën në parti, ekonomi, Kuvend, zgjedhje!

NJêsoj si t’i jepje Moisiut të drejtën të votonte a e donte Faraonin në Piramidë apo jo? Faraoni vdiq, rroftë Faraoni! Kemi njëqind e ca vjet Shqipëri e mosvarme që rrutullohemi vërdallë!

Demokratët e vërtetë të mërzitur sigurisht. Por, unë dje pashë disa opozitarë që fërkonin duart! Rrofsh o Ramë – u gufonte shpirti – që na e bëre këtë të mirë, na e betonove vendin në listën e kandidatëve se kishte ca miza përqark që na pickonin.

Rrofsh o babe, mos u mërzit se të shajmë! Ti e ke thënë vetë! Është vesi i çilimiut që shan atë që adhuron!

Ja bëni një provë! Mos vendosni ndonjë drejtues partie në listën për kandidatë për deputetë! Do të shikoni se ku i çon idealet! I mbledh në një qese plastike dhe i hedh në koshin më të parë. Nuk i keni parë se çfarë bëjnë pasi u ikin privilegjet dhe postet komanduese jo pak prej tyre!

Nuk mundet pra që një funksion i sistemit të vejë në të kundërt të sistemit në tërësi! Nuk mundet që Kodi Zgjedhor të shkojë kundër sistemit politik! Budallenjtë dhe batakçinjtë e besojnë, por jo intelektuali që thotë atë që kanë gjetur në studimet e tij.

Pra, i gëzuar shumë sot! Librat e mi do të jenë aktualë dhe për katër vjet të tjera. Me ndonjë ripunim të lehtë. SI autor jam në haré pavarësisht se si qytetar qaj për vete, por më shumë për të tjerët!

Next Post
Fotot/ Bllofi i Bashës, bën fushatë te bizneset e grave të ish-drejtorëve të tij në Bashki

Fotot/ Bllofi i Bashës, bën fushatë te bizneset e grave të ish-drejtorëve të tij në Bashki

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mazniku në Dibër: Kalimi në fazën finale të negociatave me BE-në lajm i mirë për Shqipërinë

Mazniku në Dibër: Kalimi në fazën finale të negociatave me BE-në lajm i mirë për Shqipërinë

May 22, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Nesër zgjedhjet për kreun e PD, Alibeaj: Berisha e ktheu partinë në sekt ku urdhëron dhe ndryshon rregullat kur do

May 22, 2026
AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet e rreme që imitojnë e-Albania, rrezikohen të dhënat personale

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet e rreme që imitojnë e-Albania, rrezikohen të dhënat personale

May 22, 2026
Çupi: Ja pse dëshmia e Eric Wend sinjalizon qasje të re diplomatike të SHBA-së në rajon

Çupi: Ja pse dëshmia e Eric Wend sinjalizon qasje të re diplomatike të SHBA-së në rajon

May 22, 2026
Si mund ta durojnë ende demokratët një poshtërim të tillë nga Sali Berisha?

Si mund ta durojnë ende demokratët një poshtërim të tillë nga Sali Berisha?

May 22, 2026
Merz propozon afrim gradual të Ballkanit me Bashkimin Europian, Kosova skeptike

Merz propozon afrim gradual të Ballkanit me Bashkimin Europian, Kosova skeptike

May 22, 2026
Probleme me energjinë elektrike në bregdetin e jugut

Probleme me energjinë elektrike në bregdetin e jugut

May 22, 2026
“Zvarritja e proceseve dëmton drejtësinë”/ Avokati kundër kafazit të xhamtë në gjyqe: S’ka sens!

“Zvarritja e proceseve dëmton drejtësinë”/ Avokati kundër kafazit të xhamtë në gjyqe: S’ka sens!

May 22, 2026
Frikë për përshkallëzim të luftës në Ukrainë! Rusia dhe Bjellorusia zhvillojnë stërvitje bërthamore, NATO nën alarm

Frikë për përshkallëzim të luftës në Ukrainë! Rusia dhe Bjellorusia zhvillojnë stërvitje bërthamore, NATO nën alarm

May 22, 2026
Tragjedi në Itali, humb jetën 22-vjeçari shqiptar (EMRI)

Tragjedi në Itali, humb jetën 22-vjeçari shqiptar (EMRI)

May 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In