• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët e LSI kundër qeverisë teknike: Qeveria i ka votat për të vijuar reformat

by A R
22/02/2017 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Lëvizja Socialiste për Integrim i mbyll përfundimisht derën Partisë Demokratike, për të shkuar në qeveri teknike para zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

Lidershipi i opozitës, Lulzim Basha, kërkon qeveri teknike me argumentin se mazhoranca nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke refuzuar votimin elektronik.

Por pas këtij skenari dyshohet se fshihet frika nga reforma në drejtësi.

Lulzim Basha shpresat i mban te lideri i LSI, Ilir Meta, që t’i bashkohet PD dhe automatikisht të shkohet në qeveri teknike.

Ndonëse Ilir Meta pak ditë më parë dha një përgjigje jo shumë të qartë për qeverinë teknike, duke u shprehur se opozitës duhet t’i garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme, deputetët e LSI shprehen kategorikisht kundër qeverisë teknike, raporton gazeta Sot.

Deputetët e kësaj force politike, me peshë të rëndësishme në qeveri, shprehen se mazhoranca i ka votat e mjaftueshme për të çuar reformat përpara, dhe nuk ekziston asnjë arsye për të shkuar në qeveri teknike.

Deputetët e LSI vlerësojnë bashkëpunimin me PS, pasi është e vetmja mënyrë për të mbajtur premtimet ndaj qytetarëve, për të çuar përpara reformat që janë nisur që para katër viteve.

Deputeti Gjovalin Kadeli shprehet për vijimin e qeverisjes mes PS dhe LSI.

“Mazhoranca është në qeverisje dhe duhet ta vazhdojë qeverisjen. Vijimi i bashkëpunimit është premtim ndaj elektoratit për të çuar përpara reformat. Më 18 qershor do të jetë populli që do të vlerësojë reformat e ndërmarra në këto katër vite”, u shpreh deputeti Kadeli per Sot.

Në të njëjtën linjë ka qenë dhe deputeti Bujar Derveni.

Ai thekson se kur mazhoranca funksionon, nuk ka pse të dëgjohet propozimi i opozitës.

“Opozita le të shkojë në qeveri teknike, nuk ka pse na pret neve”, përgjigjet me ironi deputeti Derveni, duke shtuar se “mazhoranca i ka votat e mjaftueshme, pse duhet të dëgjohet një propozim i tillë që vjen nga opozita?”.

Brenda LSI ka dhe nga ata deputetë që mendojnë se opozitës duhet t’i realizohen kërkesat, në rast të kundërt shkohet në qeveri teknike.

Deputeti Robert Bitri tha se mazhoranca duhet t’i garantojë opozitës zgjedhje të lirë, duke e lënë të hapur opsionin për qeveri teknike.

“Marrja e një vendimi për të shkuar në qeveri teknike, është vendim politik. Duhet të negociohet mes palëve politike dhe të shkohet në një vendim. Mazhoranca e ka për detyrë t’i garantojë zgjedhje të lira opozitës”, u shpreh Bitri.

Opozita ka artikuluar propozimin se shkuarja në qeveri teknike garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas Lulzim Bashës, kjo është e vetmja mënyrë për të mos vjedhur zgjedhjet e qershorit.

Për të hyrë në protestë, opozita përdori si alibi votimin elektronik, që në fakt në 2011 kur ishte vetë në pushtet, ky projekt dështoi dhe shkuan dëm paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Por siç duket, opozita ka hyrë në protestë për dy arsye: E para, për të bllokuar komisionet e vetingut nga frika e drejtësisë dhe e dyta, për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve në 18 qershor.

Pavarësisht protestës së opozitës, mazhoranca vijon bashkëpunimin ndërsa kryeministri Rama ka udhëzuar deputetët e tij që të vijojnë me përgatitjen e fushatës elektorale, duke e lënë të “qetë” opozitës në synimet e saj. /b.d

Next Post
Braçe: “Sali Berisha, ky soj shpifësi, i është turrur gazetares kurajoze Arbana Xharra në Kosovë”

Braçe: “Sali Berisha, ky soj shpifësi, i është turrur gazetares kurajoze Arbana Xharra në Kosovë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

March 29, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit

March 29, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Me mentalitetin e Partisë unike në sistemin shumëpartiak

March 29, 2026
I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

March 29, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

March 29, 2026
Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

March 29, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In