• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët Blushi dhe Hafizi shpallën sot zyrtarisht divorcin me Ramën

by Java News
13/10/2016 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Ben Blushi shpalli zyrtarisht SOT divorcin me Partinë Socialiste pas një serie përplasjesh publike me kryeministrin Edi Rama. Blushi tha të enjten në Kuvend se ai dhe deputetja tjetër e PS, Mimoza Hafizi nuk do të jenë më “deputetë të Rilindjes”.

“Rilindja është një fatkeqësi kombëtare që duhet ndëshkuar me votë. S’mund të jemi në një qeveri me banditë, përdhunues, trafikantë dhe injorantë,” tha Blushi gjatë fjalës së tij.

Aktor i politikës aktive prej dy dekadash, Ben Blushi ka pasur një marrëdhënie personale plot ulje-ngritje me kryetarin e PS, Edi Rama. Megjithatë, viti i fundit shënoi thyrjen përfundimtare të marrëdhënies së tyre, pasi Ben Blushi ashpërsoi tonet dhe kritikoi pjesën dërrmuese të politikave të Ramës-veçanërisht sponsorizimin që ai u ka bërë disa figurave me të shkuar të errët, duke i katapultuar ata në politikë.

Në fjalën e tij, Blushi e akuzoi Ramën se e ktheu Partinë Socialiste në një ndërmarrje private, që nuk respekton asnjë normë përveç pasurimit të ortakëve. Ai iu rikthye sërish procesit të diskutueshëm të zgjedhjes së kryetarit të PS në kundërshtim me statutin, në fillim të vitit, duke e quajtur atë eliminim të zgjedhjeve të lira.

“Ne besojmë se Rilindja nuk ka mbrojtur asnjë ditë interesin publik, përkundrazi ka thelluar traditën e qeverisë së vjetër, duke mbështetur të pasurit kundër të varfërve, të fortët kundër të dobtëve, të ligjshmit kundër të paligjshmëve, duke nxitur kësisoj pabarazinë dhe polarizimin social…,”tha ai.

Në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Taulant Balla e akuzoi Blushin se “nuk u soll kurrë si socialist”, ndërsa i kërkoi atij që të dorëzonte mandatin.

“Në emër të PS kërkojmë që socialistëve t’u kthesh mandatin që u ke marrë padrejtësisht,” i tha Balla Blushit.

Pas largimit nga Partia Socialiste, deputeti Ben Blushi ka lënë të hapur mundësinë e themelimit të një partie të re politike, së bashku me deputeten Hafizi. Në fjalën e tij në Kuvend, ai theksoi se vendi ka nevojë për një projekt të ri politik që garanton barazi, drejtësi dhe mbrojtje të interesit publik.

“Ne besojmë me bindje se Shqipëria sot është më e gatshme se kurrë t’i bashkohet një iniciative politike, e cila ju jep mundesi njerëzve të zakonshëm ta drejtojnë Shqipërinë. Dhe kjo është ajo që do bëjmë: një projekt për njerëzit e zakonshëm…,”përfundoi ai.

MA.ME

Next Post
Elvis Rroshi bën “restart”: Të fitojmë kohën e humbur (FOTO)

Elvis Rroshi bën “restart”: Të fitojmë kohën e humbur (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i qarkullimit në aksin Librazhd-Prrenjas, Balla: Po punohet për krijimin e një kalimi alternativ

Bllokimi i qarkullimit në aksin Librazhd-Prrenjas, Balla: Po punohet për krijimin e një kalimi alternativ

February 22, 2026
20-vjeçari tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Presidentit Trump, vritet nga shërbimi sekret në Mar-a-Lago

20-vjeçari tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Presidentit Trump, vritet nga shërbimi sekret në Mar-a-Lago

February 22, 2026
Raporti i KQZ: 118 kandidatë të PD shpenzuan 3.5 milionë euro në fushatën e 11 majit (EMRAT)

Raporti i KQZ: 118 kandidatë të PD shpenzuan 3.5 milionë euro në fushatën e 11 majit (EMRAT)

February 22, 2026
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nis pakot me fletët e votimit drejt shteteve ku jetojnë zgjedhës të regjistruar

Sërish zgjedhje në Kosovë? LDK dhe PDK në pritje të VV për Presidentin, Osmani kandidate?

February 22, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Vrasja e Egli Pashollarit, publikohet video kur autorët sulmojnë të riun dhe e godasin me thikë

February 22, 2026
Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

February 22, 2026
Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

February 22, 2026
Berisha kërkesë kryeministrit Rama: T’u tregojë shqiptarëve se përse iu refuzua çdo takim në SHBA

Berisha kërkesë kryeministrit Rama: T’u tregojë shqiptarëve se përse iu refuzua çdo takim në SHBA

February 22, 2026
Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

February 22, 2026
Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona

Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In