• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Deputetët e mazhorancës “kundër” qeverisë: Saktësoni kush bën burg për kuponin tatimor

by A R
27/10/2015 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e Partisë socialiste kanë mbajtur të njëjtin qëndrim në komisionin parlamentar të ligjeve, në lidhje riformulimin e nenit 13 të kodit penal, që parashikon burg për këdo që nuk lëshon kupon tatimor. Deputetët e majtë kanë kërkuar saktësimin e këtij neni dhe rifomulimin e tij, për të qartësuar se kush duhet ndëshkuar me burg në rast të mosdhënies së kuponit tatimor. Neni në fjalë ka të bëjë me burgimin që u jepet atyre që njihen si evazorë dhe kontrabandistë dhe sipas qeverisë, dëshkimi i këtyre dy kategorive duhet të nisë menjëherë më burg dhe jo me gjobë.

“Çështja e kuponit tatimor, kush e ka përgjegjësinë – mos të na vë në pozitën e aksidentit ku në vend që të dënojmë shoferin të dënojmë pronarin e makinës. Prandaj mendoj që këtë element duke dhënë  gjithë përkrahjen për të gjithë politikën e asaj që ka sjellë qeveria ta shtyjmë proceduralisht për ta parë më tej”, tha Pandeli Majko.

“Jam dakord me propozimin” tha kreu i komisionit Fatmir Xhafaj.

“Ne po të duam të stabilizojmë një raport ndërmjet atij që ka raport të drejtëpërdrejtë me klientin , me klientin nuk ka raport administratori, ka raport ai që e ofron shërbimin atje dhe në gaboftë ne duhet të kemi një qëndrim të qartë për këtë”, u shpreh deputeti i LSI petrit Vasili.

Opozita, përmes deputetit Eduard Halimi tha se qeveria i ofron qytetarëve vetëm burgun edhe kur ata duan të bëjnë biznes.

“I thua qytetarëve më mirë mos u merr me biznes se po u more me biznes dhe bërë ndonjë gabim i thua burgut hapu dhe dënohesh deri në 10 vjet burg, po mbolle drogë e ke deri në 7 vjet”, tha Halimi.

“Mallrat e akcizës janë mallra luksi dhe natyrisht duke i kontrabanduar ato mallra fitohet më tepër, kjo është edhe arsyeja pse kjo meriton ndëshkim më të ashpër dhe kjo është arsyeja pse ne kemi hequr gjobën si minimum dënimi”, tha Ermonela Felaj, ministre e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin.

“Pra opozita na thotë që, ju mund të bëni edhe kontrabandë i thotë biznesit dhe po bëtë kotnrabandë dhe po ishim ne në pushtet edhe mund t’ju garantojmë se ju futim ndonjë gjobë po ju kapëm dhe kaloni matanë gardhit”, – tha socialisti Bashkim Fino.

Por Komisioni i Ligjeve përveç mendimeve kundër mes mazhorancës dhe opozitës është përfshirë edhe nga një gjuhë e pahijshme mes deputeteve demokrat dhe ministres për marrëdhëniet me parlamentin Ermonela Felaj.

Debati

Halimi i thotë Felaj pusho mos me ndërhy…

Felaj: Pozicioni deputet s’të jep të drejtën të fyesh… rregullo fjalorin të lutem.

Halimi: Po vodhe dënohesh me 3 vjet po bërë kontrabandë 10 vjet burg. Në kulmin e krizës të pororsisësh 44 Jaguar kalon çdo imagjinatë.

Vasili: Askush nuk duhet te mbroje paligjshmerine. Por kur vjen fjala te kuponi tatimor nuk mund te bjere faji te asministratori kur pergjegjesine e ka punonjesi.

Majko: Duhet t’i lëmë kohë vetes të flasim me përfaqësues të qeverisë.  Së pari s’kemi pse idealizojmë punën e administratës. Çështja e kuponit tatimor mos na vërë në pozitën që në vend që të dënojmë shoferin dënojmë pronarin e makinës.

Halimi: Çështja e kuponit është ngrit nga opozita. Qeveria po gjen artifica që mos e quajë krim mos tërheqjen e kuponit tatimor.

Bylykbashi: Ju hiqni dyshemenë me gjobë dhe dënimi fillon vetëm me burg. Hiqet parimi i propocionalitetit. Një lloj do dënohet dhe ai që fut një maune, dhe ai që sjell një arkë.

Felaj: Pasoja nuk ndikon në vlefshmërinë e veprës. Nuk ka rëndësi nëse fut një maune apo arkë. Vepra penale është konsumuar. 5 ditë burgim është zëvendësuar me gjobën 1 milionë lekë që ka qenë.

Bylykbashi: Nuk jemi laborator i ftohtë juridik. Ky kod ka 20 vjet. Boll që kalon një shishe verë e të bëj burg thoni ju? Ju nuk mund ti barazoni. Nuk ka as efekt edukativ të shoqërisë. Burgu ka kosto dhe për individin dhe shtetin që ta mbajë atë në burg qoftë për 5 ditë. Po rrisni represionin ndaj shoqërisë me burg.

Felaj: Dy janë veprat më të shpeshta të evazionit fiskal: kontrabanda e mallrave me akcizë dhe hedhja në treg e mallrave kontrabandë.

Vasili: Na thoni sa është niveli i kontrabandës që na bën të nevojshëm ndërhyrjen. Nëse kemi të dhëna rritjeje OK, ndryshe arsyetimi hyn në vështirësi.

Felaj: Referuar raportit të Prokurorit të Përgjithshëm ka rritje kontrabanda.

Xhafaj: Na sillni statistikat për të vendosur për arsyetimin.

Fino: Ne ju themi biznesmenëve punoni në kushte të barabarta, pa informalitet dhe kontrabandë. I ndershmi dëmtohet nga kontrabandisti. Opozita mbështet kontrabandistët. Ne jemi kategorik me të gjithë. S duam kontrabandë fare. Ndaj po ashpërsojmë kodin. Mos bëni lojëra fjalësh se ne i dashkemi të gjithë në burg. Nuk merren gjithë qytetarët me biznes. Merren disa njerëz. Ndaj mos luani me termat.

Next Post

Beogradi po bën çudira: Kosova nuk e nënshkroi MSA-në si shtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In