Policia Kufitare ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Nga shërbimet e Policisë Kufitare gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetaseve të kthyer deportiv , rezultoi se shtetasi:
Sulejman Vogli, 23 vjeç, lindur në Kavajë, banues në Kavajë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan me shkresë nr. 3531 dt.30.03.2016 ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal nr.860 dt.07.09.2015, e cila e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1, 48, 49 i Kodit Penal.
Shtetasi i mësipërm ju dorëzua për shoqërim e procedura të mëtejshme patrullës së policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.