• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Depozitat, 45% të parave në duart e milionerëve

by Java News
07/03/2017 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri në fund të dhjetorit 2016, nga skema e sigurimit të depozitave individët kanë përfituar në vlerën 611.4 miliardë lekë, duke përbërë 55% të totalit të depozitave, ose 67% të vlerës së depozitave të sigurueshme. Numri i qytetarëve që kanë depozita me vlerë deri në 2,5 milionë lekë përfaqësojnë 96 për qind të depozituesve, që përfituan nga skema. Ndërsa 4 për qind e depozituesve zotërojnë 45 për qind të totalit të depozitave që janë në bankë. Të dhënat jepen në raportin vjetor të agjencisë së sigurimit të depozitave.

Sipas agjencisë së depozitave, deri në fund të vitit 2016 totali i depozitave në sistemin bankar arriti 1,114 miliardë lekë, krahasuar me 1,066 miliardë lekë që ishte një vit më parë. Sipas shifrave, depozitat kanë shënuar një rritje prej 4.6 %. “Vlera e depozitave të individëve që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave arriti 913 miliardë lekë, 2.6% më shumë se një vit më parë.

Depozitat e siguruara ishin në vlerën 611.4 miliardë lekë, duke përbërë 55% të totalit të depozitave, ose 67% të vlerës së depozitave të sigurueshme të individëve. Vlera e depozitave të siguruara u rrit me 18.1 miliardë lekë ose 3%, krahasuar me një vit më parë”, thuhet në raport.

Në rritjen vjetore të depozitave të sigurueshme të individëve, ndikim më të madh kanë pasur depozitat në monedhë të huaj, të cilat janë rritur më shpejt se depozitat në lekë. Depozitat në monedhë të huaj për 2016-n u rritën 4,4 për qind, kundrejt depozitave në lekë që pësuan rritje 1 për qind.

Raporti i mbulimit mbi 5% të depozitave të siguruara u arrit për herë të parë që nga krijimi i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Realizimi i këtij objektivi, si një tregues i përfshirë në ligjin për sigurimin e depozitave, është i rëndësishëm sepse dëshmon për efikasitetin e skemës për t’iu përgjigjur detyrimeve ndaj depozituesve, si dhe ecurinë pozitive të fondit të sigurimit të depozitave në banka ndër vite.

Të ardhurat nga primet e sigurimit për vitin në raportim ishin 2.99 miliardë lekë, ose 3.2% më të larta se një vit më parë, në harmoni me rritjen e depozitave të siguruara në sistem. Të ardhurat nga administrimi i mjeteve financiare të fondit të sigurimit të depozitave në banka për vitin 2016 ishin 782.2 milionë lekë. panorama

ma.me

Next Post
Përfaqësuesja e Lartë e Brukselit, Mogherini: BE jo si SHBA, nuk do të ndërtojë mure për refugjatët

Mogherini i tregon hapur Bashkimit Evropian: Gjendja në Ballkan, e rrezikshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

March 12, 2026
Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Rritja e çmimit të naftës, Trump: SHBA-të përfitojnë shumë para nga kjo krizë

March 12, 2026
Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

March 12, 2026
Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

March 12, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

March 12, 2026
Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

March 12, 2026
Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

March 12, 2026
I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

March 12, 2026
Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In