• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët e Berishës në grevë urie? Këlliçi: Propozim mjaft interesant, mund të jetë zgjidhja e duhur

by Java News
19/10/2023 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimin e Komsionit të Etikës për të përjashtuar 26 deputetë të PD-së për 10 ditë nga Parlamenti pas bllokimit të sallës ditën e sotme, ish-deputeti demokrati, Belind Këlliçi e quan sintoni e plotë me metodat që ka ndërmarrë “sekti i drejtuar nga Basha”.

Në një intervistë për Klan News përballë gazetarit Besard Jacaj, ish-deputeti Këlliçi thotë se ardhur momenti i përballjes së opozitës dhe se ajo duhet të nisë nga Parlamenti.

Pyetje: Një koment mbi atë që ndodhi ditën e sotme duke qenë se Kuvendi ka përjashtuar për 26 deputetë të paktën për 10 ditë të PD-së.

Belind Këlliçi: Sintoni e plotë me metodat që ka ndjekur sekti që ka marrë peng vulën në PD, drejtuar nga Basha. Duke parë që kjo metodë ka funksionuar për të hequr vëmendjen nga beteja parlamentare, duket se mazhoranca ka adaptuar këtë mjet duke përjashtuar 26 deputetë të opozitës. Ata që kanë shkuar për të kërkuar në seancë plenare për çështje që kanë rëndësi për qytetarët, kanë kërkuar një debat dhe lidhur me një rezolutë javën e kaluar për incidentet që ndodhën në veri të Kosovës. Ju është hequr fjala dhe nuk janë lejuar që të flasin. Mjaft më me opozitë fasadë, ka ardhur momenti që të përballen dhe përballja duhet të nisë nga parlamenti. Do të duhet një përballje e fortë me këtë mazhorancë që ka humbur çdo pikëtakimi me realitetin me në krye kryeministrin. Këtu nuk po flitet më për bojkot. Kërkohet që të ketë një diskutim në parlament. Të dëgjosh Ballën që është peng i krimit, për suksesin e Policisë së Shtetit… Për mua, kjo është zgjidhja e duhur pasi janë mbyllur të gjitha shtigjet.

Gjatë fjalës së tij, ish-deputeti Këlliçi nuk e ka përjashtuar grevën e urisë si një nga format që do të përdorin demokratët në qëndresën e tyre.

Pyetje: Në një mbledhje që kanë pasur ditën e djeshme deputetët e grupit parlamentar, sipas kolegëve, është hedhur ideja nga Bujar Leskaj që deputetët demokratë të futen në një grevë urie. Cilat mbeten veprimet e mëtejshme në një kohë kur opozita në këto 10 vite i ka provuar të gjitha dhe sërish nuk ka mundur të mundë qeverinë përballë?

Belind Këlliçi: Mjaft interesant. Propozim radikal, por që mund të jetë i duhuri në një moment të caktuar, për grevën urie. Është vrarë parlamentarizmi. Zhvillohet debat në studio televizive. Ka një kapje të jashtëzakonshme të të gjithë shtetit. Mbetet padiskutim mosbindja civile, edhe greva e urisë.

Për ish-deputetin demokrati, Këlliçin nuk ka asnjë vend tjetër në botë që merr të njëjtin rezultat në zgjedhje si në Kukës pas skandalit seksual të ish-kryebashkiakut Gjici.

“Po të më gjeni një politolog në botë... Më gjej një rast tjetër në botë si kjo ka ndodhur në Kukës”, shprehet Këlliçi.

/f.s

Next Post
Flet motra e të riut që u plagos nga gruaja shtatzënë: Ajo duhet të shkojë në psikiatri

Flet motra e të riut që u plagos nga gruaja shtatzënë: Ajo duhet të shkojë në psikiatri

Comments 1

  1. Rexhi says:
    2 years ago

    Po Buçko, per ty sdo ishe keq

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

March 14, 2026
Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In