• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët e ardhshëm të PS, kriteret e reja përjashtojnë të dënuarit dhe imponojnë respektimin e linjës zyrtare

by A R
25/03/2017 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste do të mbledhë në 2 prill Asamblenë Kombëtare e cila do të miratojë kriteret specifike për përpilimin e listës me 140 kandidatë për zgjedhjet e 18 qershorit.

Burime pranë kësaj partie bëjnë me dije se Asambleja do të zhvillojë edhe një debat me drejtuesit e njësive bazë të organizimit elektoral sipas bashkive dhe do të evidentohen propozimet apo mendimet për figurat e mundshme për tu kandiduar apo rikandiduar.

Shqiptarja.com shjkruan se argumentet themelore mbi të cilat po hartohen kriteret që i propozohen Asamblesë për miratim mbi zgjedhjet e kandidatëve, u referohen dy neneve të Statutit të Partisë Socialiste dhe Kodit të Etikës së saj. Kandidatët nuk duhet të jenë shkarkuar më përpara nga detyra shtetërore për korrupsion, nuk duhet të jenë të dënuar dhe duhet të kenë reputacion në zonat përkatëse.

Bëhet fjalë për nenin 52 të Statutit, i cili thotë: “Përfaqësuesit e Partisë në funksionet politike në pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv të qeverisjes qendrore dhe vendore duhet të karakterizohen nga standarde të larta integriteti. Para kandidimit ose emërimi në funksionin politik, kandidatët e propozuar për tu zgjedhur nënshkruajnë një deklaratë të miratuar nga Kryesia e Partisë, në të cilën, ndër të tjera deklarojnë plotësimin e kushtit që nuk janë shkarkuar nga asnjë lloj detyre të mëparshme për korrupsion, nuk janë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë me heqje lirie, si dhe angazhimin, se nëse do të zgjidhen, do të zbatojnë me korrektesë standardet e funksioneve për të cilat kandidojnë, si dhe rregullat dhe orientimet e partisë”.

Por neni 59 i Statutit përcakton një rregull të veçantë për të gjithë deputetët aktualë të cilët kanë ambicie për të rikandiduar. Në këtë rast, kryesia e grupit parlamentar, e përbërë nga kryetari Gramoz Ruçi, nënkryetarët Taulant Balla, Erjon Braçe e Vasilika Hysi, si dhe sekretari Musa Ulqini, do të bëjnë një raport për performancën e gjithsecilit gjatë këtij mandati.

“Përpara çdo fushate zgjedhore, Kryesi ai paraqet për miratim Asamblesë Kombëtare kriteret dhe rregullat e procesit për përzgjedhjen dhe konsultimin e kandidatëve për deputetë. Lista e zgjeruar e propozimeve së bashku me rekomandimet përkatëse administrohet nga Kryesia. Lista përfundimtare e kandidatëve për deputetë miratohet nga Kryesia e PS. Kryesia e Grupit Parlamentar socialist, në mbyllje të legjislaturës, në rastet kur deputetët përfshihen në listën e rikandidimit, harton një vlerësim individual lidhur me performancën e deputetit gjatë mandatit ë tij lidhur me marrëdhëniet e mbajtura me zonën përkatëse elektorale, përfaqësimin në komisione, në mbledhjen e grupit dhe në seancën plenare, iniciativat ligjore të ndërmarra, paraqitjen publike dhe kriteret të tjera të përcaktuara nga rregullorja e grupit parlamentar socialist. Para kandidimit si deputet, kandidatët e propozuar nënshkruajnë një deklaratë, në të cilët vërtetojnë përmbushjen e integriteti moral e ligjor, si dhe angazhimin, se nëse zgjidhen do të zbatojnë me korrektesë rregullat e funksionimit të grupit parlamentar socialist”, thuhet në nenin 59 të Statutit të Partisë Socialiste.

Kodi i Etikës në PS për zgjedhjen e kandidatëve
Neni 6
Integriteti dhe standardet në përzgjedhjen e kandidatëve
1. Përfaqësuesit e partisë në funksione politike, në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv qendror dhe vendor, duhet të karakterizohen nga standardet më të larta të integritetit moral dhe ligjor.
2. Çdo kandidat i propozuar për t’u zgjedhur apo emëruar në funksion politik nga Partia, detyrohet të nënshkruajë një deklaratë në të cilën deklaron se:
a. nuk është shkarkuar ose larguar nga asnjë detyrë e mëparshme për korrupsion apo shkelje të ligjit;
b. nuk është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë me heqje lirie;
c. do të zbatojë me korrektësi standardet ligjore të funksioneve për të cilat kandidon apo emërohet.
ç. do të zbatojë me korrektesë rregullat dhe normat e përcaktuara në dokumentet kryesore të Partisë.
3. Modeli i deklaratës që duhet të plotësojnë kandidatët për përfaqësim në drejtim dhe emërim në poste politike e ekzekutive përgatitet e miratohet nga Kryesia e Partisë.
4. Personat që përjashtohen në bazë të Kodit të Etikës nuk mund të jenë kandidatë për funksione të ndryshme përfaqësimi ose të mund të emërohen në çdo lloj detyre që ka mbështetjen politike të partisë.

Next Post
Dhunimi i biznesmenit libanez, KLD refuzon shkarkimin e gjyqtares së Durrësit

Dhunimi i biznesmenit libanez, KLD refuzon shkarkimin e gjyqtares së Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

November 9, 2026
Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

November 9, 2026
Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

November 9, 2026
“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

November 9, 2026
Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

November 9, 2026
Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

November 9, 2026
“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

November 9, 2026
“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In