• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputet, nga “Hiçi”

by Artur Ajazi
28/07/2024 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Ka 34 vjet, që në Shqipëri, zgjidhen deputetë që nuk kanë punuar qoftë edhe 1 ditë të vetme. Ka 34 vjet, që Parlamenti mbushet me emra, njerëz, dhe figura, që ngrenë dorën “amin o hoxhë”, marrin pjesë rrallë në punimet e Komisioneve apo Parlamentit, marrin edhe rrogën e majme në fund të muajit, dhe kaq. Ky ka qenë dhe ndoshta ky do të mbetet edhe për 4 vitet e ardhshme Parlamenti ynë. Ky do të mbetet edhe për 4 vitet e tjera, profili i “deputetit”, që kemi votuar dhe do të votojmë, pa e ditur se cilin, dhe kë, po çojmë në Kuvendin e Shqipërisë. Ka 34 vite që kemi deputetë “aksidentalë”, që kanë hyrë në Parlament si rrjedhojë, e parave të paguara ditën e fundit të hartimit të listave, që kanë bërë të “fortin”, apo “bërrylit” të vënë nga ai që ka ndikim të madh tek kryetari. Vetëm në Shqipëri ka ndodhur, dhe po ndodh që, deputet bëhesh pa patur kontribute pune, nivel maksimal formimi, arsimimi, punësimi, apo dhe vlerësimi shkollor dhe universitar. Në Parlamentin tonë, ka patur, por ka edhe sot, burra dhe gra, që kanë në xhep mandatin e deputetit, që nuk e kanë idenë fare të hartimit të një diskutimi mbi ligjin që miratojnë, mbi kundërshtitë e një projektligji, apo pse po votojnë “pro” apo “kundër” tij. Dhe kjo duhet parë në kohë. Shkaku duhet kërkuar dhe gjetur në kohë, pasi nuk u bë praktikë pune sot. Në partitë politike në Shqipëri, kanë gjetur “strehë” dhe janë futur në lista deputetësh në 34 vjet, (veç Parlamentit të 1992-1996 ku kishim me shumicë akademikë e profesorë) mashtrues, abuzues, të pashkolluar, të paformuar, dhe të fshehur edhe pse me precedentë penalë. Mjafton të hapësh arkivat e televizioneve, për të parë skandale, sherre, debate, grushta, dhe plumba në korridoret dhe kafanetë e Parlamentit. Aq shumë është përdhosur mandati i deputetit, aq sa ka vajtur në pavlefshmëri ambicja e ndonjë intelektuali, profesori apo doktori shkencash, për të qenë pjesë e listave. Intelektualët sot e shohin me frikë Parlamentin, e shohin me dyshim formën dhe procesin e futjes në lista partish, për të qenë kandidatë, dhe pastaj ndoshta edhe deputetë në atë sallë. Filozofi turk, Ihsan Sartuk ka thënë se “Parlamenti është pasqyrë e atyre që drejtojnë partitë politike”. Në Parlamentin e Shqipërisë, ka dhjetra e qindra raste kur , njerëz të ardhur nga “Hiçi”, arritën të bëheshin deputetë falë rrugëve dhe formave të dyshimta, të kapnin vende kyçe në partitë e tyre, arritën të bëheshin ministra dhe kryeministra, ashtu siç arritën që sot, të kenë miliona e miliarda në banka. Çdo të thotë kjo ? Si ka mundësi të poshtërohet mundi dhe kontributi i studentëve të 1990, që u ngritën në protesta për të shembur të keqen, dhe jo për të ngritur në sistem absurditetin, maskarallëkun, pushtllëkun, hajdutërinë, dhe kriminalitetin e moderuar. E ç’rëndësi ka nëse Parlamenti votoi apo nuk votoi “ndryshimet në Kodin Zgjedhor”. Asgjë nuk do të ndryshojë në klimën dhe mentalitetin e drejtimit të partive dhe hartimit të listave, bazuar mbi kritere strikte. Do të jenë deputetë sërish, ata që nuk e kanë firmosur njëherë të vetme në “bordero”, ata që nuk njohin dhe as kanë takuar kurrë njerëzit e zonës së tyre elektorale, dhe do të vazhdojnë të paguhen me miliona nga taksat tona, derisa të dalin në pension si “ligjëvënës”, pa patur 1 ditë punë në jetën e tyre. Kështu e ndërtuam dhe e pranuam ne demokracinë, “allashqiptarçe”, larg, shumë larg asaj europiane dhe perëndimore. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi , për gjendjen ku ndodhet sot Parlamenti ynë. Dikush duhet të akuzohet publikisht nga shqipëtarët sot si “shkaktari kryesor i shkatërrimit të vlerave të tempullit të demokracisë”. Dhe “gishti” dihet ku shkon, drejtohet atje nga ku kanë ardhur në 34 vite, gjithë vuajtjet dhe shkatërrimet e këtij vendi, tek njeriu që i është “qepur” këmba-këmbës të ardhmes së shqiptarëve, vetëm për të mbajtur të paprekur të ardhmen e tij si “kryetar opozite” edhe për 4 vite të tjera.

Next Post
Fluks pushuesish në Pogradec, vendpushimi ekonomik për familjet

Fluks pushuesish në Pogradec, vendpushimi ekonomik për familjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com