Një protestë e banorëve të ‘5 majit’ para Kuvendit, e mbështetur nga deputetët e Sali Berishës, ka bërë që Lulzim Basha të kompleksohet.
Pas akuzave të Flamur Nokës jashtë salle, se kreu i PD është bashkëpunëtor me Ramën dhe Veliajn tek ‘5 Maji’ dhe se ka përfitimet e tij, Basha është detyruar të reagojë.
Në fjalën e tij në Kuvend, ai i ka kushtuar dy-tre fjali rastit në fjalë.
“Në cilin vend të botës kryeministri ka charter privat dhe shkon në kryeqytetet më luksoze teksa qytetarët e tij janë në një gjendje luftë. Si në rastin e ‘5 Majit’. Transparency International vërtetoi se qeveria e 25 Prillit është më e korruptuara e Europës. Këto s’janë fjalët e opozitës, por të vërteta të pamohueshme” – tha Basha.
/javanews/a.r